• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 1 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LIGJI I RI/ Fermerët do paguhen brenda 30 ditësh, gjoba të rënda për grosistët abuzues

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Skema e re e subvencioneve, blegtorët paralajmërojnë protesta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria po punon mbi një projektligj që synon të vendosë rregulla më të forta në tregun bujqësor dhe të mbrojë fermerët nga praktikat abuzive të blerësve të mëdhenj, grumbulluesve, përpunuesve apo operatorëve të zinxhirit ushqimor.

Projektligji “Për organizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe praktikat e padrejta tregtare” i konsultuar edhe nga skyweb.al, përafron legjislacionin shqiptar me rregullat e Bashkimit Europian, por pjesa më e rëndësishme për fermerët lidhet me pagesat, kontratat dhe gjobat për kompanitë që abuzojnë me furnizuesit.

Një nga arsyet kryesore pse po ndërhyhet me këtë ligj është fakti se tregu bujqësor në Shqipëri dominohet nga ferma të vogla, me fuqi të dobët negociuese përballë blerësve më të mëdhenj. Për këtë arsye, projektligji e shtrin mbrojtjen mbi të gjithë furnizuesit, pavarësisht qarkullimit vjetor.

Pagesat për fermerët, 30 ditë për produktet që prishen

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është vendosja e afateve të qarta për pagesat. Për produktet bujqësore dhe ushqimore që prishen, blerësi nuk mund ta vonojë pagesën më shumë se 30 ditë. Kjo përfshin produkte si fruta, perime, qumësht apo produkte të tjera të freskëta, ku vonesat në pagesë godasin direkt fermerin, pasi malli nuk mund të mbahet gjatë në magazinë. Për produktet që nuk prishen, afati i pagesës shkon deri në 60 ditë. Çdo vonesë përtej këtyre afateve cilësohet si praktikë e padrejtë tregtare dhe futet në listën e praktikave të ndaluara në çdo rast.

Fund anulimeve në momentin e fundit

Projektligji ndalon edhe një praktikë tjetër që dëmton fermerët: anulimin e porosisë në minutën e fundit. Sipas draftit, blerësi nuk mund të anulojë në mënyrë të njëanshme porositë për produkte që prishen, nëse njoftimi bëhet më pak se 30 ditë përpara. Kjo masë synon të mbrojë prodhuesit që, pasi kanë mbjellë, vjelë apo përgatitur produktin për dorëzim, mund të mbeten me mallin stok për shkak të vendimit të blerësit.

Kjo do të thotë se një grumbullues, supermarket apo përpunues nuk mund të heqë dorë nga porosia në momentin kur fermeri nuk ka më mundësi ta shesë lehtë produktin diku tjetër.

Ligji ndalon po ashtu blerësin të ndryshojë i vetëm çmimin, sasinë, kohën, vendin, mënyrën e dorëzimit, standardet e cilësisë apo kushtet e pagesës. Kjo është e rëndësishme, sepse në tregun bujqësor fermeri shpesh është pala më e dobët dhe detyrohet të pranojë kushte të reja pasi produkti është prodhuar.

Ndalohet transferimi i kostove te fermeri

Projektligji ndalon edhe kërkesat që nuk lidhen drejtpërdrejt me shitjen e produktit. Blerësi nuk mund t’i kërkojë furnizuesit pagesa të pajustifikuara, apo t’i kalojë atij kosto dhe rreziqe që nuk i takojnë. Për shembull, nëse produkti prishet apo humbet në ambientet e blerësit, pasi pronësia ka kaluar te blerësi, furnizuesi nuk mund të detyrohet të paguajë, përveç rasteve kur dëmi është shkaktuar nga faji apo neglizhenca e tij.

Kjo pikë synon të shmangë rastet kur kompanitë më të mëdha përdorin fuqinë e tyre për të ulur humbjet, duke ia kaluar barrën fermerit apo furnizuesit më të vogël.

Fermerët do të kenë ku të ankohen

Projektligji parashikon krijimin e një strukture të posaçme brenda Ministrisë së Bujqësisë: Njësia për Mbikëqyrjen e Praktikave të Padrejta Tregtare.

Kjo njësi do të merret me mbikëqyrjen e marrëdhënieve mes furnizuesve dhe blerësve në zinxhirin bujqësor dhe ushqimor. Në relacion thuhet se Kreu VIII i projektligjit përfshin jo vetëm listën e praktikave të ndaluara, por edhe mekanizmat institucionalë për mbikëqyrjen dhe sanksionimin e tyre, përfshirë njësinë mbikëqyrëse, komisionin vendimmarrës, procedurën e ankesës, hetimit dhe vendimit.

Kjo do të thotë se fermerët, organizatat e prodhuesve apo furnizuesit e tjerë do të kenë një adresë zyrtare ku mund të denoncojnë abuzimet.

Gjoba deri në 5% të xhiros për kompanitë abuzuese

Pjesa interesante e projektligjit është sistemi i gjobave. Drafti parashikon masa administrative për subjektet që shkelin rregullat dhe abuzojnë në marrëdhëniet me furnizuesit.

Në relacion thuhet se sistemi i sanksioneve do të jetë efektiv dhe proporcional, me gjoba të diferencuara sipas madhësisë së subjektit dhe mbi bazën e qarkullimit vjetor, për të pasur efekt real parandalues.

Në rastet më të rënda, gjoba mund të shkojë deri në 5% të qarkullimit vjetor për kompanitë e mëdha. Kjo e bën ligjin jo thjesht deklarativ, por me pasoja konkrete financiare për blerësit që vonojnë pagesat, ndryshojnë kushtet e kontratës apo transferojnë kosto të padrejta te furnizuesit. /skyweb.al 

Etiketat: fermeretligji ri
Artikulli para

Spiropalit i bie dielli i korrikut në kokë, shpall Kadarenë “Zot” dhe “Profet”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

STUDIMI/ Gjumi i zgjatur në fundjavë mbron zemrën
Kryesore

RAPORTI/ Pse vdesin më së shumti shqiptarët, rritet rreziku te moshat e reja

1 Korrik, 2026
Aktivistët dorëzojnë në SPAK librin “Albanian Files”: Prova për projektet në zona të mbrojtura
Aktualitet

Aktivistët dorëzojnë në SPAK librin “Albanian Files”: Prova për projektet në zona të mbrojtura

1 Korrik, 2026
Pas italianëve dhe izraelitëve, Rama “kënaq” dhe turqit në kulmin e protestave që kërkojnë “kokën” e tij edhe pas disa raporteve SEKRETE
Aktualitet

Pas italianëve dhe izraelitëve, Rama “kënaq” dhe turqit në kulmin e protestave që kërkojnë “kokën” e tij edhe pas disa raporteve SEKRETE

1 Korrik, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Bie numri i shqiptarëve, BE urdhëroi largimin e mbi 108 mijë shtetasve jo-europianë gjatë fillimit të këtij viti

1 Korrik, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Hapen sot aplikimet për kompensimin e TVSH-së ndaj fermerëve, kush përfiton

1 Korrik, 2026
GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë
Aktualitet

Zbardhet vendimi për bonusin e pensionistëve, 11 kategoritë që përfitojnë

1 Korrik, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur
Aktualitet

Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

Nga Editor
12 Tetor, 2025
0

Një raport i ri global nga Instituti për Vlerësimin e Shëndetit Global në Universitetin e Washington tregon se njerëzit sot...

Lexo të plotë
Masat që po merr Greqia për rritjen e çmimit të naftës, paketë 300 milionë euro!

Masat që po merr Greqia për rritjen e çmimit të naftës, paketë 300 milionë euro!

23 Mars, 2026
VENDIMI/ Policia NDALON lëvizjen e monopatinave elektrike në rrugë dhe trotuare

VENDIMI/ Policia NDALON lëvizjen e monopatinave elektrike në rrugë dhe trotuare

12 Tetor, 2025
Pavarësisht shtrenjtimit, riviera shqiptare mbetet ende një alternativë e lirë krahasuar me rajonin

Pavarësisht shtrenjtimit, riviera shqiptare mbetet ende një alternativë e lirë krahasuar me rajonin

8 Maj, 2026
Finlanda do të ndalojë pijet energjike për personat nën 18-vjeç

Finlanda do të ndalojë pijet energjike për personat nën 18-vjeç

4 Qershor, 2026

Të Fundit

Skema e re e subvencioneve, blegtorët paralajmërojnë protesta

LIGJI I RI/ Fermerët do paguhen brenda 30 ditësh, gjoba të rënda për grosistët abuzues

1 Korrik, 2026
Spiropalit i bie dielli i korrikut në kokë, shpall Kadarenë “Zot” dhe “Profet”

Spiropalit i bie dielli i korrikut në kokë, shpall Kadarenë “Zot” dhe “Profet”

1 Korrik, 2026
STUDIMI/ Gjumi i zgjatur në fundjavë mbron zemrën

RAPORTI/ Pse vdesin më së shumti shqiptarët, rritet rreziku te moshat e reja

1 Korrik, 2026
Fatura “fiktive” 200 mijë euro, si pensionistja Emine Themeli “këshilloi” Leonidha Çobon e Bankers për kompjuterat

Fatura “fiktive” 200 mijë euro, si pensionistja Emine Themeli “këshilloi” Leonidha Çobon e Bankers për kompjuterat

1 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr