• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Fundi i anonimitetit fiskal për kriptot, çfarë parashikon ligji i ri dhe çfarë ndodh me zotëruesit e Bitcoin

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Korrik, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Fundi i anonimitetit fiskal për kriptot, çfarë parashikon ligji i ri dhe çfarë ndodh me zotëruesit e Bitcoin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përgatit një ligj të ri që synon të vendosë nën kontrollin e administratës tatimore transaksionet me kripto-asete. Projektligji “Për shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto-asetet” parashikon që platformat dhe operatorët e kriptove të identifikojnë klientët, të mbledhin të dhëna për transaksionet e tyre dhe t’ia raportojnë informacionin Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Nisma përafron legjislacionin shqiptar me direktivën evropiane DAC8 dhe synon të kufizojë përdorimin e kriptomonedhave për fshehjen e të ardhurave, shmangien e detyrimeve tatimore dhe transferimin e pasurisë jashtë sistemeve tradicionale financiare.

Sipas projektligjit, në skemën e raportimit do të përfshihen ofruesit dhe operatorët që kryejnë për llogari të klientëve blerje, shitje, këmbime ose transferime të kripto-aseteve. Autoriteti përgjegjës për marrjen, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Platformat do të duhet të marrin nga përdoruesit një vetëdeklarim për rezidencën tatimore, numrin e identifikimit tatimor dhe të dhëna të tjera identifikuese. Për kompanitë do të kërkohen edhe të dhënat e personave fizikë që i kontrollojnë ose përfitojnë realisht prej tyre.

Ligji nuk përfshin vetëm rastet kur Bitcoin apo një kriptomonedhë tjetër shitet kundrejt eurove, dollarëve ose lekëve. Transaksione të raportueshme do të konsiderohen edhe këmbimet mes dy kripto-aseteve, për shembull kalimi nga Bitcoin në Ethereum, si dhe transferimet drejt ose nga llogaritë dhe adresat e përdoruesve.

Në raportim futen gjithashtu pagesat me kripto për mallra ose shërbime kur vlera e tyre kalon 50 mijë dollarë ose kundërvlerën në një monedhë tjetër.

Për individët që zotërojnë kriptomonedha, projektligji nuk parashikon konfiskim apo ndalim të mbajtjes së tyre. Ndryshimi kryesor është se transaksionet dhe të ardhurat e realizuara prej tyre do të bëhen më të dukshme për administratën tatimore.

Kjo do të thotë se një person që ka blerë, shitur ose transferuar kripto përmes një platforme raportuese mund të identifikohet nga Tatimet edhe kur platforma ndodhet jashtë Shqipërisë. Nëse përdoruesi është rezident tatimor në Shqipëri, informacioni i mbledhur nga një shtet tjetër mund t’i dërgohet automatikisht administratës shqiptare.

Në të njëjtën mënyrë, Tatimet shqiptare do t’u dërgojnë administratave të vendeve të tjera informacionin për përdoruesit që rezultojnë rezidentë tatimorë në ato vende. Shkëmbimi nuk do të bëhet vetëm pas një kërkese apo hetimi konkret, por periodikisht dhe automatikisht.

Një nga masat më të forta lidhet me përdoruesit që refuzojnë të japin të dhënat e kërkuara. Ofruesit e shërbimeve të kriptove do të duhet të marrin masa për sigurimin e informacionit dhe mund të pezullojnë kryerjen e transaksioneve të raportueshme derisa klienti të plotësojë dokumentacionin.

Dokumentet dhe informacionet e mbledhura duhet të ruhen për të paktën shtatë vjet, ndërsa subjektet raportuese do t’i nënshtrohen kontrolleve dhe gjobave në rast se nuk raportojnë, japin informacion të pasaktë ose nuk zbatojnë procedurat e identifikimit.

Ndikimi kryesor pritet të ndihet te personat që kanë realizuar fitime nga tregtimi i kriptomonedhave, por nuk i kanë deklaruar ato. Administrata tatimore do të ketë më shumë mundësi të krahasojë deklarimet e qytetarëve me të dhënat e ardhura nga platformat dhe shtetet e tjera.

Ligji mund të prekë gjithashtu përdoruesit që i konsiderojnë kriptot si një mënyrë për të mbajtur pasuri jashtë sistemit bankar. Edhe kur paratë nuk kalojnë drejtpërdrejt përmes një banke shqiptare, lëvizjet e kryera në exchange-et raportuese mund të bëhen të njohura për Tatimet.

Megjithatë, raportimi i një transaksioni nuk do të thotë automatikisht se përdoruesi ka kryer shkelje apo se duhet të paguajë tatim mbi të gjithë shumën e transferuar. Detyrimi tatimor do të varet nga natyra e transaksionit, fitimi i realizuar dhe rregullat tatimore në fuqi. Ligji i ri krijon kryesisht sistemin e identifikimit dhe shkëmbimit të informacionit.

Projektligji parashikon se efektet e mekanizmit do të lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë se ligji mund të miratohet më herët, por shkëmbimi i plotë automatik me shtetet anëtare do të aktivizohet sipas momentit të përcaktuar në procesin e anëtarësimit.

Nisma shënon fundin e një periudhe ku pronësia dhe fitimet nga kriptomonedhat mund të qëndronin lehtësisht jashtë vëmendjes së administratave tatimore. Për zotëruesit e kriptove, pasojë kryesore do të jetë rritja e transparencës, detyrimi për identifikim dhe rreziku më i madh i kontrollit nëse të ardhurat nuk janë deklaruar./skyweb.al

Etiketat: kripto
Artikulli para

5-mujori, të ardhurat rekord nga taksa e infrastrukturës paralajmërojnë bum të ri ndërtimi

Artikulli pas

Nga Tepelena te Roskoveci e Mirdita, bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas një skenari të propozuar nga PS

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit
Aktualitet

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi
Ekonomi

Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

20 Tetor, 2026
Si arriti bota të përdorë të njëjtat tabela rrugore? Historia e një marrëveshjeje mbi 100-vjeçare
Ekonomi

Si arriti bota të përdorë të njëjtat tabela rrugore? Historia e një marrëveshjeje mbi 100-vjeçare

20 Tetor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair paralajmëron: Evropa të përgatitet për rritjen më të madhe historike të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar
Ekonomi

Bankat më të hapura për të rritur kreditimin, shtohet kërkesa nga bizneset dhe familjet

20 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nga Tepelena te Roskoveci e Mirdita, bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas një skenari të propozuar nga PS

Nga Tepelena te Roskoveci e Mirdita, bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas një skenari të propozuar nga PS

Të Përzgjedhura

Marrëveshja e madhe, Boeing pritet t’i shesë turqve 250 avionë: Erdogani shpreson rikthimin në programin F-35
Aviacion

Marrëveshja e madhe, Boeing pritet t’i shesë turqve 250 avionë: Erdogani shpreson rikthimin në programin F-35

Nga SkyWeb
26 Shtator, 2025
0

Boeing mund të sigurojë një nga porositë më të mëdha të dekadës, pasi Turkish Airlines po shqyrton blerjen e deri...

Lexo të plotë
Europa mbushet me lodra kineze, BE importoi 7.1 miliardë euro

Europa mbushet me lodra kineze, BE importoi 7.1 miliardë euro

28 Dhjetor, 2025
Nga anonim në miliarder, si ktheu lufta 33-vjeçarin çek njeriun më të pasur në vend

Nga anonim në miliarder, si ktheu lufta 33-vjeçarin çek njeriun më të pasur në vend

15 Prill, 2026
Këshillat mjekësore, studiuesit: AI gabon në mbi 80% të diagnozave fillestare

Këshillat mjekësore, studiuesit: AI gabon në mbi 80% të diagnozave fillestare

15 Prill, 2026
Begaj pret homologun lituanez në Tiranë: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në strukturat euroatlantike

Begaj pret homologun lituanez në Tiranë: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në strukturat euroatlantike

4 Qershor, 2026

Të Fundit

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

20 Tetor, 2026
Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

20 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr