• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Kufizimi i sheqerit para moshës dy vjeç lidhet me shëndet më të mirë të trurit

Editor Nga Editor
30 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
Kufizimi i sheqerit para moshës dy vjeç lidhet me shëndet më të mirë të trurit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shkencëtarët kanë sugjeruar se konsumimi i një sasie shumë të vogël sheqeri deri në moshën dy vjeç mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit edhe dekada më vonë.

Studimi analizoi ndikimin e përfundimit të racionimit të sheqerit në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që çoi në një rritje të shpejtë të sasisë së sheqerit në dietën e njerëzve, shkruan BBC.

Rezultatet sugjerojnë se personat që ishin foshnja ose fëmijë të vegjël gjatë periudhës së racionimit të sheqerit kishin 23% më pak rrezik për të zhvilluar demencë.

Studimi nuk mund të japë prova përfundimtare, por ekspertët thonë se një dietë e shëndetshme është gjithsesi e dobishme për trurin. Ky nuk është studimi i parë që sugjeron se 1.000 ditët e para të jetës janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin tonë në të ardhmen.

Një seri studimesh kanë analizuar atë që quhet “eksperiment natyror”, që lidhet me rimëkëmbjen e Mbretërisë së Bashkuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe përfundimin e racionimit të ushqimeve.

Kur racionimi i sheqerit përfundoi në shtator të vitit 1953, konsumi mesatar i sheqerit u vlerësua se u rrit pothuajse menjëherë nga rreth 41 gramë në ditë (rreth 10 kuba sheqeri) në 80 gramë në ditë (rreth 20 kuba sheqeri). Studime të mëparshme e kanë lidhur këtë rritje me shtimin e rasteve të diabetit të tipit 2 dhe tensionit të lartë të gjakut vite më vonë.

Studimi më i fundit përfshiu pothuajse 65.000 persona që marrin pjesë në projektin UK Biobank.

Analiza, e kryer nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Hong Kongut, krahasoi fëmijët që u rritën para dhe pas përfundimit të racionimit të sheqerit.

Sipas studiuesve, ekspozimi ndaj racionimit të sheqerit deri në moshën dy vjeç lidhej me një ulje prej 23% të rrezikut për demencë, si edhe me diagnostikimin e sëmundjes rreth dy vjet e gjysmë më vonë.

“Rezultatet tona sugjerojnë se kufizimi i sheqerit gjatë fazave më të hershme të jetës mund të ketë përfitime afatgjata për shëndetin e trurit,” tha studiuesja Jiazhen Zheng.

Të dhënat u publikuan në revistën shkencore Neurology.

Megjithatë, Zheng theksoi se “nevojiten kërkime të mëtejshme” për të kuptuar nëse sheqeri është vërtet shkaku i këtij efekti.

“Ka mundësi që të kenë zbuluar diçka të rëndësishme,” tha Rachel Richardson, drejtuese e njësisë së mbështetjes metodologjike për prodhimin e provave shkencore në Cochrane, një rrjet i pavarur jofitimprurës që mbledh dhe përmbledh kërkimet mjekësore.

Megjithatë, ajo shtoi se ky studim “nuk përbën një provë përfundimtare” që lidh marrjen e sheqerit në fëmijërinë e hershme me demencën.

Një nga problemet kryesore është se është e pamundur të dihet saktësisht sa sheqer konsumonte secili prej pjesëmarrësve në studim; studiuesit dinë vetëm periudhën kur ata kanë lindur në raport me racionimin e sheqerit.

“Ky studim lidhet me njerëz të lindur në vitet 1940 dhe 1950, prandaj zbatueshmëria e tij për fëmijët e sotëm është e kufizuar. Për shembull, në atë kohë foshnjat fillonin ushqimin plotësues më herët, gjë që ndikonte ndjeshëm në ushqyerjen e tyre,” tha Richardson.

Profesori Ian Maidment, profesor i farmacisë klinike në Universitetin Aston, tha: “Është një ide interesante dhe ndihmon në diskutimin shkencor, por sipas mendimit tim nevojiten më shumë prova.”

Ai shtoi se lidhja e “diçkaje që ka ndodhur 80 vjet më parë” me gjendjen shëndetësore të sotme është e vështirë, pasi ka “shumë faktorë të tjerë” që mund të kenë ndikuar.

Dr. Sara Rodrigues, nga Alzheimer’s Research UK, tha: “Është e rëndësishme të kujtojmë se ky ishte një studim vëzhgues. Kjo do të thotë se ai mund të identifikojë lidhje mes dietës dhe rrezikut për demencë, por nuk mund të provojë se konsumimi i më pak sheqerit e parandalon drejtpërdrejt demencën.”

Ajo përfundoi: “Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar është një nga mënyrat më të mira për të mbështetur shëndetin e trurit, dhe nuk është kurrë vonë për të bërë ndryshime pozitive.” /skyweb.al

Etiketat: sheqeri
Artikulli para

Apeli i fortë pas tragjedisë në Shkodër: Hiqni nga shtëpitë bombolat e vogla portokalli

Artikulli pas

Alarm nga ECDC: Valët e të nxehtit në Evropë po favorizojnë përhapjen e sëmundjeve infektive

Editor

Editor

Nga Kategoria

Si ta kuptoni nëse po e teproni me rrjetet sociale?
Shëndet

Si ta kuptoni nëse po e teproni me rrjetet sociale?

29 Tetor, 2026
Pse duhet të konsumoni më shumë drithëra integrale? Çfarë këshillojnë ekspertët
Shëndet

Pse duhet të konsumoni më shumë drithëra integrale? Çfarë këshillojnë ekspertët

29 Tetor, 2026
Studimi: Ekspozimi ndaj tymit të zjarreve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë për autizëm
Shëndet

Studimi: Ekspozimi ndaj tymit të zjarreve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë për autizëm

29 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen
Aktualitet

Më shumë pleq se sa fëmijë, çfarë pasqyrojnë vizitat në qendrat shëndetësore

29 Tetor, 2026
Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç
Shëndet

Si ndikojnë prindërit në disiplinën dhe zakonet e adoleshentëve

29 Tetor, 2026
Nisma e veçante në restorantet italiane: Telefonat dorëzohen, jo në tavolinë
Shëndet

Nisma e veçante në restorantet italiane: Telefonat dorëzohen, jo në tavolinë

28 Tetor, 2026
Artikulli pas
Alarm nga ECDC: Valët e të nxehtit në Evropë po favorizojnë përhapjen e sëmundjeve infektive

Alarm nga ECDC: Valët e të nxehtit në Evropë po favorizojnë përhapjen e sëmundjeve infektive

Të Përzgjedhura

Europa rrezikon “të thahet” për ujë, po humbet me shpejtësi rezervat nëntokësore
Aktualitet

Europa rrezikon “të thahet” për ujë, po humbet me shpejtësi rezervat nëntokësore

Nga Editor
30 Nëntor, 2025
0

Pjesë të mëdha të Evropës po humbin me shpejtësi rezervat e ujit të ëmbël, sipas një analize të gjerë të...

Lexo të plotë
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
FOTO/ Presidenti Begaj pritet në një vizitë zyrtare nga Mbreti Abdullah i Jordanisë: Shqipëria dhe Jordania drejt një faze të re bashkëpunimi

FOTO/ Presidenti Begaj pritet në një vizitë zyrtare nga Mbreti Abdullah i Jordanisë: Shqipëria dhe Jordania drejt një faze të re bashkëpunimi

23 Shkurt, 2026
Spanja kryeson rritjen ekonomike në Europë, Gjermania mbetet në fund

Spanja kryeson rritjen ekonomike në Europë, Gjermania mbetet në fund

18 Mars, 2026
Si të minimizoni sasinë e ajrit të ndotur që thithni gjatë aktivitetit fizik

Si të minimizoni sasinë e ajrit të ndotur që thithni gjatë aktivitetit fizik

22 Shtator, 2026

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr