• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nën presion nga Kina, prodhuesit europian të makinave janë të kënaqur me marrëveshjen BE-Indi, por mund të ishte edhe më mirë

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Nën presion nga Kina, prodhuesit europian të makinave janë të kënaqur me marrëveshjen BE-Indi, por mund të ishte edhe më mirë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prodhuesit europianë të automjeteve kanë siguruar më në fund akses në tregun indian përmes marrëveshjes së tregtisë së lirë të nënshkruar këtë të martë mes Bashkimit Europian dhe Indisë.

Megjithatë, marrëveshja vjen me kufizime të shumta, të cilat pritet të vazhdojnë të frenojnë eksportet europiane drejt një prej tregjeve më të mëdha dhe me rritjen më të shpejtë në botë.

Deri më tani, makinat europiane përballeshin me një tarifë ndëshkuese prej 110 për qind në Indi, çka i bënte ato të papërballueshme për shumicën e konsumatorëve.

Me marrëveshjen e re, prodhuesit europianë do të mund të eksportojnë deri në 100 mijë automjete me motorë me djegie, duke paguar një tarifë prej 40 për qind.

Përfitimi më i madh parashikohet në fazën e dytë të marrëveshjes, kur Bashkimi Europian do të ketë të drejtë të eksportojë 250 mijë automjete në Indi me vetëm 10 për qind tarifë doganore.

Por ky mekanizëm nuk pritet të hyjë në fuqi përpara se marrëveshja të zbatohet plotësisht, një proces që mund të zgjasë një dekadë ose më shumë.

Kjo situatë mbetet larg pritshmërive të industrisë automobilistike europiane, e cila synon të zërë një pjesë të konsiderueshme të tregut indian në zgjerim.

“Sigurisht që mund të ishte më mirë,” deklaroi Jonathan O’Riordan, drejtor për tregtinë ndërkombëtare në shoqatën europiane të prodhuesve të automjeteve ACEA.

“Këto kufizime nuk janë ideale, por gjithsesi do ta mbështesim marrëveshjen sepse krijon potencial për rritje të pranisë sonë në Indi.”

Edhe Komisioni Europian ka pranuar se marrëveshja nuk i përmbush objektivat fillestare të Bashkimit. Një zyrtar europian tha se BE është detyruar të pranojë rezultate më modeste nga sa kishte synuar, veçanërisht në sektorin e automjeteve.

Marrëveshja është kulmi i gati 20 viteve negociata, të përshpejtuara nga tensionet tregtare globale dhe konkurrenca në rritje nga mallrat kineze, që kanë shtyrë të dyja palët drejt kompromisit.

Megjithatë, vizionet e Indisë dhe të Bashkimit Europian mbeten të ndryshme. Prodhuesit europianë kërkojnë tregje të reja për të kompensuar uljen e kapaciteteve dhe shkurtimet e vendeve të punës në Europë, duke shpresuar në një skenar të ngjashëm me Kinën e dekadave më parë, e cila u solli fitime të mëdha.

Por marrëveshja aktuale pritet të ketë ndikim të kufizuar. Sipas analistit të industrisë automobilistike Pedro Pacheco, tarifa prej 40 për qind, edhe pse më e ulët se më parë, mbetet shumë e lartë për konsumatorin mesatar indian, i cili ka fuqi blerëse dukshëm më të ulët.

Në të njëjtën kohë, marrëveshja i jep Indisë të drejtën të eksportojë deri në 625 mijë automjete drejt Bashkimit Europian. Argumenti zyrtar është se tregu europian është më i madh, me mbi 10 milionë makina të shitura vitin e kaluar, krahasuar me rreth 4 milionë në Indi.

Por ndërsa shitjet në Europë po stagnojnë, tregu indian pritet të vijojë rritjen në vitet në vijim. Kjo krijon shqetësim për prodhuesit europianë, sidomos në një kohë kur kompanitë po kërkojnë të reduktojnë varësinë nga Kina dhe të diversifikojnë zinxhirët e furnizimit.

Sipas ekspertëve, kushtet që e bëjnë Kinën tërheqëse për prodhim me kosto të ulët dhe infrastrukturë efikase po shfaqen gradualisht edhe në Indi, nëse prodhuesit e huaj transferojnë teknologji dhe kapacitete atje.

Kjo do të ishte pozitive për Indinë dhe për kompanitë që prodhojnë më lirë, por jo domosdoshmërisht për fabrikat europiane, të cilat mund të përballen në të ardhmen me një tjetër fuqi aziatike që depërton në tregun e tyre vendas.

Ekspertët vlerësojnë se India nuk do të shndërrohet në një superfuqi eksporti gjatë kësaj dekade, por një skenar i tillë mund të bëhet realitet pikërisht në kohën kur marrëveshja tregtare të zbatohet plotësisht dhe tarifat të bien në 10 për qind për të dyja palët. /Politico.eu. Përshtati në shqip: Skyweb.al

Artikulli para

Harta me 9 investime të Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin e industrisë ushtarake

Artikulli pas

Gjiganti gjerman Bosch planifikon shkurtimin e 20 mijë vendeve të punës, alarm në industri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

19 Tetor, 2026
Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria
Aktualitet

Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

19 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
Aktualitet

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

19 Tetor, 2026
2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash
Aktualitet

2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash

19 Tetor, 2026
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!
Ekonomi

Shqipëria ia kalon BE-së për të rinjtë me diplomë, por pastaj na i merr Gjermania

19 Tetor, 2026
Bankat nuk janë armiku!
Fokus

Bankat nuk janë armiku!

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Gjiganti gjerman Bosch planifikon shkurtimin e 20 mijë vendeve të punës, alarm në industri

Gjiganti gjerman Bosch planifikon shkurtimin e 20 mijë vendeve të punës, alarm në industri

Të Përzgjedhura

Beteja për demokracinë, liderja e opozitës në Venezuelë fiton Çmimin Nobel të Paqes
Aktualitet

Beteja për demokracinë, liderja e opozitës në Venezuelë fiton Çmimin Nobel të Paqes

Nga Editor
10 Tetor, 2025
0

Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, e cila është detyruar të fshihet që prej zgjedhjeve të kontestuara të vitit...

Lexo të plotë
Kufizimi i sheqerit para moshës dy vjeç lidhet me shëndet më të mirë të trurit

Kufizimi i sheqerit para moshës dy vjeç lidhet me shëndet më të mirë të trurit

30 Korrik, 2026
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026
WOW! Pas mega skandalit AKSHI, qeveria bëhet gati të kalojë në një “dorë” miliardat e tenderëve të teknologjisë së informacionit

WOW! Pas mega skandalit AKSHI, qeveria bëhet gati të kalojë në një “dorë” miliardat e tenderëve të teknologjisë së informacionit

11 Shkurt, 2026
“Kriza e argjendit”: Çmimi kap majat, kalon edhe arin për nga ritmi i rritjes

“Kriza e argjendit”: Çmimi kap majat, kalon edhe arin për nga ritmi i rritjes

14 Tetor, 2025

Të Fundit

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

Protestat dëmtuan 38 degë bankare dhe 42 bankomate në të gjithë vendin

19 Tetor, 2026
Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve

Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve

19 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr