• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Tetor, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
0
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ida Ismalaj – ACQJ 

Problemet me ujin e pijshëm, menaxhimin e mbetjeve, dhe rritja e abuzive e çmimeve bëjnë që të frenohet ardhja e turistëve të huaj dhe të rritet numri i shqiptarëve që zgjedhin të pushojnë jashtë.

Sezoni veror për vitin 2025 në Shqipëri nuk përmbushi pritshmëritë e krijuara nga entuziazmi i viteve të fundit. Turizmi është kthyer tashmë në një këmbanë që nuk dëgjohet. Edhe pse hyrjet e turistëve në vitet e fundit arritën në shifra rekord, shumë prej tyre nuk u rikthyen këtë sezon, ndërsa gjithnjë e më shumë shqiptarë kanë zgjedhur të pushojnë jashtë vendit.

Një vit më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se publikimi i fotografive e videove të plazheve të boshatisura ishte “sulm i organizuar” për ta dëmtuar turizmin në Shqipëri.

Në fillim të vitit, Rama premtoi se në 2025, Shqipëria do të mirëpresë 12 milionë turistë, duke e cilësuar këtë si një arritje të zhvillimit turistik dhe infrastrukturor. Por, ndryshe nga deklaratat optimiste, të dhënat tregojnë një ngadalësim të dukshëm të rritjes.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), në janar-gusht 2025, në Shqipëri kanë hyrë gati 9 milionë turistë të huaj, një rritje vetëm prej 5.2% krahasuar me 2024. Ndërkohë që një vit më parë, ritmi ishte 18.6%.

Në shtator, Kryeminsitri Rama duke mbrojtur shifrat deklaroi: “Sezoni turistik veror ka sjellë deri në periudhën e tanishme, 500 mijë vizitorë më shumë se sa në vitin e kaluar. Më vonë, kreu i qeverisë tha se Shqipëria duhet të synojë turistë që shpenzojnë më shumë dhe jo vetëm të vazhdojë ta rrisë numrin e turistëve.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj që vizituan Shqipërinë vitin e kaluar shpenzuan rreth 5 miliardë euro, puerkundrejt shpenzimeve të viteve paraardhëse prej rreth 2 miliardë, 2,8 miliardë dhe 4 miliardw euro, për vitet 2021, 2022 dhe 2023 respektivisht.

Kjo do të thotë që një vizitor shpenzoi mesatarisht 427 euro, shifër që sipas Bankës së Shqipërisë, është më e ulët sesa e vendeve si Greqia e Turqia.

Problematikat që larguan turistët

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se janë krijuar lehtësira fiskale për hotele, bujtina dhe agroturizëm, por pranoi se mungesa e personelit të kualifikuar mbetet një problem madhor.

“Ekonomia ka ecur më shpejt se fuqia punëtore profesionale,” u shpreh Kumbaro.

Specialistët dhe operatorët turistikë theksojnë se problemet e përsëritura po ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e përvojës turistike. Një prej tyre është Lyto Alliu, që merret me guida turistike dhe tregon vështirësitë që has çdo sezon turistik:

“Në shumë shtigje malore mungon ende sinjalistika dhe tabelat orientuese, gjë që shpesh i vë turistët në vështirësi. Një tjetër çështje e dukshme është menaxhimi i mbetjeve, pasi në disa zona mungojnë koshat dhe pastrimi nuk kryhet rregullisht. Infrastruktura mbetet sfidë, sidomos rrugët që lidhin parqet kombëtare dhe fshatrat turistikë, të cilat janë ende të amortizuara.”

Rritja e çmimeve u bë një tjetër pengesë serioze. Në Rivierën shqiptare, dhomat e hoteleve arritën deri në dyfishin e kostos së viteve të kaluara, ndërsa ushqimi buzë detit u shtrenjtua ndjeshëm.

Alliu thekson: “Nga përvoja ime si guidë, kam vënë re se rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në interesin e vizitorëve. Disa turistë që kishin planifikuar të vizitonin zona të njohura u tërhoqën apo zgjedhën destinacione më të përballueshme, ndërsa të tjerë vendosën të qëndrojnë më pak ditë ose të përdorin akomodime më të thjeshta jashtë zonave turistike kryesore. Ka pasur edhe ankesa se çmimet nuk përputheshin me nivelin e shërbimeve, si infrastruktura e plazhit, pastrimi dhe cilësia e ushqimit”.

Po ashtu problematika që u hasen gjatë sezonit veror ishin mungesa e ujit të pijshëm në disa zona bregdetare, ndotje të plazheve, ndërtim pa kriter, por edhe prishje e objekteve në kulmin e sezonit siç ndodhi në Theth, elemente që dëmtojnë drejtpërdrejt imazhin turistik.

Shqiptarët pushojnë jashtë

Ndërkohë që turizmi vendas përballet me sfida, shqiptarët po preferojnë gjithnjë e më shumë të pushojnë jashtë. Vetëm nga janari deri në korrik 2025 janë regjistruar 4.8 milionë dalje, me një rritje prej 9% krahasuar me një vit më parë.

“Këtë vit zgjodha Greqinë, pasi paketa që rezervova për 4 anëtarë të familjes time ishte shumë me leverdi. Në vendin tonë, çmimet vijnë gjithnjë në rritje, ndërsa shërbimi lë për të dëshiruar,” rrëfen Eda nga Tirana.

F.A. agjente turistike bën me dije se këtë vit ka patur një rritje të numrit të shqiptarëve që duan të bëjnë pushime jashtë, me destinacion kryesisht Turqinë.

“Vitet e mëparshme, rezervimet nisnin nga muaji mars, prill, por këtë vit kanë nisur që në janar. Paketat ‘all inclusive’ me fluturim, transferte, hotel, tre vakte ushqimesh dhe pije pa limit janë bërë standard, gjë që po tërheq gjithnjë e më shumë pushues nga Shqipëria.”

Një tjetër tregues shqetësues për turizmin shqiptar ishte rënia e ndjeshme e vizitorëve nga Kosova.

Baki Hoti, kryetar i Unionit Turistik të Kosovës thotë se: “Liberalizimi i vizave, ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e numrit të shtetasve të Kosovës në Shqipëri në pikun e sezonit turistik, duke bërë që ata të shkojnë drejt vendeve evropiane. Abuzimi me rritjen e çmimeve ka bërë që kosovarët të mos zgjedhin Rivierën për pushime, por destinacionet më të frekuentuara kanë qenë Durresi, Shengjini dhe Velipoja. Pakënaqësi tjetër ka qenë edhe pjesa e infrastrukturës, radhët kilometrike në dogana”.

Strategjia e re

Përballë këtyre sfidave, qeveria ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2025-2030, që synon të rrisë të ardhurat nga turizmi në 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030. Strategjia e turizmit 2025-2030 përfshin masa stimuluese për më shumë investime, lehtësi në taksa, përmirësim të ofertës turistike, marketing dhe disiplinim të ndërtimeve në turizëm. Po ashtu në strategji theksohet se duhet të punohet më shumë për të rritur cilësinë e shërbimit, ku ndihmë për këtë fazë do të jetë sistemi arsimor, që duhet të përshtatet me nevojat e tregut të shërbimeve.

Sezoni turistik 2025 tregoi se rritja e numrit të vizitorëve nuk është e mjaftueshme. Çmimet e larta, problemet infrastrukturore, menaxhimi i dobët i resurseve dhe mungesa e shërbimeve cilësore, rrezikon që Shqipëria të humbasë jo vetëm turistët e huaj, por edhe besimin e qytetarëve të saj, të cilët gjithnjë e më shumë po e shohin pushimin jashtë vendit si zgjidhjen më të leverdishme.

 

Artikulli para

Kapetanović: Bashkëpunimi rajonal, çelësi për paqen dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor

Artikulli pas

Të paguar jo sa duhet, por shumica e mësuesve në Shqipëri janë të kënaqur me kushtet e punës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme
Turizëm

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

28 Gusht, 2026
Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë
Ekonomi

Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë

28 Gusht, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Ekonomi

Të dhënat bankare nuk përjashtohen/ Rregullat e reja për shkëmbimin e informacionit tatimor me BE-në

28 Gusht, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja
Ekonomi

Ligji i ri, inspektorët tatimorë të BE-së mund të marrin pjesë në hetime në Shqipëri

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014

Të paguar jo sa duhet, por shumica e mësuesve në Shqipëri janë të kënaqur me kushtet e punës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse nuk merren në sigurim të gjitha pronat, menaxhimi i riskut dhe rasti i Tregut “Dinamo”
Ekonomi

Pse nuk merren në sigurim të gjitha pronat, menaxhimi i riskut dhe rasti i Tregut “Dinamo”

Nga SkyWeb
13 Shkurt, 2026
0

Zjarri që përfshiu zonën e ish-Uzinës Dinamo dhe goditi dhjetëra biznese nxori në pah jo vetëm pasojat ekonomike për tregtarët,...

Lexo të plotë
Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!

Mbi 52 mijë skedarë dhe të dhëna për deputetët, investigimi zbulon dobësi në sistemet e Kuvendit

19 Gusht, 2026
FOTO/ Presidenti Begaj pritet në një vizitë zyrtare nga Mbreti Abdullah i Jordanisë: Shqipëria dhe Jordania drejt një faze të re bashkëpunimi

FOTO/ Presidenti Begaj pritet në një vizitë zyrtare nga Mbreti Abdullah i Jordanisë: Shqipëria dhe Jordania drejt një faze të re bashkëpunimi

23 Shkurt, 2026
Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

21 Janar, 2026
Pse inteligjenca artificiale po frikëson brezin e ri?

Pse inteligjenca artificiale po frikëson brezin e ri?

20 Maj, 2026

Të Fundit

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr