• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kush vendosi që produktet të kenë datë skadence?

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Kush vendosi që produktet të kenë datë skadence?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Data e skadencës gjendet pothuajse në çdo ushqim të paketuar dhe ndikon çdo ditë në miliarda vendime blerjeje. Por ajo nuk u vendos nga një person apo institucion i vetëm.

Historia e saj lidhet me konservimin e ushqimeve, industrializimin e prodhimit dhe shfaqjen e supermarketeve, ku konsumatori nisi t’i zgjidhte vetë produktet e mbyllura në paketim.

Hapi i parë i madh u hodh në vitin 1795, kur Napoleon Bonaparti ofroi 12 mijë franga për këdo që do të gjente një mënyrë për ruajtjen e ushqimit të ushtrisë franceze.

Çmimin e fitoi pastiçieri Nicolas Appert, i cili zhvilloi metodën e ruajtjes në enë qelqi të mbyllura. Në vitin 1810, britaniku Peter Durand patentoi konservimin në enë metalike, duke hapur rrugën për prodhimin e konservave.

Datat mbi produktet nisën të shfaqeshin shumë më vonë. Marks & Spencer i përdori ato fillimisht në vitet 1950 për t’u treguar drejtuesve të dyqaneve se cilat mallra duhej të shiteshin të parat.

Në vitin 1972 datat u vendosën mbi ushqimet e ekspozuara në dyqane, ndërsa një vit më vonë u përdor publikisht shënimi “të shitet deri më”. Në SHBA, kërkesa për data të kuptueshme nga konsumatorët u forcua gjatë viteve 1970.

Megjithatë, jo çdo datë mbi paketim do të thotë se ushqimi bëhet menjëherë i rrezikshëm. Shënimi “preferohet të konsumohet para” lidhet kryesisht me cilësinë. Pas kësaj date produkti mund të jetë ende i sigurt, por të ketë humbur shijen, aromën ose freskinë.

Ndërsa shënimi “të konsumohet deri më” lidhet me sigurinë dhe përdoret për ushqimet që prishen shpejt. Konsumimi i tyre pas datës së përcaktuar mund të sjellë rrezik për shëndetin.

Në Bashkimin Europian, rregullat përcaktohen kryesisht nga Rregullorja 1169/2011. Megjithatë, jetëgjatësinë konkrete të produktit dhe datën në paketim e përcakton prodhuesi, bazuar te përbërja, përpunimi, ambalazhimi dhe kushtet e ruajtjes.

Standardet ndërkombëtare orientohen nga Codex Alimentarius, i krijuar në vitin 1963 nga FAO dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky sistem përcakton udhëzime, por nuk zëvendëson legjislacionin kombëtar apo atë europian.

Sot datat llogariten dhe printohen automatikisht në linjat e prodhimit. Sistemi merr datën e prodhimit, shton periudhën e miratuar të jetëgjatësisë dhe e vendos rezultatin mbi paketim, së bashku me numrin e lotit.

Kështu, data e vogël mbi qumështin, kosin apo kutinë e drithërave nuk tregon gjithmonë të njëjtën gjë: njëra paralajmëron fundin e cilësisë optimale, ndërsa tjetra kufirin e sigurisë për konsum. /skyweb.al

Etiketat: skandenca
Artikulli para

Kompania që do të shpërndajë 100 milionë dollarë bonuse për punonjësit

Artikulli pas

El Nino po bëhet më i fuqishëm, OKB paralajmëron për muajt në vijim

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
El Nino po bëhet më i fuqishëm, OKB paralajmëron për muajt në vijim

El Nino po bëhet më i fuqishëm, OKB paralajmëron për muajt në vijim

Të Përzgjedhura

Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje kostosh për bulmetin
Ekonomi

Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje kostosh për bulmetin

Nga Editor
4 Prill, 2026
0

Pas rritjes së çmimit të naftës dhe tarifave të transportit në tregjet ndërkombëtare po rritet presioni për ndryshim edhe të...

Lexo të plotë
Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

20 Nëntor, 2025
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi

26 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

KURSI/ “Ngec” euro, forcohen dollari dhe paundi britanik

9 Dhjetor, 2025
Albascan merr mes dyshimeve për paracaktim kontratën 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!

Albascan merr mes dyshimeve për paracaktim kontratën 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!

4 Tetor, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr