• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Tetor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Duart e zeza”, të cilave Edi Rama u ka faturuar dhunën e ditëve të fundit, tashmë kanë emra. Kryeministri drejtoi gishtin nga Rusia dhe Irani, duke i përfshirë në akuzat për ndikime të huaja pas protestave, krahas opozitës dhe grupeve ekstremiste.

Në komunikimin e mëngjesit të së dielës, Rama e vendosi veten në krye të një misioni për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Sipas argumentit të tij, largimi nga pushteti do të ndërpriste negociatat dhe do ta kthente vendin vite prapa.

Kështu, përballë kërkesave për dorëheqje, kryeministri e paraqiti qëndrimin e tij dhe të Partisë Socialiste në qeveri si garanci për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Nuk është pushteti im këtu në lojë, është tryeza e negociatave në BE dhe shqiptarët duhet ta mendojnë shumë qartë: duan këtë apo duan BE-në?”, deklaroi Rama.

Ai i cilësoi kundërshtarët “të paaftë”, “mediokër” e “ziliqarë”, duke i akuzuar se nxisin dhunë sepse nuk e mundin dot me zgjedhje.

Argumenti i tij ishte se negociatat kanë një kalendar deri në vitin 2027 dhe se një ndryshim qeverie do të kërkonte kohë të gjatë për të rifilluar punën. “Nuk ndodh të dorëzohet shteti përpara kësaj, se nuk e merr veten me vite”, tha ai.

Në këtë mënyrë, Rama e lidhi fatin e negociatave me fatin e qeverisë së tij, duke e paraqitur kërkesën për largim si rrezik për procesin e integrimit.

Akuzave për ndërhyrje të huaja u shtoi edhe pretendimin se dy ditë më parë ishte neutralizuar një dron me eksploziv, që synonte të godiste Kryeministrinë dhe t’i vinte zjarrin oborrit të brendshëm. Sipas tij, një plan i tillë nuk mund të vinte nga studentët, por nga një “dorë e huaj”.

Rama deklaroi gjithashtu se kishte kërkuar vetëpërmbajtje për të shmangur atë që e quajti “kurthi i dhunës që kërkon gjak”, duke sjellë në vëmendje katër protestuesit e vrarë më 21 janar.

Mesazhi politik i këtij komunikimi ishte i qartë: Rama e paraqet veten si njeriun që duhet të qëndrojë në pushtet për të përfunduar misionin evropian, ndërsa përpjekjet për ta larguar i lidh me kundërshtarë të brendshëm dhe interesa të huaja.

Artikulli para

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

Artikulli pas

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi
Aktualitet

17 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta
Aktualitet

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?
Aktualitet

Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

17 Tetor, 2026
Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri
Ekonomi

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

Të Përzgjedhura

Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026
Aktualitet

Ndihmon por nuk zëvendëson mësuesin! Ministria e Arsimit publikon udhëzimet për përdorimin e AI-së në shkolla

Nga SkyWeb
8 Shtator, 2026
0

Ministria e Arsimit ka hartuar një udhëzues për përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla, përmes mjeteve si ChatGPT, Gemini dhe...

Lexo të plotë
Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

2 Shtator, 2026
Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh me trurin nëse lexoni

Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh me trurin nëse lexoni

20 Mars, 2026
Kolegjet e Bashkuara sabotojnë SPAK-un për zyrtarët e korruptuar: Vërtetoni pse duhet burgosur!

Kolegjet e Bashkuara sabotojnë SPAK-un për zyrtarët e korruptuar: Vërtetoni pse duhet burgosur!

4 Maj, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026

Të Fundit

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

18 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

18 Tetor, 2026
Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr