• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Jeta sekrete e stjuardesave, ngacmimet, komentet dhe pse pasagjerët britanikë pijnë jashtëzakonisht shumë në avion

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Korrik, 2026
në Aviacion, Fokus, Kryesore
A A
Jeta sekrete e stjuardesave, ngacmimet, komentet dhe pse pasagjerët britanikë pijnë jashtëzakonisht shumë në avion
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pasagjerë të dehur, përleshje në ajër, ngacmime seksuale, fyerje, përdorim i cigareve elektronike në tualete dhe sjellje të papërshtatshme janë vetëm disa nga situatat me të cilat përballen çdo ditë stjuardesat dhe stjuardët.

Një reportazh i The Guardian, i bazuar në dëshmitë e punonjësve të disa kompanive ajrore, hedh dritë mbi anën më të vështirë të punës së ekuipazheve të kabinës.

Sipas tyre, rritja e incidenteve pas pandemisë, konsumimi i alkoolit dhe përkeqësimi i kushteve të punës e kanë bërë profesionin gjithnjë e më të rëndë.

Vetëm gjatë muajve të fundit janë regjistruar disa episode serioze. Një turist britanik 30-vjeçar tentoi të puthte një stjuardesë gjatë një fluturimi dhe u arrestua më pas në aeroportin e Palmës. Në një rast tjetër, Jet2 ndaloi përjetë dy pasagjerë pas një përleshjeje në fluturimin Turqi–Mançester.

Ndërkohë, një fluturim i British Airways nga Barbadosi u anulua pasi disa anëtarë të ekuipazhit nuk ishin në gjendje të punonin për shkak të konsumimit të alkoolit në hotel.

Termi “air rage”, që përshkruan shpërthimet agresive të pasagjerëve, u përdor për herë të parë në vitet ’90, por fenomeni u përkeqësua ndjeshëm pas pandemisë. Vetëm në vitin 2021, numri i incidenteve të raportuara në Shtetet e Bashkuara ishte më i madh se ai i tri dekadave të mëparshme të marra së bashku.

Në Britani nuk publikohen të dhëna të plota për incidentet, por vetëm për ndjekjet penale. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, kjo nuk jep pamjen reale, pasi shumë pasagjerë të arrestuar pas uljes së avionit lirohen pa akuza për shkak të boshllëqeve juridike mes shteteve.

Qeveria britanike ka diskutuar edhe mundësinë e ndalimit të përhershëm të pasagjerëve abuzivë në të gjitha kompanitë ajrore. Aktualisht, një kompani mund ta përjashtojë një person nga fluturimet e saj, por nuk mund t’ua shpërndajë të dhënat kompanive të tjera.

Ngacmimet seksuale, pjesë e përditshmërisë

Një nga problemet më serioze është ngacmimi seksual ndaj ekuipazheve, veçanërisht ndaj grave.

Sipas sindikatës Unite, 34% e grave që punojnë në sektorin ajror kanë përjetuar sulm seksual në vendin e punës. Rreth 67% kanë qenë objekt flirtimi të padëshiruar, gjestesh ose komentesh seksuale, ndërsa 55% janë prekur në mënyrë të papërshtatshme.

Një stjuardesë, e identifikuar me emrin Clara, tregon se shumë pasagjerë sillen sikur ndodhen në një klub nate.

“Ata thonë: ‘Je shumë e bukur’, të ofrojnë pije ose kërkojnë llogarinë tënde në Instagram”, shprehet ajo.

Një tjetër punonjës tregon se një kolege u gjet në Instagram nga një pasagjer që kishte lexuar emrin në distinktivin e saj.

Ngacmimet nuk vijnë vetëm nga pasagjerët. Punonjësit raportojnë raste të ngjashme edhe nga kolegët, pilotët apo njerëzit që i ndjekin gjatë rrugës për në punë vetëm sepse mbajnë uniformën.

“Britanikët pinë sikur nuk kanë pirë kurrë”

Alkooli konsiderohet një nga faktorët kryesorë të incidenteve.

Sipas Clara-s, grupet e meshkujve që udhëtojnë për festa para martesës janë më problematikët, ndërsa fluturimet drejt Ibizës janë më të vështira se ato drejt destinacioneve më të qeta.

“Anglo-Saxons love to drink. As soon as Brits get to the airport, they start drinking. They drink like they’ve never drunk before”, shprehet ajo.

Sipas saj, edhe pasagjerët polakë konsumojnë shumë alkool, por zakonisht e përballojnë më mirë.

Punonjësit thonë se pasagjerët refuzojnë shpesh të ulen gjatë ngritjes, uljes ose turbulencave. Kjo shkakton përplasje me ekuipazhin, pasi kompania mban përgjegjësi nëse dikush lëndohet.

“Ndonjëherë atmosfera bëhet si në ushtri”, thotë Sergei, i cili punon prej katër vitesh në një kompani me kosto të ulët.

Urinë mbi derën e kabinës dhe shishe të hedhura ndaj stafit

Disa nga episodet e përshkruara janë edhe më ekstreme.

Në një rast, një baba u zemërua pasi djali i tij nuk u lejua të shkonte menjëherë në tualet. Ai e detyroi fëmijën të urinonte në një shishe dhe, pas uljes së avionit, ua hodhi shishen punonjësve të ekuipazhit.

Një tjetër pasagjer urinoi mbi derën e kabinës, ndërsa në tualetet e avionëve janë gjetur pelena të përdorura, jashtëqitje dhe papastërti të tjera.

Problemet janë shtuar edhe nga përdorimi i cigareve elektronike. Shumë pasagjerë besojnë gabimisht se mund të përdorin vape në tualet pa aktivizuar alarmin e tymit.

Në një rast, një pasagjer u kap me cigaren elektronike në dorë, por mohoi se e kishte përdorur. Kur u pyet se si ishte aktivizuar alarmi, partnerja e tij pretendoi se shkaku kishte qenë “një gaz i lëshuar prej tij”. Pas uljes, burri u arrestua.

Përleshje edhe mes pjesëtarëve të ekuipazhit

Tensioni nuk kufizohet vetëm te pasagjerët.

Sergei tregon se në një fluturim iu desh të ndante drejtuesen e ekuipazhit dhe zëvendësen e saj, të cilat po ziheshin, kafshonin dhe gërvishtnin njëra-tjetrën.

Edhe sistemi i komisioneve për shitjet gjatë fluturimit shkakton konflikte. Në disa kompani, stafi paguhet sipas produkteve që shet, duke krijuar konkurrencë për pijet, parfumet apo ushqimet.

Clara tregon se një drejtuese kabine ishte aq e përqendruar te shitja e parfumeve, sa pilotët u detyruan të anulonin uljen dhe të ngrinin përsëri avionin. Një manovër e tillë kushton mijëra euro për shkak të karburantit dhe tarifave aeroportuale.

Një profesion që konsumon trupin dhe mendjen

Puna e ekuipazhit të kabinës është më e lodhshme nga sa duket.

Orët e gjata, nisjet shumë herët, përfundimet e vona, ndryshimet e zonave kohore dhe presioni në kabinë ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin fizik dhe emocional.

“Kur bën katër ngritje dhe katër ulje brenda një dite, është rraskapitëse. Nuk është një punë që mund ta bësh gjithë jetën”, thotë Clara.

Thomas shton se të kalosh tetë deri në 12 orë i mbyllur në një tub metalik në ajër është krejt ndryshe nga puna në një zyrë.

Sipas dëshmive, shkurtimi i kohës mes fluturimeve e ka përkeqësuar më tej situatën. Disa kompani synojnë ta përgatisin avionin për vetëm 25 minuta, kohë që nuk mjafton as për pastrim.

Punonjësit e kabinës thonë se profesioni u jep mundësinë të shohin çdo lloj sjelljeje njerëzore.

“Ka njerëz vërtet të mirë, por ka edhe persona jashtëzakonisht të pistë dhe të papërgjegjshëm”, përfundon një prej tyre.

Etiketat: aviacionstjuardesa
Artikulli para

Dalin SMS-të/ Jo vetëm kokainë dhe para, “çunat” e drogës dhe kullave ranë në dashuri me vajzat latine në Ekuador

Artikulli pas

Albin Kurti thotë se Kosova mund të importojë gaz amerikan nga Shqipëria

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit
Aviacion

TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit

16 Tetor, 2026
Kredi në Shqipëri, para për aksionerin në Turqi! Si TETE Albania devijoi 10 mln USD të depozituesve shqiptarë, evazion fiskal me bakrin: Një dosje gati për SPAK-un
Ekonomi

Kredi në Shqipëri, para për aksionerin në Turqi! Si TETE Albania devijoi 10 mln USD të depozituesve shqiptarë, evazion fiskal me bakrin: Një dosje gati për SPAK-un

16 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Bankat garantojnë se depozitat e qytetarëve janë të sigurta pavarësisht dëmtimit të disa sporteleve nga protestat

16 Tetor, 2026
TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali
Aviacion

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria
Aviacion

Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria

16 Tetor, 2026
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Albin Kurti thotë se Kosova mund të importojë gaz amerikan nga Shqipëria

Albin Kurti thotë se Kosova mund të importojë gaz amerikan nga Shqipëria

Të Përzgjedhura

Bankat shqiptare fituan 370 milionë euro vitin e kaluar
Ekonomi

Bankat shqiptare fituan 370 milionë euro vitin e kaluar

Nga Editor
16 Shkurt, 2026
0

Bankat shqiptare përjetuan një tjetër vit të mirë në termat e përfitueshmërisë, ndonëse me një rënie të ulët. Të dhënat...

Lexo të plotë
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

A e dini se familjarët mund të përfitojnë pensionin e personit që ka ndërruar jetë? Kushtet dhe përqindjet

9 Shtator, 2026
“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

19 Qershor, 2026
Ajri i ndotur dhe zhurmat po dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor të europianëve

Ajri, rreziku i padukshëm në Shqipëri

15 Maj, 2026
Trump shpall fentanilin “armë të shkatërrimit në masë”: Asnjë bombë nuk shkakton aq dëme

Trump shpall fentanilin “armë të shkatërrimit në masë”: Asnjë bombë nuk shkakton aq dëme

16 Dhjetor, 2025

Të Fundit

TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit

TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit

16 Tetor, 2026
Salmoni në Europë ushqehet me nënprodukte pule, prodhuesit kërkojnë alternativa më të lira

Salmoni në Europë ushqehet me nënprodukte pule, prodhuesit kërkojnë alternativa më të lira

16 Tetor, 2026
Kredi në Shqipëri, para për aksionerin në Turqi! Si TETE Albania devijoi 10 mln USD të depozituesve shqiptarë, evazion fiskal me bakrin: Një dosje gati për SPAK-un

Kredi në Shqipëri, para për aksionerin në Turqi! Si TETE Albania devijoi 10 mln USD të depozituesve shqiptarë, evazion fiskal me bakrin: Një dosje gati për SPAK-un

16 Tetor, 2026
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr