• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 15 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Paradoksi i parkut fantazëm “Durana”, tender për laptopë dhe pajisje IT në tokën ku sot kullosin lopët

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
0
Paradoksi i parkut fantazëm “Durana”, tender për laptopë dhe pajisje IT në tokën ku sot kullosin lopët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një tjetër paradoks shënohet nga parku fiktiv “Durana”, i ngritur në zonën e Xhafzotajt në Shijak, në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës, ku dhjetëra kompani të teknologjisë së informacionit janë regjistruar dhe përfitojnë nga lehtësirat fiskale.

Skema është e njëjta me vendet offshore, ku deri dje kompanitë shqiptare regjistroheshin në ishujt e Paqësorit, ndërsa sot regjistrohen fiktivisht në atë park, i cili nuk ka asnjë godinë të ndërtuar.

Gjithçka funksionon “online”, megjithëse këto kompani kanë të shënuar si adresë në QKB rrugën “Ahmet Zogu”, Njësia Administrative Xhafzotaj, Bashkia Shijak, Durrës, Albania. Ndërkohë, si këmbim, këto kompani nuk paguajnë taksa, lehtësira me tatimet e punonjësve, falje nga disa detyrime, etj, etj.

Por, çfarë “pune” bëjnë zyrtarët e këtij parku dhe ku operojnë, pasi në Xhafzotaj s’kanë vendosur asnjë tullë? Një paradoks tepër i madh, pasi struktura shtetërore e këtij parku është tepër e madhe, me 2 administratorë, drejtora, përgjegjësia e specialistë.

Me makina, karburant, dieta e gjithçka tjetër. Jo vetëm kaq, pasi zyrtarët e DURANA-s bëjnë edhe tendera, ku kësaj herë kanë kërkuar laptopë dhe pajisje IT?

Faksimile: Njoftimi i tenderit të hapur për blerje kompjuterash dhe pajisje IT nga Durana Tech Park

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, drejtuesit e DURANA-s kanë hapur ditët e fundit një tender për të blerë pajisje IT-je. Vlera e tenderit është rreth 10 mijë euro, ndërkohë që kërkohen 2 copë laptop për punonjës. Gjithashtu, kërkohet 1 copë laptop për administratorin.

Një paradoks tepër i madh, pasi duke qenë se i gjithë vendi në Xhafzotaj është i shkretë, me ferra e shkurre, këta administratorë do të marrin laptopët dhe do të punojnë në mes të arave në Shijak, me pamje nga të mbjellat e banorëve të zonës, ku nuk mungojnë as delet, dhitë e lopët në atë vend. Me këto pajisje portative, këta zyrtarë do të marrin vendime që vlejnë miliona euro.

Ndërkohë, dokumenti i Duranës vijon se kërkojnë edhe të blejnë 1 laptop design pro për marketingun dhe IT. Normalisht, puna në terren do të dojë marketing dhe propagandë dhe kjo s’ka si t’i mungojë këtij parku, i cili është totalisht fiktiv.

Më pas, i njëjti institucion kërkon 2 kompjutera PC, set të plotë, 4 copë ekrane 24 INCH apo edhe 4 copë kamera, Webcam. Lista vijon me 10 copë kufje, 5 tastiera, 5 lidhës HDMI për laptop me ekran apo edhe 5 mouse. Gjithashtu, kërkohet edhe 1 copë tablet shënimesh.

Faksimile: Dokumenti i DURANA-s për hapjen e adresës së parkut në Xhafzotaj

Por, ku operon ky park që kërkon gjithë këto pajisje portative?! Vox News ka mësuar se, në datën 26 qershor 2025, Korporata e Investimeve Shqiptare, e drejtuar nga Elira Kokona, firmosi “miratimin e ndryshimit të selisë së shoqërisë ‘Durana Park SHA në rrugën Ahmet Zogu, numri i pasurisë 336, Njësia Administrative Xhafzotaj, Shijak.

Pas këtij vendimi dhe hapjes së thirrjes për regjistrimin e kompanive, pati një bum regjistrimesh në atë adresë, teksa pronarët ishin të njëjtët me ata që zhvatën AKSHI-n për vite e vite me radhë, teksa disa prej pronarëve të firmës janë të arrestuar, hetuar apo edhe në gjykim nga SPAK-u për abuzime.

Por, a ka godinë në atë zonë? Vox News ka udhëtuar në Xhafzotaj të Shijakut, duke bërë një vëzhgim në zonën që Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur kompaninë e saj, SH.A, e cila ka në “gjirin” e saj dhjetëra firma. Në letra, të gjitha shkruajnë adresën e sipërcituar, ndërkohë që në terren është krejt tjetër.

E gjithë sipërfaqja ka qenë dikur ushtarake dhe ishin vendosur radarë dhe antena të ndërlidhjes. Aktualisht, i gjithë ai repart është braktisur dhe disa vite më parë, sipërfaqja kaloi nga Ministria e Mbrojtjes te Korporata e Investimeve Shqiptare. Në zonë s’ka asnjë person, aq më tepër zyra, ndërkohë që godina është e shkatërruar dhe e mbuluar nga balta kur bie shi dhe nga pluhuri gjatë ditëve me diell, apo në verë.

Në ambientet e ish repartit janë edhe disa stane me bagëti, ndërkohë që në faqen e KISH jepen të dhëna për ndërtime luksoze, që deri më sot s’janë bërë, apo më keq akoma, të jenë tenderuar. Flitet për shkolla të mirëfillta të teknologjisë së informacionit, laboratorë, kompani që prodhojnë pajisje, por të gjitha janë fiktive. Në zonë ka vetëm gërmadhe dhe ferra. /Vox News

Etiketat: duranaelira kokonaparku
Artikulli para

SKANDALI/ Skemë mashtruese 700 mijë euro, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma

Artikulli pas

Zvicra ndalon dy avionë amerikanë të kalojnë mbi territorin e saj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran
Ekonomi

Shqiptarët s’pyesin: Çmimi i karburanteve në kulm, por rriten shitjet e naftës, benzinës dhe gazit

15 Shtator, 2026
Metoda e blerjeve “5, 4, 3, 2, 1”: Si të mbushni në mënyrë efektive shportën e supermarketit pa shpenzuar kot
Ekonomi

Shqiptarët po konsumojnë, karburantet kryesojnë me 8.4% në rritjen e shitjeve me pakicë

15 Shtator, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët

15 Shtator, 2026
Çmimet e karburanteve kapin majat, shqiptarët pa “mburojë”: Qeveria hoqi Bordin, tani nuk prek as taksat
Ekonomi

Çmimet e karburanteve kapin majat, shqiptarët pa “mburojë”: Qeveria hoqi Bordin, tani nuk prek as taksat

15 Shtator, 2026
Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve
Ekonomi

Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

15 Shtator, 2026
Tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë për Pedonalen përfundon me një ofertues
Ekonomi

Tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë për Pedonalen përfundon me një ofertues

15 Shtator, 2026
Artikulli pas
Zvicra ndalon dy avionë amerikanë të kalojnë mbi territorin e saj

Zvicra ndalon dy avionë amerikanë të kalojnë mbi territorin e saj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Aktualitet

Çmimi “gold” kurse cilësia “letër” e pallateve në Tiranë, vishen me bukëpeshku, të rrezikshme ndaj zjarreve!

Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
0

Ngjarja e rëndë e pasdites së sotme pranë QSUT-së, ku një pallat u përfshi nga flakët në një kohë rekord,...

Lexo të plotë
Ermal Beqiri “out”, Gerond Meçe “in”: Biznesi vazhdon, kush është producenti i spektaklit të vjedhjes së fondeve publik që vijon të lëvizë fijet te AKSHI?

Ermal Beqiri “out”, Gerond Meçe “in”: Biznesi vazhdon, kush është producenti i spektaklit të vjedhjes së fondeve publik që vijon të lëvizë fijet te AKSHI?

10 Shkurt, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti Begaj dekreton lirime dhe emërime të rëndësishme në trupin diplomatik

17 Prill, 2026
Ministria e Jashtme ngre alarmin: Po mashtrohen qytetarët, kujdes kur të aplikoni për vizë

Ministria e Jashtme ngre alarmin: Po mashtrohen qytetarët, kujdes kur të aplikoni për vizë

5 Prill, 2026
Presidenti Begaj nga Gjirokastra: Të mbrojmë shqipen si trashëgimi kombëtare

Presidenti Begaj nga Gjirokastra: Të mbrojmë shqipen si trashëgimi kombëtare

15 Nëntor, 2025

Të Fundit

Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

Shqiptarët s’pyesin: Çmimi i karburanteve në kulm, por rriten shitjet e naftës, benzinës dhe gazit

15 Shtator, 2026
Metoda e blerjeve “5, 4, 3, 2, 1”: Si të mbushni në mënyrë efektive shportën e supermarketit pa shpenzuar kot

Shqiptarët po konsumojnë, karburantet kryesojnë me 8.4% në rritjen e shitjeve me pakicë

15 Shtator, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët

Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët

15 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

15 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr