• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Inflacioni në Shqipëri shënoi një rritje të re në muajin shkurt, ndërsa qiratë dhe kostot e energjisë po kthehen gjithnjë e më shumë në një barrë të rëndë për familjet shqiptare.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, norma vjetore e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit arriti në 2.5 për qind në shkurt 2026, nga 1.9 për qind që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me muajin janar të këtij viti, çmimet e konsumit u rritën me 0.5 për qind.

Analiza e strukturës së inflacionit tregon se rritja e çmimeve po drejtohet kryesisht nga kostot e strehimit dhe energjisë. Grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” shënoi rritjen më të fortë vjetore me 5.3 për qind dhe pati edhe ndikimin më të madh në inflacionin total.

Vetëm ky grup kontribuoi me rreth 1.06 pikë përqindje në rritjen e përgjithshme të çmimeve, duke e bërë atë faktorin kryesor që po shtyn inflacionin në rritje.

Pas tij renditen ushqimet dhe pijet joalkoolike, të cilat kontribuan me 0.60 pikë përqindje në inflacionin vjetor. Ndikim në rritjen e çmimeve patën gjithashtu edhe mobiljet dhe pajisjet e shtëpisë, restorantet dhe shërbimet e akomodimit, si dhe pijet alkoolike dhe duhani.

Në krahasim me muajin janar, rritja më e madhe mujore e çmimeve u regjistrua tek ushqimet dhe pijet joalkoolike me 0.9 për qind, ndërsa grupi i qirave dhe energjisë u rrit me 0.6 për qind.

Të dhënat tregojnë se presioni mbi buxhetet familjare po zhvendoset gjithnjë e më shumë tek kostot bazë të jetesës, sidomos tek strehimi dhe energjia, të cilat zënë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve mujore të familjeve.

Në këtë kontekst, rritja e qirave po shihet gjithnjë e më shumë si një nga faktorët që rëndon mbi familjet shqiptare, duke u shtuar kostove të tjera të domosdoshme si energjia elektrike dhe ushqimet. /skyweb.al

Artikulli para

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Artikulli pas

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve
Ekonomi

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”
Ekonomi

Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i "shpëton" asnjë celular

Të Përzgjedhura

DOKUMENTET/ Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro
Aktualitet

DOKUMENTET/ Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro

Nga SkyWeb
28 Prill, 2025
0

Një betejë për 10 milion euro sapo ka nisur mes kompanive Advanced Bussines Solution dhe bashkimit të kompanive “Kreatx” dhe...

Lexo të plotë
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Si përfunduan fondet e IPARD te grupet kriminale dhe njerëzit pranë politikës, a do të hetojë SPAK?

8 Tetor, 2025
Nga kaosi te perfeksioni, pse Changi mbetet aeroporti numër një në botë

Nga kaosi te perfeksioni, pse Changi mbetet aeroporti numër një në botë

14 Maj, 2026
Foto nga zjarri në Gramsh. Pronësi intelektuale e Eduart Pagrisë

Zjarret në vend, menaxhimi i situatës nën udhëzimet e Komitetit të Mbrojtjes Civile

13 Gusht, 2025

Të Fundit

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr