• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Sesioni i ri Parlamentar, Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: Fokus te integrimi europian, drejtësia dhe zgjedhjet

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
Sesioni i ri Parlamentar, Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: Fokus te integrimi europian, drejtësia dhe zgjedhjet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u është drejtuar deputetëve me një mesazh në çelje të sesionit të ri parlamentar, duke theksuar se Kuvendi nis punën në sesionin e dytë të legjislaturës së njëmbëdhjetë me një agjendë të ngjeshur reformash dhe me sfida të rëndësishme për vendin.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj vë theksin te nevoja për vullnet politik dhe vetëdije të lartë shtetformuese, në mënyrë që çdo nismë ligjore t’i shërbejë drejtpërdrejt forcimit të shtetit të së drejtës, mirëqenies së qytetarëve dhe objektivit strategjik të Shqipërisë, anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidenti thekson se përafrimi i legjislacionit dhe përmbushja e agjendës europiane duhet të jenë prioritet absolut dhe nuk mund të zëvendësohen nga interesa të tjera politike.

Sipas tij, procesi parlamentar nuk mund të prodhojë rezultate nëse vëmendja shpërqendrohet, bashkëpunimi ngec dhe debati humbet fokusin nga interesi kombëtar.

Begaj nënvizon se në rrugën drejt Bashkimit Evropian vendi nuk ka kohë për të humbur dhe as energji për të shpërdoruar.

Presidenti shprehet se qytetarët presin nga Kuvendi më pak konflikt dhe më shumë zgjidhje konkrete, ligje cilësore, mbikëqyrje reale të qeverisjes dhe një debat politik të ndershëm, duke theksuar se demokracia nuk mund të funksionojë pa ekuilibër dhe respekt reciprok mes institucioneve.

Duke u ndalur te reforma në drejtësi, Presidenti Begaj kujton se ajo nisi si një emergjencë kombëtare dhe u mbështet gjerësisht nga qytetarët për ndërtimin e një drejtësie të pavarur dhe profesionale.

Ai thekson se politika duhet të konfirmojë mbështetjen për drejtësinë dhe të tregojë pjekuri institucionale kur ajo vepron kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një tjetër çështje kyçe e këtij sesioni parlamentar, sipas Presidentit, është reforma zgjedhore.

Ai vë në dukje se rekomandimet e OSBE ODIHR kanë identifikuar problematika thelbësore që nuk mund të mbeten pa u adresuar dhe se kuadri ligjor zgjedhor duhet t’i nënshtrohet një reformimi tërësor, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Begaj paralajmëron se vonesat në ndryshimet e legjislacionit zgjedhor përbëjnë rrezik serioz për standardin e zgjedhjeve.
Në mesazh përfshihet edhe reforma administrative territoriale, e cila sipas Presidentit duhet të udhëhiqet nga interesi më i lartë i qytetarëve, nga lëvizjet demografike dhe nga nevoja për shërbime publike dhe infrastrukturë të barabartë në çdo njësi vendore.

Presidenti thekson gjithashtu rëndësinë e forcimit të kontrollit parlamentar, duke nënvizuar se qytetarët kanë nevojë ta shohin Kuvendin në veprim dhe qeverinë të japë llogari, ndërsa kjo procedurë duhet të jetë serioze dhe e përgjegjshme për të prodhuar rezultate konkrete.

Në fund të mesazhit, Begaj u kujton deputetëve se mandati i tyre përfaqëson një kontratë besimi me qytetarët, e cila matet me veprime dhe vendime të drejta.

Artikulli para

Zhvasnin italianët nga kulla në mes të Tiranës toleruar nga policia, “Le Iene” zbërthen bandën në Shqipëri që zbraznin llogaritë përtej detit

Artikulli pas

AJet nis linjat Stamboll Sabiha Gökçen dhe Ankara – Tiranë, duke forcuar lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Turqisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë
Aktualitet

“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë

8 Qershor, 2026
Gjenerata Z kërkon “kokën” e tij dhe të Berishës, Rama letër mediave të huaja: Janë vetëm 2 mijë veta në shesh
Aktualitet

A po jep Rama shenja zbutjeje ndaj protestës? Udhëzimi për deputetët dhe një paralajmërim

8 Qershor, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset
Aktualitet

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar
Aktualitet

Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane
Aktualitet

Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
AJet nis linjat Stamboll Sabiha Gökçen dhe Ankara – Tiranë, duke forcuar lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Turqisë

AJet nis linjat Stamboll Sabiha Gökçen dhe Ankara – Tiranë, duke forcuar lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Turqisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD
Ekonomi

15 minutat që zhytën Bitcoinin, kriptomonedha bie nën 75 000

Nga SkyWeb
18 Maj, 2026
0

Bitcoin ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se dy javë, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara...

Lexo të plotë
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Tregu i shtëpive AirBNB është plotë, testi i parë këtë verë

8 Qershor, 2026
Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

Popullsia e Shqipërisë u shtua me 1 347 persona gjatë tremujorit të tretë 2025

11 Nëntor, 2025
Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

12 Maj, 2026
Ristrukturimi dhe përdorimi i AI, Lufthansa parashikon të shkurtojë 4 000 vende pune

Ristrukturimi dhe përdorimi i AI, Lufthansa parashikon të shkurtojë 4 000 vende pune

30 Shtator, 2025

Të Fundit

“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë

“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë

8 Qershor, 2026
Gjenerata Z kërkon “kokën” e tij dhe të Berishës, Rama letër mediave të huaja: Janë vetëm 2 mijë veta në shesh

A po jep Rama shenja zbutjeje ndaj protestës? Udhëzimi për deputetët dhe një paralajmërim

8 Qershor, 2026
Zgjimi i Gen Z shqiptare

Zgjimi i Gen Z shqiptare

8 Qershor, 2026
A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr