• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Para dhe pushtet, borde dhe kompani të lakmuara. Ja ku punojnë familjarët e ministrave!

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
Para dhe pushtet, borde dhe kompani të lakmuara. Ja ku punojnë familjarët e ministrave!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Deklaratat e pasurisë për vitin 2025 zbulojnë një panoramë të gjerë të të ardhurave të familjarëve të anëtarëve të kabinetit qeveritar, nga pagat në administratë dhe kompanitë private, deri te bordet, qiratë dhe honoraret.

Bashkëshorti i zëvendëskryeministres Albana Koçiu, Arbër Misja, ka deklaruar rreth 26,710 euro: 21,638 euro pagë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe 5,072 euro nga këshilli drejtues i Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë.

Ana Malaj, bashkëshortja e ministrit të Financave Petrit Malaj, ka përfituar 60,305 euro pagë vjetore nga kompania e shërbimeve financiare CRIF SPA.

Të ardhurat më të larta rezultojnë në familjen e ministrit të Turizmit, Blendi Gonxhja. Bashkëshortja e tij, Elda Gonxhja, ka deklaruar 51 mijë euro nga qiraja dhe 37,104 euro pagë nga Albarent, ose rreth 88,104 euro gjithsej. Djali, Dante Gonxhja, ka marrë 41,544 euro pagë nga e njëjta kompani.

Bashkëshorti i ministres së Arsimit Mirela Kumbaro, Aleksandër Furxhi, ka deklaruar 36 mijë euro nga kontratat dhe honoraret me Media Vizion. Vajza, Sara Furxhi, ka siguruar 11,936 euro nga tri kompani, ndërsa djali Tom Furxhi ka marrë 14,634 euro pagë nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes.

Në familjen e ministres së Shëndetësisë Klodiana Spahiu, bashkëshorti Eduard Spahiu ka deklaruar rreth 30,076 euro nga aktiviteti privat, Spitali Rajonal Durrës, Universiteti Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe burime të tjera. Vajza Dea Spahiu ka përfituar rreth 24,300 euro nga dy klinika në Gjermani.

Lisarta Nufi, bashkëshortja e ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, ka deklaruar rreth 23,505 euro nga KESH, bordi i Sena Solar Energy Albania dhe Avokatura e Shtetit.

Djali i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, Maximilien Nèmo Kastriot Hoxha, ka deklaruar 32,415 euro pagë nga kompania ndërkombëtare Wavestone. Djali tjetër, Gabriel Lèo Paul Ferit Hoxha, rezulton me rreth 500 euro në llogari bankare.

Ndërsa Anisa Pashaj, bashkëjetuesja e ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, ka deklaruar 10,266 euro pagë nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore.

Rasti më i pazakontë është ai i familjes së ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Bashkëshortja e tij ka deklaruar 11,382 euro, ndërsa vajza 10,191 euro pagë nga Deloitte Albania.

Djali i ministrit, Teojorg Gogu, ka deklaruar vetëm rreth 2,877 euro të ardhura nga paga dhe bursa, por njëkohësisht rezulton me një detyrim financiar prej 50 mijë eurosh.

Në deklaratat e pasurisë nuk figurojnë bashkëshortë apo bashkëjetues për Delina Ibrahimajn, Adea Pirdenin, Andis Sallën, Sofjan Jaupajn, Majlinda Dhukën, Ervin Demon dhe Erjona Ismailin. Mungesa e tyre në formularë nuk provon domosdoshmërisht mungesën e një partneri, por vetëm se nuk është deklaruar një marrëdhënie që krijon detyrim raportimi financiar. /Marrë me shkurtime nga vna.al 

Artikulli para

“Travel Off Path”: Ksamili kryeson mes 5 destinacioneve bregdetare më të mira në Europë

Artikulli pas

REKORD/ 6 milionë në 6 muaj! Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson rajonin për numrin e udhëtarëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit
Ekonomi

Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit

19 Tetor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

“Depozitat janë të sigurta!” Banka e Shqipërisë: Dëmtimi i disa filialeve nuk cënon sistemin bankar

19 Tetor, 2026
Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë
Ekonomi

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë

19 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

19 Tetor, 2026
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!
Ekonomi

Shqipëria ia kalon BE-së për të rinjtë me diplomë, por pastaj na i merr Gjermania

19 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Artikulli pas
REKORD/ 6 milionë në 6 muaj! Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson rajonin për numrin e udhëtarëve

REKORD/ 6 milionë në 6 muaj! Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson rajonin për numrin e udhëtarëve

Të Përzgjedhura

Pasagjeri i dhunshëm ngjitet me forcë pas sediljes, avioni bën ulje emergjente
Aviacion

Pasagjeri i dhunshëm ngjitet me forcë pas sediljes, avioni bën ulje emergjente

Nga SkyWeb
5 Shtator, 2026
0

Një fluturim i American Airlines nga Dallas-Fort Worth drejt Newark u devijua në aeroportin e Baltimorës, pasi një pasagjer shfaqi...

Lexo të plotë
Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

7 Shtator, 2026
Pse inteligjenca artificiale po frikëson brezin e ri?

Pse inteligjenca artificiale po frikëson brezin e ri?

20 Maj, 2026
Paketë ligjore për territorin, konfiskime dhe “listë të zezë” për ndërtuesit abuzivë

Paketë ligjore për territorin, konfiskime dhe “listë të zezë” për ndërtuesit abuzivë

9 Shtator, 2025
Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë rrezik më të ulët për demencë

Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë rrezik më të ulët për demencë

20 Nëntor, 2025

Të Fundit

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

19 Tetor, 2026
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
Sekreti për t’i bërë kolegët të thonë “Po” kur u kërkoni diçka

Sekreti për t’i bërë kolegët të thonë “Po” kur u kërkoni diçka

19 Tetor, 2026
Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit

Kina po shtrëngon shpenzimet, në vështirësi markat europiane të luksit

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr