• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 21 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Refleksion rreth romanit “Balada e poetit dhe piratit” të Bashkim Hoxhës

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Dhjetor, 2025
në OP-ED
A A
0
Refleksion rreth romanit “Balada e poetit dhe piratit” të Bashkim Hoxhës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agim Bajrami
Sido të vërtiten historitë, rrethanat nuk e ndryshojnë dot reflektimin e udhëtimit të brendshëm, të gjatë sa një udhëtim rreth botës, por që ndodh vetëm brenda bebes së syrit. Nuk di pse më mbeti në mënd ky pohim filozofik i Bashkim  HOXHES, ndërsa lexoja faqen e fundit të romanit të tij “Balada e piratit dhe poetit”, edhe pse gjithë vepra e tij është e mbushur me pohime dhe postulate  të tilla filozofikë. Ndofta   nga natyra   refraktare e këtij pohimi, që mban mbi supet e saj veprimet dhe peshën e ngjarjeve të kësaj vepre, por edhe nga prirja e njohur e autorit, për të analizuar psikologjitë e njerëzve, që s’dijnë ç’të bëjnë me fatet e tyre, ndërsa  stuhia i ka përplasur në breg .

Ata dalin për të pritur të rejat që sjell deti, ende pa rënë këmbana, besojnë në një shpresë, që i’u shfaqet pa formë, urrejnë tik takun monoton të  sahatit të kohës  dhe mërmërisin fjalë mallkiml, për këmbanat që heshtin. është një lojë e heshtur me kohën dhe durimin, por edhe një rimodelim gradual i koncepteve të tyre për lirinë e munguar Edhe pse autori këmbëngul në titull se po  vizaton një pasazh nga historia e rrëmbimit të shkrimtarit dhe poetit të ardhshëm  spanjoll Miguel Servantes, i cili ka jetuar ca kohë si skllav në duart e piratëve të Ulqinit. në të vërtetë ky roman është një baladë epiko dramatike, për mënyrën e konceptimit të lirisë së munguar, shoqëruar me një buzëqeshje  alegorike. Një gjë e tillë e vendos këtë vepër mbi një metaforë destruktive Elementi bazë  i këtij destrukturimi   shfaqet që në linjat e para të veprës me syrin e prishur  të Xhemal Syçit njeriut, që ngjitet çdo mëngjes mbi majën e farit të vetëm të qytetit, nëpërmjet të cilit mundohet të shohë botën gjithë qyteti nënteksti Alegorik.

Një qytet i rrethuar nga deti dhe shkretëtira, që vuan nga mungesa e ngjarjeve,  duke kërkuar të shohë botën nëpërmjet syrit të prishur të një njeriu anormal, patjetër që është një qytet anormal.

Personazhet e këtij qyteti e kanë pranuar këtë peisazh të mërzitshëm, teksa hyjnë e dalin brenda njeri tjetrit, pa arritur  kurrë të jenë vetvetja Ebu Qerimi është njëri prej tyre   Edhe pse në pamje të parë ky pasha, të sugjestionon me ëmbëlsinë dhe rimën e poezive, filozofia e tij e pranimit pa kushte të fatit e bën atë një profil të nivelit të  ulët Ai nuk mund të krahasohet me pirat Arnautin.

Në çdo kënd që ta shohësh pirat  Arnauti është e kundërta e tij  Edhe pse vrazhdësia e tij të trëmb  , dhe të jep përshtypjen e zëdhënësit të një kohe të egër dhe pa logjikë, fizionomia e tij në vijim mbetet impresionuese është një portret tërësisht shqiptar, me pluse dhe minuse e një njeriu të shekullit të XVll, si shumë bashkëkohës të tij edhe ai ushtron profesionin e piratit, por kjo nuk e ka tharë shpirtin e tij Bashkëjeton me pengun e tij Majën, por nuk e trajton atë si peng, përkundrazi mund të sillet si me një kafshë me Migelin, por nuk e bën.

Dalja e tij nga guacka e profesionit në fund të veprës, nuk mund të konsiderohen rastësore. Ato i atribuohen jo vetëm bisedave çarmatosëse të Migelit, por edhe një kohe që lëviz me hapa të shpejtë dhe konceptet e skllavërisë fillon që t’i zhbëjë  pak nga pak .Ngjarjet në roman lëvizin me një ritëm të shpejtë.

Arratisja e Majës nga statusi i saj prej pengu është sinjali i parë. Sinjali i dytë është kundërshtia e Arnautit, për të pranuar florinjtë e lirimit të Migelit i gjithë romani  është një tekst kundërshtues i autoritetit të dhunës dhe skllavërisë , dhe i njerëzve që nuk pranojnë të bëjnë kompromise me fatin e tyre.

Sipas botëkuptimit  të  Migelit, ata nuk mund të durojnë përgjithmonë t’i udhëheq ai, por ta  udhëheqin ata atë,  sa nëpërmjet krijimit të ishujve të ëndrrës aq dhe nëpërmjet  përqafimit të filozofisë së lirisë .

Kështu kundërvëniet e heshtura të fillimit që ndodhin me drojë në vetëdijen e tyre, arrijnë të shndërrohen në arratisje dhe përplasje të fuqishme si promotor të filozofisë së  lirisë në këtë vepër, autori ka zgjedhur Migelin ndonëse profili i tij i jashtëm të krijon një ndjenjë mëshire, bota e tij është një vullkan idesh.

Ndaj s’ është rastësi që menjëherë pas  hyrjes së tij në skenë, romani pëson një përthyerje të beftë, dhe vizatimin e profilit të tij autori e realizon  me një  strukturë të tërë tekst orë.

Prania e tij   krijon një klimë të re dhe mbjell një rreze shprese mbi peisazhin. e ngrirë dhe pa shpresë të qytetit, Ai tenton ta largojë sa të mund kufijtë e shkretëtirës, në një vend, ku secili ishte mësuar të jetonte  jetën  dhe lirinë sipas logjikës së tij. Duke e nxjerrë këtë portret kornizat e vjetra  të vizatimi , autori jo vetëm e pasuron veprën me një atmosferë balaidike, por e mbush atë  me më shumë ngjyra dhe lëvizje të brendshme. Katarsisi që ndodh në psikologjinë e personazheve  është në një vijë të drejtë me idetë universale të autorit  rreth lirisë dhe raporteve të vështira të individit me të
Migelin me statusin e tij të poetit ravijëzon një   estetikë të re bukurie dhe gjykimi.

Për të ” poezia e jetuar është me më shumë vlerë, se shkrimi i shkruar në mëndje, dhe më e pagrisur, se sa të hidhet me germa të zeza, apo blu në letër  ”  Nuk mund të jetë poet, qoftë i keq apo i mirë, ai që fiton rrogën mbi vuajtjet dhe fatkeqësitë e tjetrit, në këto skena të egra që krijojnë ligjet dhe mbretërit”. Është ky botëkuptim dhe kjo forcë e brendshme, që e lejon atë të mbijetojë në një shoqëri jo humane, ku ligjin e bën forca dhe egërsia “dhe liria e njeriut mund të blihet vetëm me para. Narracioni i romanit edhe pse i shmang linjat lineare karakterizohet nga një ritëm i lartë edhe pse nuk mungojnë retrospektivat, ky ritëm shkon paralel me ritmin e ngjarjeve që zhvillohen në këtë qytet dhe në brendi të njerëzve të tij.

“Maja zbret shkallët me zhurmë. Ka disa baule të ngarkuara që i tërheq  dhe sapo del nga shtëpia, dy prej pushkatarve lënë pushkët mënjanë dhe ngarkojnë plakat te deveja”. Nëse do t’i bënim një analizë të përciptë këtij pasazhi, do të vëreni  ngutjen e gruas, për t’u larguar nga qelia e saj e pengut, por edhe vrasjen e  kodit të frikës. Mënyra se si autori arrin ta pasqyrojë këtë veprim është kaq e arrirë, por dhe kaq e natyrshme. Nga ana tjetër ai e përgatit lexuesin, se pas këtij veprimi, do të ketë një kundëreagim edhe më të fuqishëm. Meritë e veprës krahas shumë vlerave të tjera, qëndron në faktin se ajo  ka ditur të nënvizojë më së miri rolin negativ të shoqërive të mbyllura në dëm të individëve të tyre, gjithmonë  duke i vendosur pohimet  e saj përballë të  vërtetave  historike.

– Jeta e një njeriu mendon Migeli, në këto shoqëri, është një prozë e gjatë, nën ritmin e trokthit të një kali gërdallë, që e tërheq në rrugë të pluhurosur  e të panjohura ” Ose” Po ta marrësh seriozisht realitetin, nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të vrasësh veten Natyrisht të tilla pohime janë motivuese të për thyerjeve. dhe përmbysjeve të shumta që do të ndodhin në konstruktin qëndror, të romanit, ngritjes dhe uljes së personazheve të tij Autori operon mbi ndergjegjen e këtyre ulje ngritjeve, duke i’u dhënë  linjave narrative,  një  frymë të nderë, si dhe  një  tensioni të vazhdueshëm pritje. Eshtë një tension  me aftësi gërryese nga i cili kanë vuajtur jo vetëm heronjtë e kësaj vepre, por edhe vetë peisazhi ku vegjetojnë, apo lëvizin ata. Filloi me një rënie këmbane nga Xhemal Syçi. dhe e mbyll po me një të tillë,  sapo u largua  pengu i fundit  dhe kur lajmet me piratë dhe pengje njerëzore kishin reshtur përfundimisht. Romani të tërheq për stilin e gjallë të rrëfimit, forcën monologuese dhe energjinë që përhap, për  ndërthurjen e epikës me  të sotmen, por mbi të gjitha për natyrën e theksuar balaidike Kjo e bën atë më të veçantë dhe më interesant, si dhe një prurje me peshë në romanin tonë bashkëkohor.

Artikulli para

Parlamenti miraton në seancë maratonë Buxhetin 2026 dhe Paqen Fiskale, PS nuk pranon sugjerimet e Braçes, bizneset të lira të ndryshojnë bilancet

Artikulli pas

449 milionë euro, investimet e huaja direkte shënojnë rritje në tremujorin e tretë 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kush do të ndryshojë (marshin) i pari?
OP-ED

Kush do të ndryshojë (marshin) i pari?

16 Qershor, 2026
“Shembja” e kullave të ko*ainës! Goditjet e SPAK dhe një rrezik i madh në horizont
OP-ED

“Shembja” e kullave të ko*ainës! Goditjet e SPAK dhe një rrezik i madh në horizont

14 Qershor, 2026
SPAK shkallmon betonin e kokainës, “bosat” e goditur morën leje ndërtimi pafund
OP-ED

SPAK shkallmon betonin e kokainës, “bosat” e goditur morën leje ndërtimi pafund

12 Qershor, 2026
i tha “Ik!”, Rama sulmon Mustafa Nanon: E bëra ambasador, la detyrën dhe tani më tregon mua si të qeveris
OP-ED

Protesta, pse Rama po tall influencerët

10 Qershor, 2026
Zgjimi i Gen Z shqiptare
OP-ED

Zgjimi i Gen Z shqiptare

8 Qershor, 2026
Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane
Aktualitet

Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
449 milionë euro, investimet e huaja direkte shënojnë rritje në tremujorin e tretë 2025

449 milionë euro, investimet e huaja direkte shënojnë rritje në tremujorin e tretë 2025

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Doganat njoftojnë përpunimin e mallrave të importit në Bllatë dhe Kakavijë pas bllokimit të aksit Korçë-Librazhd
Ekonomi

Doganat njoftojnë përpunimin e mallrave të importit në Bllatë dhe Kakavijë pas bllokimit të aksit Korçë-Librazhd

Nga SkyWeb
24 Shkurt, 2026
0

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë masa emergjente për të garantuar vijimësinë e qarkullimit të mallrave pas bllokimit të...

Lexo të plotë
Duhet të mësoheni! Tani e tutje intervistat e punës do t’i bëni me robotë AI

Duhet të mësoheni! Tani e tutje intervistat e punës do t’i bëni me robotë AI

19 Shkurt, 2026
Vizioni ekstrem i CEO-s së Ryan Air: Një avion pa valixhe, pa debate dhe shërbim i automatizuar

Vizioni ekstrem i CEO-s së Ryan Air: Një avion pa valixhe, pa debate dhe shërbim i automatizuar

22 Janar, 2026
Park eolik në Tropojë, Balluku: Investim amerikan, nga më të mëdhenjtë në Evropë

Park eolik në Tropojë, Balluku: Investim amerikan, nga më të mëdhenjtë në Evropë

9 Shtator, 2025
E rëndë në Tiranë, zhduket ish-nëndrejtori i AKSHI Daniel Shima

E rëndë në Tiranë, zhduket ish-nëndrejtori i AKSHI Daniel Shima

20 Gusht, 2025

Të Fundit

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Do ta kalojmë natën në shesh

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë: Do ta kalojmë natën në shesh

20 Qershor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

TAKSAT/ Si do të paguajnë personat pa dokumente pronësie

20 Qershor, 2026
Dosja e SPAK, kompania me humbje që u kthye në ndërtuese të rezidencave luksoze në Hamallaj

Dosja e SPAK, kompania me humbje që u kthye në ndërtuese të rezidencave luksoze në Hamallaj

20 Qershor, 2026
Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?

Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?

20 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr