• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Tetor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas mesazheve se e sheh veten si misionar të rrugës europiane të Shqipërisë dhe premtimeve për shpërblime e rritje pagash për policinë, kryeministri Edi Rama dha një sinjal për nisjen e përpjekjeve serioze për gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën.

Në fund të fjalimit të tij të gjatë përpara efektivëve, ai shprehu gatishmërinë që edhe të shkojë vetë ku ta thërrasin për të diskutuar një zgjidhje.

Ndryshimi në formulim bie në sy. Nga ftesat që protestuesit të vinin në takim me të, Rama kaloi te gatishmëria për të shkuar, dëgjuar dhe kuptuar se ku mund të gjendet zgjidhja.

Dhe kjo nuk është thjesht një retorikë e Ramës për të zbutur protestuesit.

Ky sinjal vjen ndërsa, sipas burimeve të Skyweb.al, institucione të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë, përfshirë ambasada të huaja, po përpiqen të krijojnë kushtet për një tryezë mes kryeministrit, forcave politike dhe protestuesve, me synim gjetjen e një zgjidhjeje politike.

Në këtë sfond, deklarata e Ramës duket si një përcaktim paraprak i kushteve me të cilat ai do të pranonte të përfshihej në bisedime.

Kryeministri tha se është i gatshëm për dialog në çdo orë, ditë dhe vend, por përjashtoi forcat politike që, sipas tij, qëndrojnë pas dhunës ose nuk distancohen prej saj. Ai përjashtoi gjithashtu “personat që hedhin gurë dhe ata që duartrokasin dhunën ndaj policisë”.

“Kushdo tjetër është i mirëseardhur apo jam gati të shkoj të dëgjoj”, u shpreh Rama.

Megjithatë, hapjen për dialog e shoqëroi me një kufi të prerë: Nuk pranon një marrëveshje që ndryshon drejtimin e qeverisë apo kursin politik të vendit.

Rama kundërshtoi atë që e quajti zgjidhje politike me “ndryshime artificiale të lidershipit”, duke paralajmëruar se një kompromis i tillë, në emër të qetësisë dhe paqes, “nuk ka dhe nuk do të ketë”.

Sipas të njëjtave burime të Skyweb.al, në përpjekjet për të ndërtuar këtë tryezë po diskutohet edhe pjesëmarrja e forcave politike. Berisha, sipas këtyre burimeve, nuk pritet të jetë i ftuar, çka i jep peshë kushtit të Ramës për përjashtimin e partive që ai i lidh me dhunën.

Për momentin, nuk është bërë publik një takim i dakordësuar, formati apo pjesëmarrësit. Por mesazhi i kryeministrit përcakton pozicionin me të cilin ai synon të hyjë në një dialog të mundshëm: Gatishmëri për të biseduar, pa negociuar largimin e tij. /skyweb.al 

Etiketat: edi ramanegociatatstudentet
Artikulli para

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

Artikulli pas

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve
Aktualitet

2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash
Aktualitet

2500 euro shpërblim, Rama shtrëngon radhët me policët dhe premton rritje pagash

19 Tetor, 2026
Bankat nuk janë armiku!
Fokus

Bankat nuk janë armiku!

19 Tetor, 2026
LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!
Kryesore

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!

18 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Artikulli pas
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

Të Përzgjedhura

Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorante? Çmimet nga Tirana, në zonat turistike dhe paketa e shërbimeve
Ekonomi

Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorante? Çmimet nga Tirana, në zonat turistike dhe paketa e shërbimeve

Nga SkyWeb
26 Dhjetor, 2025
0

Teksa viti I ri po troket, e gjithë vëmendja shkon tek mbrëmja festive. Teksa disa vite më parë për shqiptarët...

Lexo të plotë
Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Ndërtesa ka probleme serioze, por do të ruhet identiteti

Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Ndërtesa ka probleme serioze, por do të ruhet identiteti

2 Qershor, 2026
Akull në pistë, pezullohen nisjet e fluturimeve në aeroportin e Berlinit

Akull në pistë, pezullohen nisjet e fluturimeve në aeroportin e Berlinit

5 Shkurt, 2026
Pse e fsheh qeveria listën e përfituesve të mëdhenj nga falja e taksave?

Pse e fsheh qeveria listën e përfituesve të mëdhenj nga falja e taksave?

3 Dhjetor, 2025
Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

5 Qershor, 2026

Të Fundit

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve

Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve

19 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

Projektligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit, gjoba deri në 600 mijë lekë për bizneset

19 Tetor, 2026
Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr