• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ngërçi me pagat, punonjësit e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës bojkotojnë punën

Editor Nga Editor
8 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
Ngërçi me pagat, punonjësit e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës bojkotojnë punën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë edhe bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit dhe sekretarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë ndërprerë shërbimet, duke kërkuar sqarime për vonesën e pagave të muajit gusht dhe për të ardhmen e tyre.

Administrata ka njoftuar kryetarin e Gjykatës për bojkotin, ndërsa punonjësve u është komunikuar se një qëndrim zyrtar pritet pas mbledhjes së kryetarëve të të gjitha gjykatave, e planifikuar për orën 15:00 në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, situata e pagave të bllokuara ka vënë në lëvizje edhe drejtuesit e prokurorive. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka thirrur në takim drejtuesit e prokurorive të rretheve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë. Në takim janë ftuar edhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Ngërçi u krijua pasi Kuvendi nuk miratoi brenda afatit të 31 korrikut formulën e re të pagave të magjistratëve, sipas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të këtij afati, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe KLP argumentuan se ishin të detyruar të zbatonin vetë vendimin e Kushtetueses. Për këtë arsye, ata përcaktuan pagën e re referuese në 222 mijë e 425 lekë, nga 156 mijë e 800 lekë që ishte më parë, ndërsa mbi këtë shumë aplikohet edhe shtesa prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit.

Por Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat e përllogaritura mbi bazën e rritjes së re. Ministria argumentoi se përcaktimi i formulës së pagave është kompetencë e Kuvendit dhe kërkoi që listëpagesat të ridërgoheshin sipas metodologjisë së mëparshme.

Për pasojë, pa pagat e muajit gusht kanë mbetur jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe punonjësit e administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se “dera e Thesarit të Shtetit”, ku kanë mbetur të bllokuara pagat e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të hapet me forcë.

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka paralajmëruar se ngërçi pritet të zgjidhet në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Artikulli para

Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

Artikulli pas

Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, nga parkimi te muzeu, projekti 21 mln euro i FSHZH

Editor

Editor

Nga Kategoria

Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

23 Tetor, 2026
Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas
Aktualitet

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët
Aktualitet

E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët

23 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Aktualitet

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, nga parkimi te muzeu, projekti 21 mln euro i FSHZH

Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, nga parkimi te muzeu, projekti 21 mln euro i FSHZH

Të Përzgjedhura

József Váradi dhe Michael Delehant , drejtues te Wizz Air
Aktualitet

FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

Nga SkyWeb
22 Prill, 2025
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është i mbushur në çdo orë duke kapur një rekord prej 187 fluturimesh në ditë...

Lexo të plotë
Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë

Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë

11 Nëntor, 2025
VIDEO/ “Betoni dhe korrupsioni ose njerëzit e ndershëm”, Flor Binaj thirrje qytetarëve të Tiranës

VIDEO/ “Betoni dhe korrupsioni ose njerëzit e ndershëm”, Flor Binaj thirrje qytetarëve të Tiranës

16 Tetor, 2025
RyanAir bëhet gati për skenarin e frikshëm, disa kompani nuk do t’ia dalin deri në dimër

RyanAir bëhet gati për skenarin e frikshëm, disa kompani nuk do t’ia dalin deri në dimër

18 Maj, 2026
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

Tatimet do të monitorojnë në kohë reale të gjitha transaksionet në kriptomonedha

19 Korrik, 2026

Të Fundit

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

23 Tetor, 2026
Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr