• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas 12 vitesh në krye të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se Ministria e Punëve të Jashtme përbën një dështim të madh institucional. Deklarata u bë gjatë një fjalimi të gjatë pas mbledhjes së grupit parlamentar të mazhorancës.

Rama tha se Ministria e Jashtme nuk është në funksion të sfidave aktuale dhe se, sipas tij, ky institucion nuk ka kaluar asnjëherë një reformë të vërtetë. Ai pranoi se edhe ndryshimet ligjore të ndërmarra ndër vite nuk kanë prodhuar ndryshim real, por kanë qenë thjesht ndërhyrje sipërfaqësore.

“Sipas meje, Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe ligji që bëmë nuk ishte reformë, ishte makiazh”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se ligji duhet të shërbejë si instrument për hapjen e rrugës drejt reformës së vërtetë dhe për futjen e “ajrit të pastër” në institucion. Ai nënvizoi se Shqipëria ka një diasporë të madhe dhe të kualifikuar, e cila sipas tij nuk është përfshirë si duhet në sistemin diplomatik.

Rama u shpreh gjithashtu se diaspora përbën një pjesë të rëndësishme të elektoratit, ndërsa kritikoi mënyrën se si janë administruar gradat dhe karrierat brenda diplomacisë shqiptare.

“Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur aty është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, tha Rama, duke e përshkruar institucionin si të zbrazët dhe pa funksion real.

Deklaratat e kryeministrit hapin një debat të ri mbi përgjegjësinë politike për gjendjen e diplomacisë shqiptare dhe nevojën për një reformë të thellë institucionale, pas më shumë se një dekade qeverisjeje nga e njëjta mazhorancë./skyweb.al

Artikulli para

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 100: Ta diskutojmë!

Artikulli pas

RTSH-ja e papërgatitur për epokën digjitale?!… Çfarë thotë raporti i NarativAI?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
RTSH-ja e papërgatitur për epokën digjitale?!… Çfarë thotë raporti i NarativAI?

RTSH-ja e papërgatitur për epokën digjitale?!... Çfarë thotë raporti i NarativAI?

Të Përzgjedhura

Sot nis viti i ri akademik, Presidenti Begaj uron studentët: Universitetet formojnë profesionistët dhe qytetarët që ndërtojnë të ardhmen e vendit
Aktualitet

Sot nis viti i ri akademik, Presidenti Begaj uron studentët: Universitetet formojnë profesionistët dhe qytetarët që ndërtojnë të ardhmen e vendit

Nga SkyWeb
5 Tetor, 2026
0

  Presidenti Bajram Begaj ka uruar studentët dhe pedagogët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, duke e...

Lexo të plotë
Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

7 Shtator, 2026
Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

24 Qershor, 2025
Mbi 74 mijë mjete të regjistruara në 9 muaj, shqiptarët po preferojnë makinat e reja

Mbi 74 mijë mjete të regjistruara në 9 muaj, shqiptarët po preferojnë makinat e reja

13 Tetor, 2025
Shefi i Anthropic, Dario Amodei: Pse duhet të kontrollojmë tani ritmin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale ose rrezikojmë katastrofën

Shefi i Anthropic, Dario Amodei: Pse duhet të kontrollojmë tani ritmin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale ose rrezikojmë katastrofën

13 Shtator, 2026

Të Fundit

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

22 Tetor, 2026
Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr