• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Prodhuesit e energjisë diellore rendin drejt akumulatorëve, ERE u jep 60 ditë kohë

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Nga shtrues asfalti në super biznesmen me 80 milionë euro investim, hijet pas Ëngjëll Agalliut që mori licencën për parkun fotovoltaik në Fier
Share on FacebookShare on WhatsApp

Operatorët që kanë në zhvillim ose në funksion impiante për depozitimin e energjisë duhet të njoftojnë dhe të regjistrohen pranë Entit Rregullator të Energjisë brenda 60 ditëve.

Kërkesa vjen pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 59/2026 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i cili vendos për herë të parë rregulla të posaçme për licencimin dhe administrimin e impianteve të akumulimit të energjisë.

Detyrimi prek subjektet që aktualisht kanë impiante me bateri në ndërtim ose në operim, por nuk disponojnë një licencë të veçantë për këtë aktivitet.

Sipas ligjit, këto impiante do të lejohen të vijojnë përkohësisht aktivitetin mbi bazën e licencës ekzistuese, por operatorët duhet të aplikojnë për licencën përkatëse brenda 12 muajve.

ERE mund të zbatojë procedura të thjeshtuara për pajisjen me licencë të subjekteve ekzistuese, me qëllim kalimin e tyre në regjimin e ri ligjor.

Pas regjistrimit, rregullatori mund të kërkojë dokumente dhe të dhëna shtesë për kapacitetin, teknologjinë, vendndodhjen dhe mënyrën e operimit të impianteve.

Të dhënat do të përdoren për krijimin dhe administrimin e Regjistrit të Impianteve të Depozitimit të Energjisë.

Ligji përcakton se aktiviteti i depozitimit mund të kryhet vetëm nga persona fizikë ose juridikë të licencuar, përveç rasteve të veçanta të parashikuara në dispozitat kalimtare.

Operatorët duhet të plotësojnë gjithashtu kriteret teknike, të sigurisë dhe të funksionimit që zbatohen për subjektet e tjera të licencuara në sektorin elektrik.

Rregullat e reja vijnë në një kohë kur po rritet interesi për instalimin e baterive pranë parqeve fotovoltaike.

Akumulimi u mundëson prodhuesve të ruajnë energjinë gjatë orëve kur prodhimi diellor është i lartë dhe ta shesin atë më vonë, kur kërkesa dhe çmimi në treg janë më të favorshme.

ERE u ka kërkuar të gjitha subjekteve që përfshihen në këtë kategori të respektojnë afatin 60-ditor, ndërsa mosregjistrimi mund t’i vendosë përballë masave të parashikuara në ligjin e ri.

Etiketat: fotovoltaikpark
Artikulli para

Rekord europian, shqiptarët punojnë kryesisht për t’u ushqyer

Artikulli pas

Alarm nga sinoptikanët: I gjithë vendi përfshihet nga stuhi të forta të premten

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD
Ekonomi

Ibrahimaj thotë se problemet janë zgjidhur dhe shumë shpejt hapen fondet IPARD

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal
Ekonomi

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik
Ekonomi

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

7 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
E gjithë java me reshje të dendura shiu, harta e rrezikut për përmbytjet

Alarm nga sinoptikanët: I gjithë vendi përfshihet nga stuhi të forta të premten

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?
Ekonomi

Askush nuk i afrohet “LIFT Tower”: Dështon sërish thirrja e Korporatës së Investimeve

Nga SkyWeb
29 Tetor, 2025
0

Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar për të katërtën herë thirrjen për projektin “LIFT Tower”, pas mungesës totale të aplikantëve...

Lexo të plotë
Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja

Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja

17 Nëntor, 2025
Zjarri rrethoi Krujën, Rama: Bilanci mund të kishte qenë tragjik, siç po ndodh në vende të tjera të Europës

Zjarri rrethoi Krujën, Rama: Bilanci mund të kishte qenë tragjik, siç po ndodh në vende të tjera të Europës

9 Gusht, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

6 Gusht, 2025
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH, tatimet sqarojnë procedurën

19 Janar, 2026

Të Fundit

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Ibrahimaj thotë se problemet janë zgjidhur dhe shumë shpejt hapen fondet IPARD

7 Tetor, 2026
Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr