• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore, OP-ED
A A
0
Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Altax.al*

Në fillim të vitit 2026, euro ka zbritur në nivele historike kundrejt lekut (96.5–96.7 lekë), duke prodhuar një situatë kontradiktore për ekonominë shqiptare, ku nga njera anë prezantohet stabilitet makroekonomik dhe inflacion i ulët në nivel agregat, por nga ana tjetër ka presion të fortë dhe të qëndrueshëm mbi sektorin e eksporteve.

Forcimi i lekut, i ushqyer nga turizmi, investimet e huaja dhe flukset valutore nga burime të ndryshme, tashmë me hyrjen në vitin e katërt të vlerësimit agresiv të tij ka filluar të shndërrohet në një rrezik strukturor për konkurrueshmërinë e prodhimit vendas.

Për eksportuesit, veçanërisht në fasoneri, bujqësi, tekstile, këpucë dhe industri përpunuese, problemi janë të ardhurat në euro dhe kostot në lekë, çfarë u ka krijuar një “shtrydhje” të fitimeve të viteve të kaluara, që sipas vlerësimeve të fundit nga sektori arrin në humbje reale prej 15–25% në disa segmente.

Nëse kjo dinamikë vazhdon pa ndërhyrje sistematike, rreziku real është një deindustrializim i heshtur, siç u reflektua në vitin 2025 me tkurrjen e eksporteve në terma lekë (nominalë vendas), humbje vendesh pune në disa sektorë dhe zhvendosje të kapitalit drejt aktiviteteve jo-prodhuese.

Megjithatë, në vitin 2026 po vërehet një ndryshim i rëndësishëm paradigme.

Eksportuesit po kalojnë nga logjika e ankesës dhe kërkesave emergjente për subvencione, drejt një qasjeje më profesionale dhe strategjike, për një dialog të strukturuar me qeverinë, Bankën e Shqipërisë dhe institucionet rregullatore, me fokus në zgjidhje afatmesme dhe jo në reagime ad-hoc.

Kjo hap rrugën, drejt një Strategjie Kombëtare për Eksportet (të ngjashme me vende të tjera në Europë)[1] në tre drejtime kryesore.

Shtylla e parë, arkitektura financiare dhe fiskale për rezistencë ndaj rrezikut valutor

Shtylla e parë e një strategjie kombëtare për eksportet duhet të jetë ndërtimi i një arkitekture financiare gjithëpërfshirëse, që nuk synon vetëm zbutjen e humbjeve të menjëhershme nga luhatjet valutore, por gjithashtu fortifikon bazën strukturore të sektorit prodhues. Mbrojtja nga rreziku financiar(Financial hedging), i perceptuar shpesh si një instrument teknik i bankave, duhet të shndërrohet në shtyllë strategjike të politikës industriale dhe tregtare. Ai duhet të jetë jo vetëm një mekanizëm mbrojtjeje, por edhe një mjet që rrit besueshmërinë e bizneseve, ul rrezikun dhe krijon hapësirë për planifikim afatgjatë.

Në praktikë, kontratat forward me bankat vendase mundësojnë eksportuesit të fiksojnë kursin e këmbimit për pagesat që do të marrin pas disa muajsh. Për shembull, një kompani që pret 500,000 euro pas gjashtë muajsh mund të përdorë hedging-un për të siguruar një kurs më të favorshëm sesa ai që mund të zhvlerësohet në të ardhmen, duke shmangur humbje që përndryshe mund të arrijnë në dhjetëra miliona lekë. Me këtë mekanizëm, forcimi i lekut e shmang rrezikun strukturor, duke e bërë sektorin e eksporteve shumë më pak vulnerabël dhe më pak të kërcënuar për qëndrueshmërinë e financave të tij. Megjithatë, për ta bërë këtë të aksesueshëm për SME-të, nevojiten garanci publike ose subvencione për kostot e hedging-ut, siç bëjnë disa vende të BE-së Lindore.

Por politika e mbrojtjes nga rreziku valutor nuk mund të mbështetet vetëm te hedging-u.

Ajo duhet të jetë pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse fiskale dhe mbështetëse, që jo vetëm zvogëlon humbjet e luhatjeve të kursit, por edhe nxit investimet dhe rrit produktivitetin.

Në praktikë, qeveria duhet të ndërmarrë masa të synuara dhe të drejtpërdrejta, si (a) lehtësime tatimore për ata eksportues që zgjedhin të investojnë në teknologji dhe automatizim, duke i bërë kompanitë më konkurruese dhe më rezistente ndaj presioneve të kursit, (b) kredi të favorshme në lekë, me norma të ulëta preferenciale, që reduktojnë koston e kapitalit dhe u mundësojnë firmave të bëjnë investime strategjike pa rrezik financiar të lartë, por dhe (c) subvencione për certifikime dhe standarde europiane, si ISO apo CE, që nuk rrisin vetëm vlerën e shtuar të produkteve, por edhe fuqizojnë markën shqiptare në tregjet ndërkombëtare, duke e bërë të njohur për cilësi dhe besueshmëri.

Kështu, hedging-u bëhet pjesë e një ekosistemi të mbështetur nga politika fiskale, që ndihmon eksportuesit të kalojnë nga një model i ulët i kostos drejt një modeli strategjik, të orientuar nga cilësia, inovacioni dhe marka.

Në këtë mënyrë, fitimi i bizneseve nuk varet më vetëm nga kursi i këmbimit, por nga cilësia, inovacioni dhe pozicionimi strategjik në tregun global. Strategjikisht, një arkitekturë e tillë financiare dhe fiskale jo vetëm mbron eksportuesit në afat të shkurtër, por gjithashtu krijon bazën për një sektor prodhues më të qëndrueshëm dhe më konkurrues, i aftë të përballojë sfidat e luhatjeve valutore dhe integrimin në tregjet europiane.

Shtylla e dytë, politika rregullatore dhe konkurrenca duke u transformuar nga mbrojtje pasive drejt produktivitetit aktiv

Nëse mbrojtja nga luhatjet valutore ishte deri tani fokusi kryesor i politikave të eksportit, realiteti tregtar europian tregon se kjo nuk mjafton. Ekonomia eksportuese nuk mund të qëndrojë konkurruese duke u mbështetur thjesht te masa mbrojtëse, por ajo ka nevojë për një strategji që fuqizon bizneset për të prodhuar më shumë me më pak, duke kaluar nga një qasje pasive drejt produktivitetit aktiv.

Kjo kërkon ndërhyrje të menduara dhe të koordinuara. Së pari, duhet të reduktohen kostot rregullatore, veçanërisht në sektorët kyç si energjia dhe tarifat vendore për prodhuesit eksportues. Çmimet e energjisë për prodhuesit industrialë mbeten sfidë (edhe pse kanë rënë nga peak-u i 2022) dhe ulja e tyre do të kishte efekt shumëfish.

Çdo ulje e këtyre kostove nuk do të ishte thjesht lehtësim afatshkurtër, por krijim hapësire hapësirë për investime në teknologji dhe automatizim, rrit efikasitetin dhe ul varësinë nga faktorë të jashtëm si kursi i këmbimit.

Së dyti, thjeshtimi i procedurave administrative është kyç. Sot, burokracia e lartë dhe dokumentacioni i tepruar e ngadalësojnë biznesin dhe rrisin kostot transaksionale. Duke modernizuar shërbimet, dixhitalizuar lejet dhe certifikatat, dhe hequr pengesat e panevojshme, eksportuesit mund të operojnë më fleksibël, të shfrytëzojnë burimet e tyre dhe të përqendrohen te zhvillimi i produktit dhe zgjerimi i tregut.

Së treti, eksportuesit duhet të orientojnë aktivitetin drejt produkteve premium dhe ndërtimit të markës shqiptare. Kalimi nga modeli klasik i ulët i kostos dhe fasonimi drejt prodhimeve me vlerë të shtuar dhe certifikime europiane nuk rrit vetëm fitimet, por u mundëson kompanive të konkurrojnë me cilësi, inovacion dhe integrim në zinxhirët më të avancuar të vlerës. Një firmë që ofron produkte të certifikuara dhe të markës shqiptare hyjnë në segmente tregu që kërkojnë standarde më të larta, duke shmangur presionin e konkurencës së vendeve me kosto më të ulëta.

Në këtë mënyrë, politikat rregullatore transformohen nga pengesë në motor strategjik. Reduktimi i kostove, thjeshtimi i procedurave dhe inkurajimi i prodhimeve premium ndërtojnë një ekosistem që rrit produktivitetin dhe konkurrencën e sektorit eksportues. Përmes tij, Shqipëria jo vetëm përballon presionin e tregjeve europiane, por shndërron çdo sfidë, përfshirë edhe forcimin e lekut në një mundësi për të rritur vlerën e shtuar dhe diversifikimin e produkteve.

Shtylla e tretë, Integrimi në BE nga sfidë valutore në katalizator zhvillimi

Integrimi europian nuk duhet parë thjesht si një proces burokratik apo si një burim financimi shtesë. Fondet e BE-së, si IPA III dhe Growth Plan, ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për të rindërtuar modelin e eksporteve shqiptarë dhe për të shndërruar sfidat valutore në një avantazh strategjik.

Konkretisht, këto fonde mund të përdoren për të ndërtuar garanci publike për hedging, që mbulojnë një pjesë të kostove financiare për SME-të, duke i mundësuar ato të menaxhojnë rrezikun valutor pa u ekspozuar në humbje të mëdha.

Ato mund të krijojnë rrjete këshilluese dhe trajnime, me ekspertë europianë, për menaxhimin e rrezikut dhe certifikimet e nevojshme për tregjet ndërkombëtare. Gjithashtu, fondet mund të financojnë investime në teknologji dhe inovacion, duke rritur produktivitetin dhe kapacitetin konkurrues të firmave shqiptare.

Në këtë kuptim, negociatat me BE-në dhe hapja e kapitujve ekonomikë nuk janë vetëm formalitet, sepse ato krijojnë mundësinë për një dialog paralel me institucionet financiare europiane, duke e pozicionuar Shqipërinë jo si viktimë të forcimit ose zhvlerësimit të kursit, por si një aktor që përdor integrimin për të forcuar konkurrueshmërinë dhe për të ndërtuar një sektor eksportues më të qëndrueshëm.

Zhvlerësimi i euros ndaj lekut nuk është thjesht një episod monetar, por një test për modelin ekonomik të vendit.

Nëse ndërtohet një strategji e integruar në tre drejtimet (financiare dhe fiskale, rregullatore dhe konkurruese, si dhe integruese me BE-në), kjo krizë mund të shndërrohet në një katalizator për një ekonomi më rezistente, më produktive dhe më europiane.

Në fund, sfida e kursit nuk është thjesht problem i eksportuesve, por një provë maturie për politikëbërjen ekonomike shqiptare. Përtej krijimit të një kalendari të përbashkët diskutimi dhe pjesëmarrjeje midis eksportuesve dhe institucioneve shqiptare, është thelbësore të hapet edhe një tryezë paralele me institucionet e BE-së në Tiranë, që do të mundësojë një përshtatje dhe mbrojtje më të mirë të sektorit eksportues, duke mësuar nga përvojat e Bullgarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Kroacisë.

Kjo do ta poziciononte Shqipërinë jo si palë pasive, por si aktor proaktiv që përdor integrimin europian për të ndërtuar politika moderne industriale dhe tregtare.

Si hap i parë konkret, duhet të krijohet një Këshill Kombëtar për politikat e eksportit (platformë institucionale tripalëshe) qeveri–Banka e Shqipërisë–përfaqësues të eksportuesve, brenda 3-6 mujorit të parë të vitit 2026, me mandat të qartë për hartimin e draft-strategjisë kombëtare të eksporteve.Ky organizëm duhet të ketë akses të drejtpërdrejtë në ekspertizë europiane, të punojë me afate të përcaktuara dhe të prodhojë dokumente operacionale, jo deklarativë, që lidh politikat monetare, fiskale, rregullatore dhe ato të integrimit në një kornizë të vetme zhvillimi. Në këtë mënyrë, sfida e kursit pushon së qeni një rrezik i përhershëm dhe kthehet në katalizator të reformës strukturore, ku eksportet nuk varen më nga rastësia e kursit të këmbimit, por ndërtohen mbi konkurrencë reale, produktivitet të qëndrueshëm dhe integrim funksional në tregun europian.

*Titulli është i redaksisë, titulli i autorit: Nga zhvlerësimi i euros te një Strategji Kombëtare për Eksportet, 2026 – 2036

Artikulli para

Lufta te dera, Gjermania shpenzon gjysmë miliardi euro për dronët vrasës

Artikulli pas

230 automjete të reja shtohen çdo ditë në rrugët shqiptare, kryesojnë importet nga Koreja e Jugut

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD
Ekonomi

PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

11 Shkurt, 2026
Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare
Ekonomi

DIVA 2025/ Kompensimi për fëmijët mes premtimit dhe realitetit, një flluskë PR më shumë se sa funksionale

11 Shkurt, 2026
Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE
Ekonomi

Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE

11 Shkurt, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

230 automjete të reja shtohen çdo ditë në rrugët shqiptare, kryesojnë importet nga Koreja e Jugut

11 Shkurt, 2026
Avioni i Wizz Air Tiranë-Londër, ulje EMERGJENTE në Basel, çfarë tregon radari
Aviacion

Avioni i Wizz Air Tiranë-Londër, ulje EMERGJENTE në Basel, çfarë tregon radari

11 Shkurt, 2026
Hipokrizia e BSH-së me uljen drastike të kredive me probleme: Si u pagua “suksesi” me jetët dhe pronat e shqiptarëve nën dhunën e grabitqarëve të mbledhjes së borxheve
Ekonomi

Hipokrizia e BSH-së me uljen drastike të kredive me probleme: Si u pagua “suksesi” me jetët dhe pronat e shqiptarëve nën dhunën e grabitqarëve të mbledhjes së borxheve

10 Shkurt, 2026
Artikulli pas
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

230 automjete të reja shtohen çdo ditë në rrugët shqiptare, kryesojnë importet nga Koreja e Jugut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Talat Xhaferi në krye, simbolikë etnike apo fitore e një politike të pjekur?
OP-ED

Talat Xhaferi në krye, simbolikë etnike apo fitore e një politike të pjekur?

Nga SkyWeb
28 Janar, 2024
0

Emirjon Senja  Është shumë më e lehtë t’u flasësh shqiptarëve të Maqedonisë nga Tirana se sa nga Kumanova se si...

Lexo të plotë
Inteligjenca Artificiale hyn në sallën e operacionit, por shtohen shqetësimet për sigurinë

Inteligjenca Artificiale hyn në sallën e operacionit, por shtohen shqetësimet për sigurinë

9 Shkurt, 2026
3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

Plakja e popullsisë dhe estetika rrit ndjeshëm të ardhurat për tregun farmaceutik

11 Tetor, 2025
Raporti, ku mund të investoni në 2026? Zbuloni sektorët më premtues për Shqipërinë!

Raporti, ku mund të investoni në 2026? Zbuloni sektorët më premtues për Shqipërinë!

17 Janar, 2026
Avioni i Wizz Air Tiranë-Londër, ulje EMERGJENTE në Basel, çfarë tregon radari

Avioni i Wizz Air Tiranë-Londër, ulje EMERGJENTE në Basel, çfarë tregon radari

11 Shkurt, 2026

Të Fundit

PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

11 Shkurt, 2026
A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

11 Shkurt, 2026
OBSH: 1 në 2 persona që përballen me verbëri nga katarakti nuk kanë akses në kirurgji

OBSH: 1 në 2 persona që përballen me verbëri nga katarakti nuk kanë akses në kirurgji

11 Shkurt, 2026
Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare

DIVA 2025/ Kompensimi për fëmijët mes premtimit dhe realitetit, një flluskë PR më shumë se sa funksionale

11 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr