• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Biznesmeni Luan Muça ka reaguar për herë të parë pas konfliktit me Vasil Bedinajn, duke paraqitur versionin e tij për përplasjen e lidhur me një pronë në Palasë. Muça deklaron se ka heshtur deri tani për shkak të pozitës në të cilën ndodhej, por se publiku duhet ta dëgjojë të vërtetën drejtpërdrejt prej tij.

Sipas Muçës, prej vitit 2019 ai ka blerë nga pronarë vendas rreth 97 mijë metra katrorë tokë në Palasë, duke pretenduar se një pjesë të madhe të sipërfaqes është detyruar ta blejë dy herë.

Më 15 korrik 2021, ai thotë se ka përfituar statusin e investitorit strategjik për një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA – Emre Arolat Architecture.

Në vitin 2022, Muça aplikoi për lejen e fazës së parë të ndërtimit të një hoteli me pesë yje dhe markë ndërkombëtare mbi një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë. Leja u zbardh në vitin 2024, kur nisën edhe punimet, ndërsa po atë vit u bë aplikimi për fazën e dytë të projektit.

Biznesmeni pretendon se më vonë zbuloi rastësisht në rrjetet sociale se mbi tokën e blerë prej tij ishte dhënë një tjetër leje dhe se kishin nisur të reklamoheshin për shitje apartamente dhe vila.

Pas kësaj, Muça iu drejtua Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, e cila, sipas tij, e informoi se do të verifikonte dokumentet dhe nuk do ta zbardhte lejen deri në përfundimin e procesit.

Muça deklaron se rreth një orë më vonë u telefonua nga Vasil Bedinaj, i cili i kërkoi të mos i paraqiste në AZHT pretendimet mbi pronën. Palët ranë dakord të takoheshin në hotelin e Bedinajt në Orikum.

Sipas Muçës, Bedinajn e kishte njohur rreth një vit më parë, kur ky i fundit ishte paraqitur në kantierin e tij në Palasë për pretendime që lidheshin me kufirin e pronës, i shoqëruar, siç pretendon ai, nga disa persona të armatosur.

Muça thotë se shkoi në Orikum i shoqëruar nga familjarët, por takimi u tensionua sapo nisi diskutimi për pronën. Ai pretendon se Bedinaj e shau dhe e ofendoi, ndërsa më pas thirri persona të armatosur të vendosur në pjesë të ndryshme të biznesit.

“Kam kuptuar se z. Bedinaj nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës. Për këtë arsye jam ngritur dhe kam ikur”, deklaron Muça.

Ai ngre pretendimin se, teksa largohej, njerëzit e thirrur nga Bedinaj qëlluan me armë ndaj tij dhe personave që e shoqëronin. Muça i kërkon Policisë së Shtetit zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e plotë të personave që hapën zjarr.

Biznesmeni akuzon gjithashtu Bedinajn se shpërndau në media lajme të rreme, sipas të cilave Muça i kishte vendosur gjobë, si dhe pamje të përzgjedhura nga kamerat e sigurisë.

Muça shprehet i habitur që Policia e Shtetit e mbajti të ndaluar për 72 orë nën akuzën e gjobëvënies ndaj Bedinajt, duke e cilësuar këtë version një “fantazi dashakeqe”.

Në reagim, ai thekson se është krijues dhe drejtues i një grupi kompanish që operojnë në katër kontinente, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë, Italinë, Senegalin, Tunizinë, Egjiptin dhe vendet e Ballkanit, me qarkullim vjetor multimilionësh.

Muça e mbyll deklaratën duke sulmuar ashpër Bedinajn dhe duke e cilësuar pretendimin për gjobëvënie si një histori të ngritur nga persona që kërkojnë të përfitojnë nga pronat e të tjerëve. Ai deklaron se është i gatshëm t’u vërë në dispozicion mediave dhe opinionit publik çdo dokument që lidhet me pretendimet e tij.

REAGIMI I PLOTË I MUÇËS

Pershendetje,

Ne lidhje me ngjarjen e fundit ku kam qene i perfshire dua te jap kete deklarate per mediat.

Kam heshtur deri tani, sepse në pozitën ku kam qenë e kam pasur të pamundur të flas dhe mendoj se publiku ka të drejtën ta dëgjojë të vërtetën drejtpërdrejt nga unë.

Që prej vitit 2019, kam vendosur të ndërmarr një investim në zonën e Palasës. Gjatë kësaj kohe, kam blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Jam detyruar që, gjatë kësaj periudhe, pjesën më të madhe të tokës ta blej edhe nga dy herë.

Më datë 15.07.2021, kam aplikuar dhe kam marrë statusin e investitorit strategjik, mbështetur mbi një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA (Emre Arolat Architecture).

Në vitin 2022, mbi një pjesë të kësaj sipërfaqeje (26.000 m²), kam aplikuar për lejen e fazës së parë të ndërtimit të një hoteli me brand ndërkombëtar, me 5 yje.

Në vitin 2024, kam zbardhur lejen dhe kam filluar punimet për ndërtimin e këtij hoteli me brand ndërkombëtar.

Po në vitin 2024, kam bërë aplikim për fazën e dytë të këtij projekti.

Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit, sipas masterplanit të EEA Studio. Madje, po reklamohej për shitjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme.

Pas kësaj, i jam drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Pas komunikimit që pata, më njoftuan se do të verifikoheshin të gjitha dokumentet e palëve dhe se, deri në momentin e përfundimit të verifikimit të dokumenteve, nuk do të kishte zbardhje të lejes së ndërtimit.

Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time. Gjatë kësaj telefonate, u vendos që të takoheshim në Orikum, te hoteli i z. Bedinaj, për të diskutuar rreth kësaj situate. (Z. Bedinaj e kam njohur rreth një vit më parë, pasi ishte paraqitur në kantierin ku unë po ndërtoj në Palasë, duke kërkuar takim me mua në lidhje me disa pretendime që kishte për kufirin e pronës. Kur shkova atje, z. Bedinaj nuk ishte vetëm, por ishte i shoqëruar nga një numër i madh njerëzish të armatosur.)

Kështu, i shoqëruar nga familjarë të mi, kam shkuar, me ftesën e tij, në ambientet e biznesit të tij.

Pasi jemi takuar në Orikum dhe jemi ulur në tavolinë, sapo kam nisur t’i shpjegoj pretendimet e mia, z. Bedinaj e ka tensionuar situatën me pretendimet e veta, duke sharë dhe ofenduar.

Edhe pse nga kamerat që z. Bedinaj i ka servirur opinionit publik kjo nuk duket qartë, në këtë moment ai thirri njerëz të armatosur, të cilët ishin të pozicionuar në vende të ndryshme të ambienteve të tij.

Në këtë moment, situata ka degraduar dhe unë kam kuptuar se z. Bedinaj nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës. Për këtë arsye, jam ngritur dhe kam ikur.

Duke dalë nga ambientet e z. Bedinaj, njerëzit që ai thirri qëlluan me armë ndaj nesh. Për sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e plotë të grupit të qitësve.

Jam çuditur shumë që, gjatë kësaj situate, z. Bedinaj kishte qetësinë dhe përkujdesjen që, në të gjitha mediat mbi të cilat kishte ndikim, të shpërndante lajme të rreme, sipas të cilave unë i kisha vendosur gjobë, si dhe të shpërndante pamjet filmike nga këndet që ai dëshironte.

Kam mësuar këto ditë se nuk është hera e parë që z. Bedinaj manipulon opinionin publik për përplasjet e tij. Këtë gjë ka tentuar ta bëjë edhe në rastin tim.

Çuditërisht dhe paradoksalisht, të vetmit që e kanë besuar këtë gjë kanë qenë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët më kanë mbajtur të ndaluar për 72 ore me akuzën e gjobëvënies ndaj z. Bedinaj.

Unë nuk mund të flas për veten time, pasi nuk e kam bërë kurrë më parë, sepse kam besuar se për njerëzit flasin punët dhe veprat e tyre.

Besoj se opinioni publik është i njohur me punët, brandet dhe kompanitë që kemi krijuar brenda dhe jashtë vendit.

Modestisht, mund të them se jam krijues dhe zhvillues i një konglomerati kompanish që operojnë në 4 kontinente, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë, si dhe vende si Italia,Senegali, Tunizia, Egjipti dhe, sigurisht, Ballkani, me një qarkullim vjetor multimilionësh.

Në këtë kontekst, fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen.

Në fund, jam i gatshëm t’i vendos në dispozicion opinionit publik dhe mediave çdo dokument për të cilin kam shkruar në këtë reagim.

Luan Muca
CEO & Founder

Etiketat: luan mucavasil bedinaj
Artikulli para

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

Artikulli pas

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal
Ekonomi

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik
Ekonomi

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

7 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
SHBA-ja hedh në treg rezervat strategjike të naftës për të mbajtur çmimet nën kontroll
Ekonomi

Operatorët parashikojnë një shtrenjtim tjetër të naftës pas rezervës së sigurisë, sa do të jetë çmimi

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fëmija juaj rri vetëm? Studimi i ri zbulon pse nuk duhet të shqetësoheni
Shëndet

Fëmija juaj rri vetëm? Studimi i ri zbulon pse nuk duhet të shqetësoheni

Nga Editor
12 Gusht, 2026
0

Fëmija që gjatë pushimit të shkollës merret i lumtur me aktivitetet e veta, pa u përfshirë në lojërat e të...

Lexo të plotë
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

Negociimi gjatë shitjes, deri sa % mund ta ulni çmimin e një apartamenti në Tiranë

18 Shtator, 2026
Ulje drastike e tarifave, çfarë përmban marrëveshja tregtare BE-Indi në kulmin e tensioneve me SHBA-në

Ulje drastike e tarifave, çfarë përmban marrëveshja tregtare BE-Indi në kulmin e tensioneve me SHBA-në

28 Janar, 2026
Kryeministri i vendit, i pikëlluar për lotët e Mirlindës, por jo për kalërimin që ajo i bëri taksave të shqiptarëve

FAKTET/ Mirlinda Karçanaj ka 4 apartamente dhe nuk jeton me qira siç tha Rama

19 Mars, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

SKEMA/ Zgjatet mosha e pensionit për gratë, ndryshime dhe për burrat në 2026

3 Janar, 2026

Të Fundit

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr