• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pesë familje padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga sfidat e rrezikshme

Editor Nga Editor
16 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
Pesë familje padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga sfidat e rrezikshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pesë familje në Mbretërinë e Bashkuar pretendojnë se fëmijët e tyre humbën jetën pasi tentuan të realizonin të ashtuquajturën “blackout challenge”, një sfidë jashtëzakonisht e rrezikshme që qarkullon prej vitesh në internet dhe që është ndaluar nga platformat kryesore të rrjeteve sociale, përfshirë TikTok-un.

Prindërit kanë ngritur padi në Shtetet e Bashkuara kundër TikTok-ut, me qëllim që të zbardhin rrethanat e orëve të fundit të jetës së fëmijëve të tyre dhe të përcaktojnë nëse platforma mban përgjegjësi për ekspozimin e tyre ndaj kësaj përmbajtjeje.

Sipas Sky News, bëhet fjalë për pesë të mitur të moshës 12 deri në 14 vjeç, të cilët u gjetën pa ndjenja në incidente të ndara brenda disa muajve. Familjet besojnë se fëmijët po përpiqeshin të imitonin “blackout challenge”, një praktikë që përfshin ndërprerjen e frymëmarrjes dhe që mund të shkaktojë dëmtime të rënda në tru ose vdekje.

Një nga viktimat ishte 13-vjeçarja Maya, vajza e Liam Walsh, e cila u gjet pa ndjenja tre vjet më parë. Më herët, më 9 dhjetor 2021, humbi jetën 12-vjeçari Noah Gordon, i gjetur nga vëllai i tij në dhomën e gjumit. Pavarësisht përpjekjeve të nënës së tij, Louise Gordon, dhe motrës, ai nuk arriti të mbijetojë. Nëna e Noah tregoi se fillimisht kishte kontrolluar telefonin e tij për mesazhe nga shkolla apo shenja bullizmi, pa menduar të shqyrtonte përmbajtjen e rrjeteve sociale.

Më pas u regjistruan edhe tre raste të tjera. 14-vjeçari Jules u gjet pa ndjenja nga nëna e tij, Ellen Roome, rreth një orë pasi kishte përcjellë shokët e tij nga shtëpia. Ndërkohë, 12-vjeçari Archie kishte planifikuar të shkonte në kinema me nënën e tij, Holly Dance, por ajo përfundoi duke telefonuar numrin e emergjencës 999 në një thirrje që zgjati katër minuta e 23 sekonda. Archie qëndroi për katër muaj në aparate të mbështetjes së jetës, përpara se të ndërronte jetë.

Rasti i pestë ishte ai i 13-vjeçarit Isaac, i cili u gjet pa ndjenja nga nëna e tij, Lisa Kenevan. Gjatë hetimeve, policia sekuestroi pajisjet e tij elektronike dhe gjeti video, që dyshohet se ishin regjistruar përmes TikTok-ut por jo të publikuara, ku Isaac shfaqej duke treguar qafën dhe duke qeshur.

Prindërit besojnë se fëmijët e tyre janë ekspozuar ndaj “blackout challenge” përmes TikTok-ut, edhe pse pranojnë se nuk kanë prova të drejtpërdrejta. Nga ana e saj, kompania ka deklaruar se të dhënat mbi përmbajtjen e ndjekur nga përdoruesit e mitur mund të jenë fshirë në përputhje me rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale.

TikTok ka theksuar se kjo sfidë nuk ka qenë kurrë trend në platformë dhe se është ndaluar që nga viti 2020. Kompania pretendon gjithashtu se heq 99% të përmbajtjes që shkel rregullat e saj përpara se ajo të raportohet.

Seanca e parë gjyqësore pritet të mbahet të premten, ndërsa TikTok pritet të kërkojë rrëzimin e padisë, duke argumentuar se ajo është ngritur në juridiksion të gabuar, pasi incidentet kanë ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar.

Familjet shprehen se kërkimi i vazhdueshëm për të vërtetën ka penguar procesin e tyre të zisë. Sipas tyre, pasiguria mbi rrethanat e vdekjes së fëmijëve e bën të pamundur qetësimin emocional dhe pranimin e humbjes.

Në një deklaratë për Sky News, TikTok shprehu ngushëllimet për familjet dhe ritheksoi se ndalon rreptësisht çdo përmbajtje që promovon ose inkurajon sjellje të rrezikshme, duke theksuar se disponon sisteme automatike dhe ekipe të specializuara për identifikimin dhe heqjen e menjëhershme të saj.

Procesi gjyqësor pritet të përcaktojë nëse dhe në çfarë mase platforma mban përgjegjësi për ekspozimin e të miturve ndaj sfidave të rrezikshme online.

Etiketat: tik tok
Artikulli para

RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike

Artikulli pas

Pse nuk duhet të flini me dritë ndezur?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pse nuk duhet të flini me dritë ndezur?

Pse nuk duhet të flini me dritë ndezur?

Të Përzgjedhura

Deri ku duhet të shkojë mikpritja? VIDEOJA virale që ka shkaktuar debat mbi shërbimin ndaj klientëve në hotele
Kryesore

Deri ku duhet të shkojë mikpritja? VIDEOJA virale që ka shkaktuar debat mbi shërbimin ndaj klientëve në hotele

Nga SkyWeb
19 Korrik, 2026
0

Një video e filmuar në ishullin Paros të Greqisë është bërë virale në rrjetet sociale, duke ndezur debat mbi kufijtë...

Lexo të plotë
Trump “hakmerret” me Macon, kërcënon vendosjen e tarifës 200% për verën dhe shampanjën franceze

Trump “hakmerret” me Macon, kërcënon vendosjen e tarifës 200% për verën dhe shampanjën franceze

20 Janar, 2026
Si po i rekruton Rusia adoleshentet ukrainas për sabotime ndaj vendit të tyre përmes rrjeteve sociale?

Si po i rekruton Rusia adoleshentet ukrainas për sabotime ndaj vendit të tyre përmes rrjeteve sociale?

20 Nëntor, 2025
Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t, jam edhe te bastet

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t, jam edhe te bastet

29 Mars, 2026
Këto janë aeroportet më të rrezikshme në botë

Këto janë aeroportet më të rrezikshme në botë

22 Shtator, 2025

Të Fundit

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr