• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Barcode, si një ide e thjesht u bë themeli i tregtisë botërore

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
Barcode, si një ide e thjesht u bë themeli i tregtisë botërore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Duket si diçka e zakonshme dhe pa rëndësi, por Barcodi që gjendet në çdo produkt është një nga shpikjet më të rëndësishme në historinë e tregtisë. Pa të, mënyra si blejmë, shesim dhe shpërndajmë mallrat do të ishte shumë më e ngadaltë dhe më e kushtueshme.

Ideja për Barcode lindi në vitin 1948, kur një menaxher supermarketi kërkoi një mënyrë për të regjistruar automatikisht produktet në arkë, pa qenë nevoja që punonjësit të mbanin mend çmimet. Kjo ide u zhvillua nga studenti Norman Woodland dhe shoku i tij Bernard Silver, të cilët menduan të përdorin vija me trashësi të ndryshme për të përfaqësuar informacionin e produkteve.

Megjithëse patenta u regjistrua në vitin 1952, teknologjia e kohës nuk ishte gati për ta përdorur. Vetëm në vitet 1970, me zhvillimin e kompjuterëve dhe lazerëve, kodi me vija filloi të përdorej realisht. Produkti i parë që u skanua ishte një paketë çamçakëzi në një supermarket në SHBA, në vitin 1974.

Nga ai moment, gjithçka ndryshoi. Pagesat në kasa u bënë më të shpejta, gabimet u reduktuan dhe procesi i blerjes u thjeshtua ndjeshëm.

Por ndikimi më i madh ishte te bizneset.

Për herë të parë, kompanitë mund të dinin në kohë reale se cilat produkte po shiteshin dhe cilat jo. Kjo ndihmoi në organizimin më të mirë të magazinave, uljen e stokut të panevojshëm dhe rritjen e efikasitetit.

Kodi me vija bëri të mundur edhe ndjekjen e produkteve në çdo hap, nga fabrika deri te konsumatori. Kjo uli kostot, reduktoi humbjet dhe krijoi bazën për tregtinë globale siç e njohim sot.

Sot, teknologjia ka evoluar me kode QR dhe sisteme të tjera më të avancuara, por ideja bazë mbetet e njëjtë: çdo produkt ka një identitet unik që mund të lexohet nga makinat.

Edhe pse përdoret çdo ditë, Barcode mbetet një nga revolucionet më të padukshme. Pa të, tregtia moderne, logjistika dhe madje edhe blerjet online do të ishin shumë më të vështira dhe më të ngadalta. /skyweb.al

Etiketat: barcodetregti
Artikulli para

Projekt i ri digjital Shqipëri–Greqi: Marrëveshje për korridor të ri me fibra optike tokësore dhe nënujore

Artikulli pas

Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre

Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre

Të Përzgjedhura

AKSHI shpall super tenderin 16 milionë euro për kompjutera
Ekonomi

AKSHI shpall super tenderin e internetit, 5 milionë euro për institucionet e qeverisjes qendrore

Nga SkyWeb
22 Gusht, 2025
0

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI shpalli sot tenderin me vlerë mbi 5 milionë euro për shërbimin e internetit...

Lexo të plotë
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Suedia ngre alarmin: Nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

Suedia ngre alarmin: Nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

6 Dhjetor, 2025
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin

Rritja e TVSH-së në akomodim, Shoqata Shqiptare e Turizmit kundër: Rrezikohet konkurrueshmëria

28 Tetor, 2026
Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

13 Janar, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr