• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Parlamenti miraton në seancë maratonë Buxhetin 2026 dhe Paqen Fiskale, PS nuk pranon sugjerimet e Braçes, bizneset të lira të ndryshojnë bilancet

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Buxheti dhe paketa fiskale në Kuvend, 8.9 miliardë euro për 2026, në fokus rivlerësimi dhe paqja fiskale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas një muaji diskutimesh në komisionet parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë miratoi pas mesnatës së kësaj të premteje buxhetin e vitit 2026. Projektbuxheti u votua me 81 vota pro dhe 16 kundër, ndërsa të gjitha amendimet e propozuara nga deputetët e opozitës për shtesa buxhetore u rrëzuan.

Sipas Ministrit të Ekonomisë, kërkesat për ndryshime në buxhet kapnin vlerën e 278.9 miliardë lekëve, një shumë që sipas tij tejkalonte edhe 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe do të cenonte konsolidimin fiskal.

Të vetmet ndryshime të pranuara ishin ato të kërkuara nga vetë institucionet gjatë shqyrtimit në komisione. Në total, 12 institucione përfituan 504.9 milionë lekë shtesë, ku pjesa më e madhe shkoi për institucionet e drejtësisë.

Buxheti i vitit 2026 parashikohet të arrijë në rreth 886.7 miliardë lekë ose 8.8 miliardë euro. Fondet do të përdoren për shërbimet shëndetësore, pagat, skemat e mbështetjes për familjet në nevojë, pensionet, arsimin, punësimin, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe sigurinë, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s.

Në projektbuxhet është përfshirë edhe formula e re e rritjes së pensioneve, e cila parashikon bonuse të përmuajshme. Për këtë qëllim, fondi për bonuset në vitin 2026 do të jetë 100 milionë euro, ndërsa për indeksimin e pensioneve janë planifikuar 16.5 milionë euro.

Buxheti mbështet gjithashtu rritjen e pagës minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, si dhe indeksimin me 2.5 për qind të pagave të administratës publike, që do të nisë nga 1 janari. Investimet publike për vitin e ardhshëm janë planifikuar të arrijnë në rreth 1.8 miliardë euro, nga 1.6 miliardë euro që ishin parashikuar për këtë vit.

Në sektorin e shëndetësisë, 13.5 miliardë lekë do të shkojnë për kompensimin e medikamenteve, ndërsa 1.5 miliardë lekë janë parashikuar për barnat onkologjike. Të ardhurat buxhetore për vitin 2026 pritet të arrijnë në rreth 8.2 miliardë euro, nga 7.7 miliardë euro aktualisht, rritje që sipas qeverisë do të mbështetet nga zhvillimi ekonomik, turizmi dhe përmirësimi i administrimit fiskal.

Borxhi publik për vitin e ardhshëm parashikohet të arrijë në 14.9 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro që pritet të jetë në fund të këtij viti. Rritja ekonomike është planifikuar në nivelin 4 për qind, e mbështetur kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi.

Sa i përket shpërndarjes së fondeve, buxhetin më të madh vijon ta ketë Ministria e Shëndetësisë me 82.2 miliardë lekë. Pas saj renditet Ministria e Infrastrukturës me 77.2 miliardë lekë, ku mbi 35 miliardë lekë do të përdoren për transportin rrugor. Ministria e Arsimit do të ketë një buxhet prej 64.8 miliardë lekësh për financimin e të gjitha hallkave të arsimit, përfshirë tekstet dhe transportin falas. Në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s, Ministria e Mbrojtjes përfiton një rritje prej gati 10 miliardë lekësh, duke arritur në total 58.9 miliardë lekë. Ministria e Ekonomisë do të ketë 41.7 miliardë lekë, ndërsa Ministria e Brendshme 35.7 miliardë lekë. Ndërkohë, bujqësia vijon të mbetet një nga sektorët më pak të financuar, me 16.2 miliardë lekë në total, nga të cilat vetëm 7.6 miliardë lekë për skemat mbështetëse për fermerët.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për Marrëveshjen Fiskale” me 75 vota pro, 20 kundër dhe asnjë abstenim. Me propozim të Taulant Ballës, u hoq nga ligji ndryshimi që parashikonte detyrimin për verifikimin e burimit të fondeve dhe pronarit përfitues për bizneset që do të përfitojnë nga paqja fiskale, ndryshim i cili ishte miratuar më herët në Komisionin e Ekonomisë.

Projektligji parashikon një marrëveshje mes bizneseve të mëdha dhe administratës tatimore për të negociuar fitimin. Mbi fitimin e deklaruar në vitin aktual, do të shtohet një marzh prej 18 për qind në vitin 2026, ndërsa çdo fitim mbi këtë prag do të tatohet me 5 për qind.

Deputeti Erion Braçe kërkoi në Kuvend që bizneset të detyrohen të justifikojnë burimin e parave për të shmangur pastrimin e parave, por edhe ky propozim u rrëzua. Po ashtu, u hodh poshtë edhe kërkesa për përjashtimin nga paqja fiskale të kompanive që kanë përfituar koncesione apo partneritete publike private.

Partia Demokratike kundërshtoi ligjin, duke e cilësuar atë si antikushtetues dhe si një mekanizëm që cenon barazinë përpara ligjit, konkurrencën dhe hap rrugë për pastrimin e parave. Deputetja Jorida Tabaku paralajmëroi se ligji do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas ligjit, bizneset që hyjnë në marrëveshje kanë të drejtë të korrigjojnë pasqyrat financiare të pesë viteve të mëparshme deri në 30 për qind, ndërsa kjo pjesë do të tatohet me vetëm 5 për qind.

Kuvendi miratoi gjithashtu edhe ligjin “Për fshirjen e detyrimeve” me 73 vota pro dhe 14 kundër. Ligji parashikon fshirjen automatike të detyrimeve të krijuara deri më 31 dhjetor 2014, me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Sipas të dhënave zyrtare, nga kjo nismë preken rreth 2 miliardë euro detyrime, nga të cilat 1 miliard euro borxhe që falen automatikisht për shkak të vjetërsisë mbi 10 vjet. Detyrimet doganore dhe tatimore të krijuara nga viti 2015 deri në 2024 do të lehtësohen vetëm nëse paguhen detyrimet përkatëse. /skyweb.al

Artikulli para

Endrit Shabani zgjidhet Avokati i Popullit

Artikulli pas

Refleksion rreth romanit “Balada e poetit dhe piratit” të Bashkim Hoxhës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Refleksion rreth romanit “Balada e poetit dhe piratit” të Bashkim Hoxhës

Refleksion rreth romanit “Balada e poetit dhe piratit” të Bashkim Hoxhës

Të Përzgjedhura

Senatorë amerikanë kërkojnë hetim mbi reklamat mashtruese në Facebook e Instagram
Aktualitet

Senatorë amerikanë kërkojnë hetim mbi reklamat mashtruese në Facebook e Instagram

Nga Editor
24 Nëntor, 2025
0

Dy senatorë amerikanë, Josh Hawley dhe Richard Blumenthal, i kanë kërkuar Komisionit Federal të Tregtisë (FTC) dhe Komisionit për Shkëmbime...

Lexo të plotë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

2 Tetor, 2026
Alarm nga moti i keq, mbyllen shkollat në Athinë

Alarm nga moti i keq, mbyllen shkollat në Athinë

20 Janar, 2026
Shqiptarët nuk janë të lumtur, renditen të parafundit në Europë: Shkak korrupsioni dhe mungesa e miqve

Eurostat thotë se mbi 1.8 mln shqiptarë kanë lënë vendin që prej 1990

15 Korrik, 2026
STUDIMI/ Duhen 7 herë pushime në vit për të na mbrojtur nga sëmundjet mendore

STUDIMI/ Duhen 7 herë pushime në vit për të na mbrojtur nga sëmundjet mendore

23 Prill, 2025

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr