• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

449 milionë euro, investimet e huaja direkte shënojnë rritje në tremujorin e tretë 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
449 milionë euro, investimet e huaja direkte shënojnë rritje në tremujorin e tretë 2025
Share on FacebookShare on WhatsApp

Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri kanë vijuar rritjen e qëndrueshme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke dhënë sinjale pozitive për klimën e investimeve dhe interesin e kapitalit të huaj në sektorë kyç të ekonomisë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, fluksi hyrës i IHD-ve arriti në 449 milionë euro, me një rritje prej 10 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky nivel përfaqëson një nga shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë për një tremujor.

Rritja është mbështetur kryesisht nga zgjerimi i injektimit të kapitalit dhe fitimi i riinvestuar, të cilat së bashku kapën rreth 440 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se kompanitë e huaja jo vetëm që po hyjnë në tregun shqiptar, por po zgjedhin të zgjerojnë aktivitetin dhe të riinvestojnë fitimet brenda vendit.

Një kontribut shtesë prej 9 milionë eurosh erdhi nga marrëdhëniet e borxhit ndërmjet kompanive të lidhura, një tjetër formë e investimeve direkte që reflekton thellimin e lidhjeve financiare ndërmjet subjekteve të huaja dhe ekonomisë vendase.

Sa i përket shpërndarjes sektoriale, pasuritë e paluajtshme rezultuan sektori më i preferuar, duke tërhequr 31 për qind të totalit të investimeve.

Më pas renditen ndërmjetësimi financiar me 16 për qind, hidrokarburet me 6 për qind, energjetika me 5 për qind dhe komunikacioni me 4 për qind.

Paralelisht, është rritur edhe prania e kapitalit shqiptar jashtë vendit. Investimet e rezidentëve shqiptarë në tregje të huaja arritën në 72 milionë euro, me një rritje vjetore prej 24 për qind, duke reflektuar diversifikimin e bizneseve shqiptare dhe forcimin e kapaciteteve të tyre konkurruese.

Në total, investimet e huaja direkte kanë çuar në një zgjerim neto të detyrimeve të ekonomisë shqiptare me 377 milionë euro, duke përforcuar bazën e financimit afatgjatë.

Të dhënat konfirmojnë se Shqipëria mbetet një destinacion tërheqës për kapitalin e huaj dhe po ruan një ritëm pozitiv të integrimit me tregjet ndërkombëtare. /skyweb.al

Artikulli para

Refleksion rreth romanit “Balada e poetit dhe piratit” të Bashkim Hoxhës

Artikulli pas

Hapet në Dubai hoteli më i lartë në botë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Hapet në Dubai hoteli më i lartë në botë

Hapet në Dubai hoteli më i lartë në botë

Të Përzgjedhura

Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre
Ekonomi

Pse pronarët e apartamenteve jetojnë jashtë realitetit dhe i nxjerrin në treg me çmime të larta?!

Nga SkyWeb
20 Tetor, 2025
0

Tregu britanik i pasurive të paluajtshme po përjeton periudhën më të vështirë që prej vitit 2018, me gjithnjë e më...

Lexo të plotë
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

4 Qershor, 2026
Rekord, çaji i njohur japonez shitet mbi 6 mije euro kilogrami

Rekord, çaji i njohur japonez shitet mbi 6 mije euro kilogrami

20 Prill, 2026
Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan

Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan

15 Dhjetor, 2025
Shqiptarët mbeten të “lidhur” me rrjetet sociale, vazhdojnë të dominojnë komunikimin online

Shqiptarët mbeten të “lidhur” me rrjetet sociale, vazhdojnë të dominojnë komunikimin online

15 Qershor, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr