• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Mjekët kanë rënë në një mendje se obeziteti nuk është vetëm çështje vullneti, por një sëmundje kronike

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
Mjekët kanë rënë në një mendje se obeziteti nuk është vetëm çështje vullneti, por një sëmundje kronike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për dekada me radhë, obeziteti është trajtuar me këshillën e thjeshtë: hani më pak dhe lëvizni më shumë. Por shkenca moderne po e sfidon këtë qasje, duke e konsideruar obezitetin një sëmundje kronike dhe jo thjesht pasojë të zgjedhjeve personale.

Sipas një analize të publikuar nga National Geographic, njohja e obezitetit si sëmundje ka rëndësi të madhe për mënyrën si trajtohen pacientët dhe për uljen e stigmës ndaj tyre.

Shoqata Mjekësore Amerikane e klasifikoi obezitetin si sëmundje në vitin 2013, ndërsa Kanadaja ndoqi të njëjtën rrugë dy vjet më vonë.

Mjekët theksojnë se shumë pacientë mbartin ndjenja turpi dhe faji, pasi shoqëria shpesh i konsideron përgjegjës tërësisht për peshën e tyre.

Eksperti Carel le Roux thotë se obeziteti lidhet me mekanizma biologjikë kompleksë dhe jo vetëm me sasinë e ushqimit që konsumon një person.

Sipas tij, truri luan rol të rëndësishëm në përcaktimin e masës dhjamore që trupi përpiqet të ruajë.

Kjo mund të shpjegojë pse shumë njerëz e rifitojnë peshën pas dietave të forta dhe kufizimit të kalorive.

Obeziteti shoqërohet me rritje të rrezikut për diabet të tipit 2, hipertension, kancer, apnea të gjumit dhe sëmundje të mëlçisë.

Megjithatë, mënyra e diagnostikimit të tij vazhdon të jetë objekt debati.

Indeksi i masës trupore, i njohur si BMI, përdoret ende gjerësisht, por ekspertët e konsiderojnë një tregues të pasaktë.

BMI-ja nuk dallon masën muskulore nga yndyra dhe nuk tregon nëse kjo e fundit po i shkakton dëm real organizmit.

Komisioni i revistës mjekësore “The Lancet” ka propozuar që diagnoza të bazohet edhe te përbërja trupore, perimetri i belit dhe dëmtimi i organeve.

Kjo do të ndihmonte në dallimin mes njerëzve me peshë më të lartë, por pa probleme shëndetësore, dhe atyre që kanë yndyrë të dëmshme edhe me BMI normale.

Ekspertët besojnë se trajtimi i obezitetit si sëmundje mund të ulë paragjykimet e personelit mjekësor dhe të rrisë empatinë ndaj pacientëve.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se pacientët përjashtohen nga përgjegjësia për kujdesin ndaj shëndetit.

Trajtimi mund të përfshijë ndryshime në ushqyerje, aktivitet fizik, terapi, medikamente ose kirurgji bariatrike.

Barnat e reja GLP-1 kanë sjellë përparim, por mbeten të shtrenjta dhe të paarritshme për shumë njerëz.

Debati vazhdon edhe për kriteret që duhet të plotësojë një pacient për të marrë trajtim dhe mbulim nga sigurimet.

Ekspertët paralajmërojnë se përkufizimet shumë të ngushta mund të lënë pa ndihmë persona që kanë nevojë për ndërhyrje të hershme.

Ndërsa shkenca përparon, pritet që edhe përkufizimi dhe trajtimi i obezitetit të bëhen më të sakta në vitet e ardhshme.

Artikulli para

Ping-pong me jetën e pushuesve

Artikulli pas

Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

A janë të sigurta suplementet e proteinave për adoleshentët? Çfarë thonë ekspertët
Shëndet

A janë të sigurta suplementet e proteinave për adoleshentët? Çfarë thonë ekspertët

16 Tetor, 2026
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, nga lufta kundër epidemive te mjekët e familjes
Shëndet

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, nga lufta kundër epidemive te mjekët e familjes

16 Tetor, 2026
Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion
Shëndet

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin
Shëndet

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit
Shëndet

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
Thyerja e tabusë, hapi i parë për shëndetin mendor në punë
Shëndet

Thyerja e tabusë, hapi i parë për shëndetin mendor në punë

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë

Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë

Të Përzgjedhura

Media amerikane: Shqipëria ofron plazhe në Adriatik e Jon dhe shtigje malore
Turizëm

Media amerikane: Shqipëria ofron plazhe në Adriatik e Jon dhe shtigje malore

Nga Editor
26 Qershor, 2026
0

Pushimet e ëndrrave nuk kërkojnë domosdoshmërisht një buxhet të madh. Sipas revistës amerikane “Quartz”, duke zgjedhur destinacionin e duhur dhe...

Lexo të plotë
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

6 Qershor, 2026
Si e gjunjëzoi një kompani ajrore sektorin e aviacionit civil në gjigantin aziatik

Si e gjunjëzoi një kompani ajrore sektorin e aviacionit civil në gjigantin aziatik

18 Shkurt, 2026
Europa në alarm nga temperaturat, termometri deri në 45 gradë Celsius

Europa në alarm nga temperaturat, termometri deri në 45 gradë Celsius

24 Qershor, 2026
Gjermania po synon të ketë ketë ushtrinë më të fortë në Europë

Gjermania po synon të ketë ketë ushtrinë më të fortë në Europë

23 Nëntor, 2025

Të Fundit

Kredi në Shqipëri, para për aksionerin në Turqi! Si TETE Albania devijoi 10 mln USD të depozituesve shqiptarë, evazion fiskal me bakrin: Një dosje gati për SPAK-un

Kredi në Shqipëri, para për aksionerin në Turqi! Si TETE Albania devijoi 10 mln USD të depozituesve shqiptarë, evazion fiskal me bakrin: Një dosje gati për SPAK-un

16 Tetor, 2026
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Bankat garantojnë se depozitat e qytetarëve janë të sigurta pavarësisht dëmtimit të disa sporteleve nga protestat

16 Tetor, 2026
A janë të sigurta suplementet e proteinave për adoleshentët? Çfarë thonë ekspertët

A janë të sigurta suplementet e proteinave për adoleshentët? Çfarë thonë ekspertët

16 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr