• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 17 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

BE godet tregtinë online, rriten kostot për dërgesat nga jashtë Evropës

Editor Nga Editor
1 Korrik, 2026
në Ekonomi
A A
BE godet tregtinë online, rriten kostot për dërgesat nga jashtë Evropës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një hap të ri për të kufizuar atë që e konsideron konkurrencë të padrejtë nga platformat e mëdha të tregtisë online, si Shein, Temu dhe AliExpress. Sipas një raportimi të Reuters, BE-ja do të vendosë një tarifë prej 3 eurosh për dërgesat me vlerë të ulët që vijnë nga vende jashtë unionit dhe që deri më tani përfitonin nga përjashtimi nga taksat doganore.

Masa synon kryesisht importet me kosto të ulët nga Kina, të cilat kanë ndihmuar këto platforma të zgjerojnë ndjeshëm aktivitetin e tyre në tregun evropian.

Sipas rregullave të reja, tarifa do të aplikohet për çdo kategori produktesh brenda një dërgese. Për shembull, nëse një porosi përmban tre lloje të ndryshme artikujsh, kostoja shtesë mund të arrijë në 9 euro. Nëse dërgesa përmban disa njësi të të njëjtit produkt, si fustane apo lodra, do të aplikohet vetëm tarifa prej 3 eurosh.

Deri tani, produktet me vlerë deri në 150 euro hynin në Bashkimin Evropian pa detyrime doganore. Ky përjashtim është shfrytëzuar gjerësisht nga platformat e tregtisë elektronike, duke nxitur një rritje të madhe të numrit të dërgesave.

Sipas të dhënave, numri i tyre është rritur nga 1.4 miliardë në vitin 2022 në rreth 5.8 miliardë gjatë vitit 2025, duke ushtruar presion mbi tregun evropian dhe bizneset vendase.

Zyrtarët e BE-së vlerësojnë se kjo skemë është abuzuar në përmasa industriale, duke krijuar avantazh të padrejtë për platformat online në dëm të tregtarëve evropianë.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet mund të çojnë në një ulje prej 10% deri në 35% të dërgesave ajrore të këtyre produkteve, me ndikim edhe në zinxhirët globalë të furnizimit. Po ashtu, rritja e kostove për platformat mund të reflektohet në çmime më të larta për konsumatorët.

Për t’iu përshtatur rregullave të reja, Shein dhe Temu po shqyrtojnë zgjerimin e rrjetit të magazinave brenda Bashkimit Evropian, ndërsa AliExpress dhe Amazon kanë bërë të ditur se do t’i shfaqin në mënyrë transparente taksat dhe kostot doganore gjatë procesit të blerjes.

Tarifa prej 3 eurosh konsiderohet një masë e përkohshme dhe pritet të zëvendësohet në vitin 2028 nga një sistem i ri doganor, më i detajuar dhe i bazuar në kategoritë e produkteve.

Artikulli para

LIGJI I RI/ Fermerët do paguhen brenda 30 ditësh, gjoba të rënda për grosistët abuzues

Artikulli pas

Kaosi në aeroporte, industria e Aviacionit Civil kërkon nga BE-ja pezullimin e sistemit EES, pritet fjala e Komisionit

Editor

Editor

Nga Kategoria

BQE jep alarmin për flluskën e AI-së: Rrezikohet rënie e fortë e aksioneve, mund të preken edhe kursimet e europianëve!
Ekonomi

BQE jep alarmin për flluskën e AI-së: Rrezikohet rënie e fortë e aksioneve, mund të preken edhe kursimet e europianëve!

16 Nëntor, 2026
Revolut në telashe me drejtësinë italiane! 76.5 milionë euro transaksione të dyshimta, banka dyshohet se u hapi rrugën parave të mafies
Ekonomi

Revolut në telashe me drejtësinë italiane! 76.5 milionë euro transaksione të dyshimta, banka dyshohet se u hapi rrugën parave të mafies

16 Nëntor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Si ulja e pragut të TVSH-së nxjerr nga skema e kompensimit 10% mijëra fermerë në Shqipëri

16 Nëntor, 2026
Nvidia llogarit edhe Kinën në tregun 200 miliardë dollarësh për CPU
Ekonomi

Nvidia në epokën pas Jensen Huang, investitorët presin sinjalet e para për të ardhmen e kompanisë

16 Nëntor, 2026
Zyrihu vendos pagën minimale 23.90 franga në orë
Ekonomi

Zyrihu vendos pagën minimale 23.90 franga në orë

16 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Leku forcohet, qeveria shpall ulje, por ushqimet shtrenjtohen. Ku është problemi?

16 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

Kaosi në aeroporte, industria e Aviacionit Civil kërkon nga BE-ja pezullimin e sistemit EES, pritet fjala e Komisionit

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë
Aktualitet

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

Nga SkyWeb
5 Shtator, 2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në 245-vjetorin e themelimit të Teqesë së Frashërit. Përpara besimtarëve bektashinj, të...

Lexo të plotë
AKSHI shpall super tenderin 16 milionë euro për kompjutera

Grupi kriminal i AKSHI-t (sipas SPAK) licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit

3 Janar, 2026
Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

15 Shtator, 2026
Shtetësia për futbollistët me origjinë shqiptare, në “lojë” disa institucione: Pse edhe 80 pasaporta nuk “ndritën” gjë në Kombëtare

Shtetësia për futbollistët me origjinë shqiptare, në “lojë” disa institucione: Pse edhe 80 pasaporta nuk “ndritën” gjë në Kombëtare

10 Gusht, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Rritet ndjeshëm kreditimi për strehim, nga korriku ka nisur shtrëngimi i kushteve

25 Gusht, 2025

Të Fundit

Mënyra si konsumoni çajin mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Pse ka rëndësi temperatura?

Mënyra si konsumoni çajin mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Pse ka rëndësi temperatura?

16 Nëntor, 2026
BQE jep alarmin për flluskën e AI-së: Rrezikohet rënie e fortë e aksioneve, mund të preken edhe kursimet e europianëve!

BQE jep alarmin për flluskën e AI-së: Rrezikohet rënie e fortë e aksioneve, mund të preken edhe kursimet e europianëve!

16 Nëntor, 2026
Revolut në telashe me drejtësinë italiane! 76.5 milionë euro transaksione të dyshimta, banka dyshohet se u hapi rrugën parave të mafies

Revolut në telashe me drejtësinë italiane! 76.5 milionë euro transaksione të dyshimta, banka dyshohet se u hapi rrugën parave të mafies

16 Nëntor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Si ulja e pragut të TVSH-së nxjerr nga skema e kompensimit 10% mijëra fermerë në Shqipëri

16 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr