• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shkatërruam eksportet, por tashmë “super Leku” nuk po na avantazhon më as te importet

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
GRAFIKET/ Kursi i këmbimit po shkatërron eksportet shqiptare, rënie e ndjeshme nga 2023
Share on FacebookShare on WhatsApp

Forcimi i pazakontë i lekut ndaj euros teorikisht duhej të ulte koston e mallrave të importuara. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se edhe ky avantazh po shteron.

Në tremujorin e dytë të vitit 2026, Indeksi i Çmimeve të Importit arriti në 107.5 pikë. Kjo do të thotë se produktet industriale të importuara mbeten 7.5% më të shtrenjta se në vitin 2021, pavarësisht se euro dhe dollari këmbehen shumë më lirë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e importit u ulën me vetëm 0.1%, ndërsa kundrejt tremujorit të parë ndryshimi ishte praktikisht zero, vetëm 0.001%.

Ndërkohë, “super Leku” ka goditur fort industrinë eksportuese shqiptare. Përveç se me të njëjtën sasi eurosh, importuesit nga Shqipëria blejnë më pak mall, kompanitë që shqiptare shesin mallra jashtë vendit arkëtojnë kryesisht në euro, por pagat, energjinë, taksat dhe pjesën më të madhe të shpenzimeve i paguajnë në lekë.

Me zhvlerësimin e euros, çdo 1,000 euro të ardhura u sjellin eksportuesve shumë më pak lekë se disa vite më parë.

Kjo ka tkurrur fitimet, ka ulur konkurrueshmërinë dhe ka vënë nën presion veçanërisht industrinë fason, prodhuesit e këpucëve dhe tekstileve, bujqësinë dhe bizneset e tjera të orientuara drejt eksportit.

Në këmbim të kësaj goditjeje, ekonomia pritej të përfitonte të paktën nga importe më të lira. Por shifrat tregojnë se ky mekanizëm pothuajse nuk po funksionon më.

Ulja më e fortë vjetore u regjistrua vetëm tek energjia elektrike dhe gazi, me 2.2%. Industria nxjerrëse shënoi një rënie prej 0.2%, ndërsa në industrinë përpunuese çmimet u ulën me vetëm 0.02%.

Duket se Shqipëria po përballet me skenarin më të keq. Eksportuesit po humbasin nga leku i fortë, ndërsa konsumatorët dhe bizneset nuk po përfitojnë më ulje të ndjeshme të çmimeve të importit. /skyweb.al

Etiketat: eksportetimportet
Artikulli para

REKORD/ 6 milionë në 6 muaj! Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson rajonin për numrin e udhëtarëve

Artikulli pas

Ushqimet po prodhohen më shtrenjtë, çmimet e fabrikave mbeten 30% mbi vitin 2021

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit
Ekonomi

Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit

19 Tetor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

“Depozitat janë të sigurta!” Banka e Shqipërisë: Dëmtimi i disa filialeve nuk cënon sistemin bankar

19 Tetor, 2026
Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë
Ekonomi

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë

19 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

19 Tetor, 2026
Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria
Aktualitet

Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

19 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
Aktualitet

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Ushqimet po prodhohen më shtrenjtë, çmimet e fabrikave mbeten 30% mbi vitin 2021

Të Përzgjedhura

U shpall në kërkim për trafik kokaine, SPAK sekuestron miliona euro pasuri të Mir Pepës
Aktualitet

U shpall në kërkim për trafik kokaine, SPAK sekuestron miliona euro pasuri të Mir Pepës

Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
0

SPAK sekuestron miliona euro pasuri të Jetmir Pepës, i cili u shpall në kërkim si kreu i një grupi kriminal...

Lexo të plotë
Gjermania po synon të ketë ketë ushtrinë më të fortë në Europë

Gjermania po synon të ketë ketë ushtrinë më të fortë në Europë

23 Nëntor, 2025
Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?

Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?

15 Shtator, 2025
Alarm nga ECDC: Valët e të nxehtit në Evropë po favorizojnë përhapjen e sëmundjeve infektive

Alarm nga ECDC: Valët e të nxehtit në Evropë po favorizojnë përhapjen e sëmundjeve infektive

30 Korrik, 2026
Apple bën gati iPhone prej “xhami” për versionin 18 që del në shtator

Apple bën gati iPhone prej “xhami” për versionin 18 që del në shtator

12 Gusht, 2026

Të Fundit

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

19 Tetor, 2026
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
Sekreti për t’i bërë kolegët të thonë “Po” kur u kërkoni diçka

Sekreti për t’i bërë kolegët të thonë “Po” kur u kërkoni diçka

19 Tetor, 2026
Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit

Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr