• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Fokus

Bankat nuk janë armiku!

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Tetor, 2026
në Fokus, Kryesore
A A
Bankat nuk janë armiku!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Skyweb.al

Pas më shumë se 130 ditësh me lule, parfum, vizatime nga fëmijët dhe ngjyrat e flamingove, prej gjashtë ditësh protestat kanë marrë një tjetër pamje.

Një pjesë e protestuesve kanë zgjedhur ta shprehin revoltën me gurë dhe shkatërrimin e bizneseve private, kryesisht bankave, institucioneve të mikrokredisë dhe dyqaneve të kompanive të telekomunikacionit. Nga ana tjetër, policia ka përdorur ujin, shkopinjtë e gomës, gurët (!) dhe deri te plumbat e gomës.

Ajo që bie në sy është qasja e disa protestuesve për të goditur filialet e bankave të nivelit të dytë në qendër të Tiranës. Disa prej tyre janë shkatërruar. Nuk kanë munguar as persona që kanë hyrë brenda, duke kontrolluar sirtarët me shpresën se do të gjenin para, apo të tjerë që kanë sulmuar ATM-të me të njëjtin qëllim.

Por filialet bankare nuk janë ambiente ku paratë lihen nëpër sirtarë. Bankat mbajnë para fizike për veprimet e përditshme të klientëve, ndërsa ruajtja dhe transporti i vlerave monetare u nënshtrohen masave të posaçme të sigurisë.

Të thyesh xhamat, të shkatërrosh mobiliet apo edhe të futesh te sporteli, nuk të jep akses te paratë e bankës.

Kjo sa u përket atyre që kanë si qëllim të mbushin xhepat.

Por jo të gjithë janë të tillë.

Mes protestuesve ka edhe nga ata që sulmojnë bankat sepse i shohin si përfaqësuese të modelit të padrejtësisë dhe pabarazisë kundër të cilit po protestojnë.

Por, duhet kuptuar se bankat janë arteriet e ekonomisë.

Pa funksionimin e tyre vështirësohet edhe përmbushja e vetë kërkesave të protestuesve.

Si do të kalojnë fondet nga Thesari te një ndërmarrje që do të përmirësojë kushtet e konvikteve për shembull, përveçse përmes sistemit bankar?

Si do të derdhet paga e një prindi mësues apo mjek, fëmija i të cilit sot është në protestë?

Si do të kryhen pagesat e bizneseve ndaj punonjësve dhe furnitorëve?

Shembuj të tillë ka me mijëra.

Bankat nuk janë armiku!

Ato janë të domosdoshme për sistemin financiar dhe të pagesave të vendit, krahas rolit që kanë në mbështetjen e individëve dhe bizneseve me kredi.

Bankat janë aleate të qytetarëve dhe biznesit.

Tregu bankar shqiptar është zhvilluar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit dhe është pjesë e pandashme e funksionimit të ekonomisë.

Frustrimi i disa protestuesve është i kuptueshëm.

Por Credins Bank, Tirana Bank, BKT, Raiffeisen Bank, Union Bank, Intesa Sanpaolo apo banka të tjera që janë sulmuar këto ditë, si në modelin e funksionimit, ashtu edhe në qasjen ndaj klientëve, nuk janë të njëjta me Iute Credit, për shembull, degët e së cilës u dogjën të parat.

Protestuesit duhet ta bëjnë këtë dallim.

Të godasësh bankat do të thotë të pengosh edhe shërbimet që përdorin çdo ditë vetë protestuesit dhe familjet e tyre.

Revolta ndaj padrejtësisë nuk triumfon duke dëmtuar arteriet përmes të cilave funksionon ekonomia. /skyweb.al

Etiketat: bankat
Artikulli para

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!

Artikulli pas

Shqipëria ia kalon BE-së për të rinjtë me diplomë, por pastaj na i merr Gjermania

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
Aktualitet

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

19 Tetor, 2026
2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash
Aktualitet

2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash

19 Tetor, 2026
LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!
Kryesore

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!

18 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n
Aktualitet

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron
Aktualitet

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

18 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

Shqipëria ia kalon BE-së për të rinjtë me diplomë, por pastaj na i merr Gjermania

Të Përzgjedhura

Thriller me tenderin e Inteligjencës Artificiale në Kuvend, shpallet fituesi por pritet tjetër anulim?
Ekonomi

Thriller me tenderin e Inteligjencës Artificiale në Kuvend, shpallet fituesi por pritet tjetër anulim?

Nga SkyWeb
26 Qershor, 2025
0

Pas një serie anulimesh, shtyrjesh dhe kontestimesh që përfshinë tenderin për transkriptimin me inteligjencë artificiale të seancave parlamentare dhe mbledhjeve...

Lexo të plotë
Inteligjenca artificiale po i bën nxënësit të mendojnë më pak

Inteligjenca artificiale po i bën nxënësit të mendojnë më pak

22 Gusht, 2026
Mjalti, një aleat natyral kundër plakjes së lëkurës

Mjalti, një aleat natyral kundër plakjes së lëkurës

14 Korrik, 2026
Videot e luftës të krijuara me Inteligjencë Artificiale përhapen masivisht në internet

Videot e luftës të krijuara me Inteligjencë Artificiale përhapen masivisht në internet

7 Mars, 2026
Rama paralajmëron PPP me arabët në shërbimin spitalor

Rama paralajmëron PPP me arabët në shërbimin spitalor

1 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

19 Tetor, 2026
2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash

2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash

19 Tetor, 2026
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

Shqipëria ia kalon BE-së për të rinjtë me diplomë, por pastaj na i merr Gjermania

19 Tetor, 2026
Bankat nuk janë armiku!

Bankat nuk janë armiku!

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr