• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nga Tepelena te Roskoveci e Mirdita, bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas një skenari të propozuar nga PS

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Nga Tepelena te Roskoveci e Mirdita, bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas një skenari të propozuar nga PS
Share on FacebookShare on WhatsApp

Partia Socialiste po shqyrton disa skenarë për ndryshimin e hartës administrativo-territoriale, ku një pjesë e bashkive të vogla mund të humbasin statusin aktual dhe t’u bashkohen njësive më të mëdha fqinje.

Në një tabelë të hartuar mbi bazën e raportit të ekspertëve të PS-së renditen 14 bashki të konsideruara më të rrezikuara për shkak të rënies së popullsisë, dobësisë ekonomike, financave të kufizuara ose mungesës së funksionalitetit.

Nr.BashkiaArsyeja e rrezikut
1LibohovëDemografia dhe funksionaliteti
2KëlcyrëDemografia dhe ekonomia
3DelvinëAfërsia me Sarandën
4MemaliajDemografia dhe funksionaliteti
5TepelenëDemografia
6Fushë-ArrëzDemografia dhe funksionaliteti
7BelshAfërsia me Cërrikun
8PrrenjasLidhje funksionale me Librazhdin
9RoskovecEkonomia dhe afërsia me Patosin/Fierin
10MirditëDemografia dhe ekonomia
11PustecDemografia, financat dhe ekonomia
12PoliçanPotencial i ulët ekonomik
13KonispolDemografia dhe ekonomia
14SkraparDemografia dhe ekonomia

Shënim: Lista paraqet bashkitë e konsideruara më të rrezikuara sipas një skenari të diskutuar për reformën territoriale dhe nuk përbën vendim përfundimtar.

Në listë përfshihen Libohova, Këlcyra, Delvina, Memaliaj, Tepelena, Fushë-Arrëzi, Belshi, Prrenjasi, Roskoveci, Mirdita, Pusteci, Poliçani, Konispoli dhe Skrapari.

Tepelena dhe disa bashki të tjera të jugut penalizohen kryesisht nga tkurrja demografike, ndërsa për Libohovën dhe Memaliajn problem mbetet edhe aftësia për të ofruar shërbime të plota vendore.

Delvina konsiderohet e rrezikuar për shkak të afërsisë me Sarandën, ndërsa Belshi për shkak të lidhjeve të forta me Cërrikun.

Prrenjasi mund të preket nga një skenar bashkimi me Librazhdin, për shkak të lidhjeve funksionale mes dy zonave.

Roskoveci renditet mes bashkive më të rrezikuara për shkak të dobësisë ekonomike dhe afërsisë me Patosin dhe Fierin.

Edhe Mirdita është përfshirë në listë për shkak të rënies së popullsisë dhe problemeve ekonomike, megjithëse ende nuk ka një vendim përfundimtar për fatin e saj.

Pusteci paraqitet si bashkia me problemet më të shumta, pasi përballet njëkohësisht me tkurrje demografike, financa të dobëta dhe ekonomi të kufizuar.

Poliçani rrezikohet për shkak të potencialit të ulët ekonomik, ndërsa Konispoli dhe Skrapari për shkak të kombinimit të problemeve demografike dhe ekonomike.

Sipas skenarit të diskutuar, numri i bashkive mund të ulet nga 61 në rreth 50, çka do të sillte shkrirjen ose bashkimin e rreth 10 deri në 11 njësive vendore.

Megjithatë, lista nuk përbën ende një vendim zyrtar. Ajo është pjesë e analizës së PS-së për reformën e re territoriale dhe mund të ndryshojë gjatë negociatave politike.

Për miratimin e hartës së re territoriale kërkohet shumicë e cilësuar në Kuvend, ndaj ndryshimet do të varen edhe nga dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës. /skyweb.al 

Etiketat: bashkitereforma territorialeshkrihen
Artikulli para

Fundi i anonimitetit fiskal për kriptot, çfarë parashikon ligji i ri dhe çfarë ndodh me zotëruesit e Bitcoin

Artikulli pas

Superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit
Aktualitet

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!
Aktualitet

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

20 Tetor, 2026
Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi
Ekonomi

Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

20 Tetor, 2026
Artikulli pas
Superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit

Superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit

Të Përzgjedhura

Tajvani planifikon të pamendueshmen: T’i rezistojë Kinës pa ndihmën e SHBA-së
Aktualitet

Tajvani planifikon të pamendueshmen: T’i rezistojë Kinës pa ndihmën e SHBA-së

Nga SkyWeb
11 Qershor, 2025
0

Strategjia e mbrojtjes së Tajvanit ka qenë për vite me radhë e ndërtuar mbi një ide: nëse arrin të rezistojë...

Lexo të plotë
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës

Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës

8 Prill, 2025
Një substancë në çokollatën e zezë mund të ngadalësojë plakjen

Një substancë në çokollatën e zezë mund të ngadalësojë plakjen

11 Dhjetor, 2025
Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

19 Qershor, 2025

Të Fundit

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

21 Tetor, 2026
Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr