• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

OBSH: 1 në 2 persona që përballen me verbëri nga katarakti nuk kanë akses në kirurgji

Editor Nga Editor
11 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
OBSH: 1 në 2 persona që përballen me verbëri nga katarakti nuk kanë akses në kirurgji
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sipas një studimi të fundit të publikuar më 11 shkurt në revistën shkencore The Lancet Global Health, pothuajse gjysma e njerëzve në mbarë botën që vuajnë nga verbëria e shkaktuar nga katarakti nuk kanë ende akses në ndërhyrjen kirurgjikale që mund t’u rikthejë shikimin.

Katarakti, që shkakton mjegullimin e thjerrëzës së syrit dhe për pasojë turbullim progresiv të shikimit deri në verbëri, prek mbi 94 milionë persona globalisht. Ndërhyrja kirurgjikale për trajtimin e tij konsiderohet një nga procedurat më efektive në mjekësi: zgjat rreth 15 minuta dhe ofron përmirësim të menjëhershëm e afatgjatë të shikimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raporton se në 20 vitet e fundit mbulimi i kirurgjisë së kataraktit është rritur me rreth 15% në nivel global. Megjithatë, plakja e popullsisë dhe rritja e numrit të rasteve kanë bërë që kërkesa për trajtim të rritet ndjeshëm.

Parashikimet tregojnë se gjatë kësaj dekade mbulimi mund të shtohet me rreth 8.4%, por ky ritëm mbetet i pamjaftueshëm për të përmbushur objektivin e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, që synon një rritje prej 30% deri në vitin 2030.

“Kirurgjia e kataraktit është një nga ndërhyrjet më transformuese në mjekësi. Rikthimi i shikimit u jep njerëzve pavarësi, dinjitet dhe mundësi të reja”, theksoi Devora Kestel, drejtuese në detyrë e Departamentit për Sëmundjet Jo të Transmetueshme dhe Shëndetin Mendor në OBSH.

Studimi, i cili përfshiu të dhëna nga 68 vende për vitet 2023–2024, evidenton se rajoni i Afrikës ka nivelin më të ulët të trajtimit. Sipas raportit, rreth tre në katër persona që kanë nevojë për kirurgji në këtë rajon mbeten pa ndërhyrje.

Gjithashtu, gratë rezultojnë të jenë më të prekura në të gjitha rajonet, duke pasur akses më të kufizuar në shërbimet oftalmologjike krahasuar me burrat.

Ekspertët e lidhin këtë situatë me pengesa strukturore të vazhdueshme, si mungesa dhe shpërndarja e pabarabartë e specialistëve të syrit, kostot e larta që pacientët mbulojnë nga xhepi, listat e gjata të pritjes dhe mungesa e informimit, edhe në vendet ku shërbimet ekzistojnë.

Mosha mbetet faktori kryesor i rrezikut për zhvillimin e kataraktit, por ndikojnë edhe faktorë të tjerë si ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve UV-B, pirja e duhanit, përdorimi i kortikosteroideve dhe diabeti.

Sipas OBSH-së, eliminimi i verbërisë së shmangshme nga katarakti është një objektiv i realizueshëm nëse shtetet ndërmarrin hapa konkretë. Rekomandimet përfshijnë integrimin e kontrolleve të shikimit në kujdesin shëndetësor parësor, investime në infrastrukturën kirurgjikale dhe rritjen e numrit të specialistëve, sidomos në zonat rurale.

Po ashtu, theksohet nevoja për programe të posaçme që synojnë gratë dhe komunitetet e margjinalizuara, me qëllim uljen e pabarazive në aksesin ndaj kujdesit shëndetësor.

OBSH u bën thirrje qeverive, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të forcojnë bashkëpunimin për të siguruar akses universal në kirurgjinë e kataraktit dhe për të reduktuar verbërinë e shmangshme në shkallë globale.

Etiketat: verberim
Artikulli para

DIVA 2025/ Kompensimi për fëmijët mes premtimit dhe realitetit, një flluskë PR më shumë se sa funksionale

Artikulli pas

A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Doni të ndiheni më të lumtur në punë? Zbulohet “sekreti”
Shëndet

Doni të ndiheni më të lumtur në punë? Zbulohet “sekreti”

26 Qershor, 2026
Vapa të bën agresiv, si ndikojnë temperaturat ekstreme te truri?
Shëndet

Vapa të bën agresiv, si ndikojnë temperaturat ekstreme te truri?

26 Qershor, 2026
Shpresë për kancerin agresiv të gjirit, medikamentet e reja po sfidojnë kimioterapinë
Shëndet

Shpresë për kancerin agresiv të gjirit, medikamentet e reja po sfidojnë kimioterapinë

25 Qershor, 2026
Studimi: Shumica e trajtimeve shtesë për In Vitro nuk rrisin shanset për shtatzëni
Shëndet

Studimi: Shumica e trajtimeve shtesë për In Vitro nuk rrisin shanset për shtatzëni

25 Qershor, 2026
Konfirmohet rastit i parë me Ebola në Francë
Shëndet

Konfirmohet rastit i parë me Ebola në Francë

24 Qershor, 2026
Temperaturat e larta, ekspertët e ISHP këshilla për qytetarët
Shëndet

Temperaturat e larta, ekspertët e ISHP këshilla për qytetarët

24 Qershor, 2026
Artikulli pas
A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Airbus, Leonardo dhe Thales bëhen bashkë, europianët përballë SpaceX të Elon Musk
Ekonomi

Airbus, Leonardo dhe Thales bëhen bashkë, europianët përballë SpaceX të Elon Musk

Nga SkyWeb
23 Tetor, 2025
0

Tre gjigantët evropianë të industrisë së hapësirës, Airbus, Leonardo dhe Thales, kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike për zhvillimin e teknologjive të...

Lexo të plotë
E gjithë java me reshje të dendura shiu, harta e rrezikut për përmbytjet

E gjithë java me reshje të dendura shiu, harta e rrezikut për përmbytjet

16 Nëntor, 2025
E keni menduar ndonjëherë pse fiken dritat e kabinës gjatë uljes apo ngritjes së avionit?

E keni menduar ndonjëherë pse fiken dritat e kabinës gjatë uljes apo ngritjes së avionit?

18 Shtator, 2025
Sasia e kufizuar e uraniumit rrezikon industrinë e energjisë bërthamore

Sasia e kufizuar e uraniumit rrezikon industrinë e energjisë bërthamore

5 Shtator, 2025
Në Shqipëri ka më shumë shtëpi për frymë se mesatarja e Europës, por çmimet dhe qiratë e apartamenteve janë tepë të lata

Pse blerja e një apartamenti është kthyer në një mision të pamundur për çiftet e reja

5 Janar, 2026

Të Fundit

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr