• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tërmet në tregje, ari dhe argjendi bien fort: “Shkunden” investitorët

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Tërmet në tregje, ari dhe argjendi bien fort: “Shkunden” investitorët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tregjet e metaleve të çmuara kanë pësuar një tronditje të fortë këtë të premte, duke i dhënë fund një rritjeje të shpejtë dhe rekord që kishte përfshirë arin dhe metalet e tjera gjatë ditëve të fundit.

Ari, i cili të enjten kishte arritur pothuajse në 5.600 dollarë për onzë, ra brenda pak orësh me rreth 11 për qind, duke zbritur në afërsisht 4.800 dollarë për onzë. Lëvizja shënoi një kthesë të menjëhershme pas një rritjeje shumë të shpejtë, e nxitur nga frika e inflacionit dhe pasiguria globale.

Rënia u përhap edhe te metalet e tjera. Argjendi, që këtë vit kishte shënuar rritje më të fortë se ari, regjistroi rënien më të madhe njëditore në histori, me 26 për qind. Platini humbi rreth 18 për qind të vlerës së tij.

Analistët e tregut e përshkruajnë këtë situatë si një sjellje tipike kur çmimet arrijnë majën. Pas rritjeve ekstreme, investitorët nisin të shesin me shpejtësi, duke sjellë luhatje të forta dhe panik në treg.

Një nga arsyet kryesore të kësaj rënieje ishte lajmi se presidenti amerikan Donald Trump do të emërojë Kevin Warsh në krye të Rezervës Federale. Ky zhvillim forcoi dollarin dhe ndryshoi pritshmëritë e investitorëve për politikën monetare amerikane.

Warsh shihet si një figurë më e rreptë ndaj inflacionit, çka ka ulur frikën për zhvlerësimin e dollarit. Pikërisht këto frikëra kishin shtyrë shumë investitorë të orientoheshin drejt arit gjatë vitit të fundit.

Pasojat u ndjenë edhe në bursë. Aksionet e kompanive minerare ranë ndjeshëm, duke i dhënë fund një periudhe disa mujore rritjeje të fortë.

Në të njëjtën kohë, autoritetet kineze kanë nisur masa për të frenuar spekulimet në tregjet e metaleve. Bursa e Shangait njoftoi pezullimin e disa llogarive tregtare dhe u bëri thirrje investitorëve të tregojnë kujdes, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar.

Sipas ekspertëve, muaji aktual po konsiderohet si më i paqëndrueshmi në historinë e tregut të metaleve të çmuara. Lëvizjet ekstreme të ditëve të fundit tregojnë se tregu ishte i mbingarkuar dhe se në afat të shkurtër nevojitet më shumë kujdes nga investitorët.

Megjithatë, disa banka dhe fonde investimi vlerësojnë se, pavarësisht rënies së menjëhershme, ari mund të mbetet i rëndësishëm në afat më të gjatë, për shkak të pasigurive gjeopolitike dhe strategjive të diversifikimit të rezervave nga bankat qendrore.

Artikulli para

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

Artikulli pas

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Librazhd-Qafë Thanë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa
Ekonomi

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
Ekonomi

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë
Ekonomi

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15 Nëntor, 2026
Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim
Aktualitet

Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim

15 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Librazhd-Qafë Thanë

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Librazhd-Qafë Thanë

Të Përzgjedhura

Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në shtator
Kryesore

Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në shtator

Nga Editor
12 Tetor, 2025
0

Shqipëria po afirmohet si një destinacion turistik i qëndrueshëm dhe tërheqës gjatë gjithë vitit, duke ofruar një gamë të gjerë...

Lexo të plotë
60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

26 Gusht, 2026
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

26 Shtator, 2025
Rrugë të lara me gjak dhe të paralizuara nga trafiku, bilanci i ditëve të para të 2026-s

Rrugë të lara me gjak dhe të paralizuara nga trafiku, bilanci i ditëve të para të 2026-s

4 Janar, 2026
VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

24 Gusht, 2026

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr