• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 6 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Çfarë amerikanësh?! Pas minierës në Bilisht fshihen serbët, kush është Mirsad Uruçi i EFT që i shkoi Ramës në zyrë

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Çfarë amerikanësh?! Pas minierës në Bilisht fshihen serbët, kush është Mirsad Uruçi i EFT që i shkoi Ramës në zyrë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mediat greke shpërthyen dy ditë më parë lajmin e madh për një investim gjigand greko-amerikan në Bilisht të Korçës.

Sipas gazetave greke, Aktor Group e Greqisë dhe BNI Foundation kanë nënshkruar një marrëveshje për të investuar 1 miliardë euro në minierat e Nikelit në Korcë.

Sipas tyre, një pjesë e madhe e financimit do të sigurohet nga kapital amerikan, ndërsa projektin do ta mbështesin teknikisht dhe këshillimisht kompani me bazë në SHBA, duke treguar rëndësinë strategjike të tij për zinxhirin perëndimor të furnizimit me burime kritike.

Marrëveshja për këtë investim u trajtua në sfondin e vizitës së papritur të ambasadores amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle në zyrën e Edi Ramës në Tiranë.

Por kush janë amerikanët pas investimit të Bilishtit?

Ndonëse kompania greke Aktor në deklaratën e saj u kujdes të theksonte se marrëveshja është nënshkruar me BNI Foundation, disa gazeta greke si Prototema flasin për një marrëveshje mes Aktor dhe një kompanie të quajtur Brightnest shpk.

Kush janë amerikanët që do investojnë 1 miliardë euro

Brightnest shpk është një kompani e themeluar në tetor të vitit të kaluar. Kompania ka një kapital prej 100 lekësh ose 1 euro dhe pronari i saj është Mirsad Uruçi.

Kush janë amerikanët që do investojnë 1 miliardë euro

Akti i themelimit te Brightnest

Ky lajm konfirmohet edhe nga pamjet e takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Athinë Guilfoyle. Fillimisht në pamje shfaqen ambasadorja Guilfoyle dhe presidenti i grupit Aktor.

Por më pas në pamje shfaqet edhe një person i tretë. Ai është Mirsad Uruçi, pronari i kompanisë Brightnest.

Kush janë amerikanët që do investojnë 1 miliardë euro

Zoti Uruçi nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar.

Përvecse përfaqëson kompaninë serbe të energjisë, EFT, emri i Uruçit doli në publik edhe në koncesionin e famshëm të centralit diellor të Akërnisë, që nuk u realizua asnjëherë.

Gentian Sula i NOA Energy Trade dhe serbët i venë “lakun në fyt” Kosovës duke i shitur energji me 800 euro, lidhja me Vuk Hamoviç të Panama Papers

Nuk dihet nëse ka përfshirje amerikane në projektidenë e Bilishtit. Edhe BNI Foundation nuk rezulton të jetë kompani amerikane. Në fakt, këtë nuk e di askush se çfarë është. BNI Foundation origjinal është një OJF në Karolinën e Veriut, që mbështet fëmijët.

Kush janë amerikanët që do investojnë 1 miliardë euro

Kurse BNI Foundation, që flitet në marrëveshjen shqiptare nuk dihet se çfarë është. Në njoftimin e Aktor ajo përshkruhet si një kompani rajonale që operon në Ballkan dhe kryesisht Shqipëri.

Deri më tani nuk ka asnjë fakt apo të dhënë për ndonjë kompani amerikane që do investojë 1 miliardë euro në Bilisht. Dhe aq më pak kompani amerikane të dërguara posaçërisht nga Presidenti Trump siç u përpoq ta shiste propaganda e padukshme lajmin në publik. /kapitali.al 

*titulli është i redaksisë

Etiketat: Aktor GroupEFTmirsad uruci
Artikulli para

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH për sigurinë

Artikulli pas

Në hall për pastrim… kushton më shtrenjtë se në Greqi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Europa ka edhe 6 javë karburant avionësh dhe pastaj nis anulimi masiv i fluturimeve
Aviacion

Kriza e karburanteve, kompanitë ajrore anuluan 13 000 fluturime dhe “fshinë” 2 milionë pasagjerë

5 Maj, 2026
Call Centerat mashtrues pushtojnë vendin, gazetari: Kush është italiani që zhvati bashkëkombasit e tij nga Tirana
Aktualitet

Pse është shumë e vështirë të zhduken Call Center-at mashtrues

5 Maj, 2026
Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional
Aktualitet

Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional

5 Maj, 2026
Alarmi nga Tirana: Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë
Aktualitet

Alarmi nga Tirana: Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

5 Maj, 2026
Video e Ramës për Lanën, e krijuar me Inteligjencë Artificiale
Aktualitet

Video e Ramës për Lanën, e krijuar me Inteligjencë Artificiale

5 Maj, 2026
TIA: Mbi 1,1 milionë pasagjerë në shtator, 105 destinacione në 32 shtete
Aviacion

TIA qetëson udhëtarët: Asnjë problem me furnizimin me karburant, fluturimet vijojnë normalisht

5 Maj, 2026
Artikulli pas
Në hall për pastrim… kushton më shtrenjtë se në Greqi

Në hall për pastrim… kushton më shtrenjtë se në Greqi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Intensifikohet lufta, çmimi i naftës kalon mbi 110 USD për fuçi

Nga SkyWeb
19 Mars, 2026
0

Çmimet globale të naftës po rriten me ritme të shpejta, teksa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po shton...

Lexo të plotë
Sejko: Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 2.5%

Sejko: Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 2.5%

1 Tetor, 2025
E BUJSHME/ Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit të Wizz Air: Kompania e mohon

E BUJSHME/ Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit të Wizz Air: Kompania e mohon

29 Prill, 2025
TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

10 Shkurt, 2026
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

6 Qershor, 2025

Të Fundit

Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi

Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi

6 Maj, 2026
Grevë në Aeroportin e Brukselit, pritet përgjysmimi i fluturimeve në 12 maj

Grevë në Aeroportin e Brukselit, pritet përgjysmimi i fluturimeve në 12 maj

5 Maj, 2026
Europa ka edhe 6 javë karburant avionësh dhe pastaj nis anulimi masiv i fluturimeve

Kriza e karburanteve, kompanitë ajrore anuluan 13 000 fluturime dhe “fshinë” 2 milionë pasagjerë

5 Maj, 2026
Call Centerat mashtrues pushtojnë vendin, gazetari: Kush është italiani që zhvati bashkëkombasit e tij nga Tirana

Pse është shumë e vështirë të zhduken Call Center-at mashtrues

5 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr