• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Hapet në Dubai hoteli më i lartë në botë

Editor Nga Editor
12 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
Hapet në Dubai hoteli më i lartë në botë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dubai ka shtuar një tjetër rekord në horizontin e tij, këtë herë pothuajse pa qëllim. Ciel Tower, hoteli më i lartë në botë, është hapur zyrtarisht duke u ngritur 377 metra mbi Dubai Marina. Lartësia e tij mbresëlënëse nuk ishte planifikuar; ajo u rrit natyrshëm teksa projektet u rishikuan dhe rindërtuan disa herë.

“E dinim që donim të krijonim diçka spektakolare,” thotë Rob Burns, CEO i zhvilluesit The First Group. “Por nuk kishim synim të ndërtonim hotelin më të lartë në botë.”

Edhe me këto përmasa rekord, arkitektët e Ciel u detyruan të mendonin me kursim hapësire. Kulla ngrihet nga një truall prej vetëm 3,600 metrash katrorë, pak më e vogël se një fushë futbolli profesionale. Një sipërfaqe modeste për standardet e Dubait. Edhe hyrja e hotelit është luksoze, por larg pritshmërive të një rekord-thyesi në këtë qytet: nuk ka sallone gjigante, statuja apo ujëvara. Në vend të tyre, gjen dritë të butë, linja të harkuara dhe një dizajn që reflekton qartë kufizimet e hapësirës.

“Ishte një projekt shumë sfidues,” thotë arkitekti Jan. “Pronës i mungon forma e rregullt dhe, për një kullë të kësaj madhësie, mund të kishte pasur më shumë hapësirë. Por gjithmonë them se puna më e mirë bëhet kur sfidat janë më të mëdha”, shkruan CNN.

Holli është kompakt sepse duhet të jetë i tillë; madhështia zbulohet ngadalë, kat pas kati, ndërsa ndërtesa fiton lartësi.

Edhe dhomat ndjekin të njëjtin koncept. Ato kanë linja të pastra, ngjyra neutrale dhe një estetikë elegante, jo aq të mëdha sa suitat e zakonshme të resorteve të Dubait. Por pamjet mahnitëse nga dyshemeja në tavan mbi Marina-n, Palm Jumeirah dhe Gjirin Arab e kompensojnë këtë. Me 1,004 dhoma në 82 kate, hoteli hyn në një treg tashmë tejet të mbushur, diçka që Burns e pranon: “Një mijë dhoma është padyshim një sfidë. E dinim këtë që në fillim,” thotë ai. Megjithatë, mbetet shumë optimist për tregun e mikpritjes dhe dallimet që i japin Ciel-it avantazh: “Pamjet 360 gradë, dhomat fantastike, shërbimet dhe ambientet.”

Në katet e sipërme zbulon elementin më karakteristik të kullës: një boshllëk vertikal që Jan e quan “syri i gjilpërës”. Ky element nuk është vetëm estetik — është thelbësor për funksionimin e ndërtesës.

Kullat super të larta si Ciel duhet të përballen me erën. Sa më shumë ngrihet ndërtesa, aq më të forta bëhen rrymat. Edhe në një ditë të qetë, era ndihet teksa kalon përmes hapësirës së hapur. “Nëse kërkon lartësinë, është e shkëlqyer,” shpjegon Jan. “Por duhet të mendosh si ta formësosh ndërtesën për të ulur ngarkesën e erës. Kjo hapje i lejon rrymat të kalojnë përmes kullës.” /Skyweb.al

Etiketat: dubaihotelme i larte
Artikulli para

449 milionë euro, investimet e huaja direkte shënojnë rritje në tremujorin e tretë 2025

Artikulli pas

Euro ruan stabilitetin, Dollari rritet, si mbyllet java për valutat kryesore

Editor

Editor

Nga Kategoria

Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit
Aktualitet

Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit

3 Nëntor, 2026
Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit
Aktualitet

Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit

3 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem
Aktualitet

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

3 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!
Aktualitet

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet
Aktualitet

Alarm për bombë në avionin e Wizz Air

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Euro ruan stabilitetin, Dollari rritet, si mbyllet java për valutat kryesore

Të Përzgjedhura

“Turi Çiklistik i Shqipërisë”, Policia e Shtetit publikon planin e masave: Rrugët që bllokohen në të gjithë vendin
Aktualitet

“Turi Çiklistik i Shqipërisë”, Policia e Shtetit publikon planin e masave: Rrugët që bllokohen në të gjithë vendin

Nga Editor
15 Maj, 2026
0

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar sportiv “Turi Çiklistik i Shqipërisë...

Lexo të plotë
LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet

LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet

19 Dhjetor, 2025
Anatomia e një zemërimi

VËZHGIMI/ Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë

10 Qershor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
VIDEO/ Si ndërtohet një hotel me 30 000 ton akull për të shkrirë disa muaj më vonë

VIDEO/ Si ndërtohet një hotel me 30 000 ton akull për të shkrirë disa muaj më vonë

8 Shkurt, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr