• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Spiropalit i bie dielli i korrikut në kokë, shpall Kadarenë “Zot” dhe “Profet”

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
Spiropalit i bie dielli i korrikut në kokë, shpall Kadarenë “Zot” dhe “Profet”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Elisa Spiropali ka treguar gjatë karrierës së saj politike se nuk kursehet kur bëhet fjalë për lavde. Të tilla ia bënte edhe Edi Ramës, deri në momentin kur kryeministri e nxori nga rreshti i të preferuarave pas “flirteve” gjermane pas krahëve të tij.

Lavde të ngjashme me ato kur e shpallte Ramën si Skënderbe, Spiropali po ia bën tani edhe shkrimtarit Ismail Kadare, duke e quajtur “Hyj” dhe “profet” në dyvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Në një status të gjatë në rrjetet sociale, të publikuar më 1 korrik, Spiropali përdor një gjuhë të ngarkuar me superlativa, duke e vendosur Kadarenë në përmasa gati hyjnore.

“Hyji Kadare nuk qe një ardhës dhe ikës i zakonshëm, një shëtitës, një kalimtar, ndër të shumtët e kësaj bote”, shkruan Spiropali.

Më tej, ajo e cilëson shkrimtarin si të rrallë, të çmuar dhe të jashtëzakonshëm, duke shtuar se Kadare ishte “nga raca e qiellorëve, gjenialëve, profetëve”.

STATUSI I PLOTË

Hyji Kadare nuk qe një ardhës dhe ikës i zakonshëm, një shëtitës, një kalimtar, ndër të shumtët e kësaj bote.
Hyji Kadare ishte i rrallë, i çmuar, i jashtëzakonshëm. Kadare ishte nga raca e qiellorëve, gjenialëve, profetëve. Atyre që popujve, kombeve, komuniteteve, bashkësive, racave, u sjellin fat kur janë në mjerim, u tregojnë zgjidhje kur janë në hall, në vështirësi, në moment kritik, u sjellin një udhërrëfyes kur nuk dinë nga t’ia mbajnë, kur zjarri po fiket dhe duhet ndezur, kur drita meket dhe duhet gjallëruar.
Hyji Kadare erdhi, mblodhi shkarpat, ndezi zjarrin, edukoi brezat, frymëzoi miliona individë, nuk la të degradojë shija, të shprishet estetika, të kalbet dëshira për të lexuar, punuar, kontribuar për një Shqipëri të mbarë e të begatë.
Kadare ushqeu shpirtërisht dhe lartësoi mendërisht një popull të tërë. Kadare e ngriti Shqipen dhe Shqipërinë në lartësi dhe largësi të panjohura më parë.
Mjerë kritizerët tru-kokallë që thonë se qe i tillë si shkrimtar, e i atillë si njeri, dhe broçkulla të tjera që Hyjit veçse ia shtojnë lavdinë, dhe mediokrit i hedhin në honet e harresës.
Ta nderojmë, respektojmë, kujtojmë në pafundësi, është më e pakta që duhet dhe mund ta bëjmë për Hyjin Kadare, që erdhi na fali gjithçka, dhe iku pa na marrë asgjë.
Mall💔
Etiketat: elisa spiropaliISMAIL KADARE
Artikulli para

RAPORTI/ Pse vdesin më së shumti shqiptarët, rritet rreziku te moshat e reja

Artikulli pas

LIGJI I RI/ Fermerët do paguhen brenda 30 ditësh, gjoba të rënda për grosistët abuzues

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!
Aktualitet

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën
Aktualitet

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë
Aktualitet

Italia gjobit Meta-n me 805 milionë euro për përdorimin e fotografive të përdoruesve pa pëlqim

15 Nëntor, 2026
Rama thotë në Asamblenë e PS se BE është më pranë se kurrë
Aktualitet

Rama para socialistëve: S’jam peng i askujt, ministrat i zgjedh vetë!

15 Nëntor, 2026
Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim
Aktualitet

Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim

15 Nëntor, 2026
Nxehtësia ekstreme rrit shtrimet në spital për çrregullime të shëndetit mendor, zbulon studimi ndërkombëtar
Aktualitet

Nxehtësia ekstreme rrit shtrimet në spital për çrregullime të shëndetit mendor, zbulon studimi ndërkombëtar

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Skema e re e subvencioneve, blegtorët paralajmërojnë protesta

LIGJI I RI/ Fermerët do paguhen brenda 30 ditësh, gjoba të rënda për grosistët abuzues

Të Përzgjedhura

Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Ekonomi

Udhëzimi i ri, rriten ndjeshëm kostot e zhdoganimit të makinave të përdorura: Sa do të paguani tani e tutje

Nga SkyWeb
18 Shtator, 2026
0

Kostoja e zhdoganimit të automjeteve të importuara pritet të rritet pas ndryshimit të vlerave minimale të deklarimit në doganë. Udhëzimi...

Lexo të plotë
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

17 Prill, 2026
Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë rrezik më të ulët për demencë

Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë rrezik më të ulët për demencë

20 Nëntor, 2025
A ka ngritur Ilir Xhakolli një “5D” në Bashkinë e Pogradecit? 47 tendera për ADA-CO të biznesmenit Përparim Latifllari

A ka ngritur Ilir Xhakolli një “5D” në Bashkinë e Pogradecit? 47 tendera për ADA-CO të biznesmenit Përparim Latifllari

3 Gusht, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

16 Maj, 2026

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr