• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qiratë janë bërë të papërballueshme, por si po e zgjidhin fqinjët këtë problem

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qiratë e banesave kanë pësuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit në Shqipëri, sidomos në qytete si Tirana dhe Durrësi, duke u kthyer në një barrë gjithnjë e më të rëndë për familjet, të rinjtë dhe punonjësit me të ardhura mesatare.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, qiratë në vend u rritën me rreth 7.5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni i qirave u rrit në 7.5 për qind në tremujorin e parë, nga 7.1 për qind që ishte në tremujorin paraardhës. Vetëm kontributi i qirave në inflacionin total llogaritet rreth 1 pikë përqindje.

Në muajt janar-shkurt, rritja e qirave arriti kulmin historik prej 7.7 për qind, ndërsa në mars u ngadalësua lehtë në 7.2 për qind.

Rritja e çmimeve të qirave po ndodh në një treg që vijon të mbetet kryesisht i parregulluar. Në praktikë, ndryshimi i qirasë varet shpesh nga vullneti i pronarit dhe nga aftësia negociuese e qiramarrësit, ndërsa mungojnë mekanizma të qartë mbrojtës për familjet që përballen me rritje të menjëhershme.

Një model interesant vjen nga Greqia, ku legjislacioni parashikon një kohëzgjatje minimale të detyrueshme prej tre vitesh për qiranë e banesës, edhe në rastet kur në kontratë është rënë dakord për një afat më të shkurtër.

Kjo do të thotë se, para përfundimit të periudhës trevjeçare, pronari nuk mund të vendosë në mënyrë të njëanshme rritje të qirasë, përveç rasteve kur një klauzolë e tillë është parashikuar më parë në kontratë.

Pas përfundimit të tre viteve, ligji nuk vendos një tavan maksimal për rritjen e qirasë. Shuma e re përcaktohet lirisht, por vetëm nëse ka marrëveshje mes pronarit dhe qiramarrësit.

Nëse palët nuk bien dakord, pronari mund të ndjekë procedurat ligjore për përfundimin e marrëdhënies së qirasë dhe kthimin e pronës.

Në Shqipëri, aplikimi i masave të ngjashme mund të zbuste disi shtrenjtimin e qirave.

Një afat minimal kontrate dhe rregulla më të qarta për mënyrën e rritjes së qirasë mund të shmangnin rritjet e menjëhershme dhe të paparashikueshme, sidomos për familjet që jetojnë prej vitesh në të njëjtën banesë.

Nga ana tjetër, një sistem i tillë nuk do të thotë ngrirje e tregut apo kufizim absolut i pronarëve. Ai mund të vendosë thjesht më shumë parashikueshmëri, duke lejuar rritje të dakordësuara, të shkruara në kontratë dhe të lidhura me tregues realë ekonomikë. /skyweb.al

Etiketat: qira
Artikulli para

Rivlerësimi i pronave, tatimpaguesit kursyen 104.3 milionë euro deri në fund të qershorit sipas Tatimeve

Artikulli pas

Kripa drejt një roli strategjik, mund të bëhet “nafta” e radhës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje në disa qytete

8 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord
Ekonomi

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kripa drejt një roli strategjik, mund të bëhet “nafta” e radhës

Kripa drejt një roli strategjik, mund të bëhet "nafta" e radhës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro
Aktualitet

Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

Nga SkyWeb
21 Prill, 2025
0

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në raportin e saj vjetor të publikuar së fundmi, ka zbuluar një ndër tipologjitë më...

Lexo të plotë
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”, media franceze: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime verore në Evropë

Media franceze: Riviera dhe Alpet shqiptare, mes destinacioneve që po tërheqin vëmendjen e botës

15 Qershor, 2026
Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

15 Gusht, 2026
Ironizon Korreshi: U mblodhëm për t’i qarë hallin Mirlindës, por doli me vilë në Palasë

Ironizon Korreshi: U mblodhëm për t’i qarë hallin Mirlindës, por doli me vilë në Palasë

7 Prill, 2026
Bankat, të gatshme për të financuar PPP-të, por duan lehtësira nga BSH

Bankat, të gatshme për të financuar PPP-të, por duan lehtësira nga BSH

4 Qershor, 2025

Të Fundit

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr