• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Shtator, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Groenlanda kanë arritur një marrëveshje të re sigurie, pas muajsh tensionesh të shkaktuara nga kërkesat e presidentit Donald Trump për marrjen e kontrollit mbi territorin arktik.

Marrëveshja parashikon zgjerimin e rolit ushtarak amerikan në Groenlandë dhe kufizimin e pranisë së vendeve që Uashingtoni i konsideron kundërshtare, veçanërisht Rusisë dhe Kinës.

Trump deklaroi se dokumenti i jep SHBA-së “kontroll të përhershëm mbi sigurinë” e Groenlandës dhe mundësinë për të ndërmarrë masat që konsideron të nevojshme për mbrojtjen e territorit.

Sipas të dhënave të bëra publike deri tani, asnjë vend kundërshtar i SHBA-së nuk do të mund të vendosë baza ushtarake apo të kryejë investime të ndjeshme në Groenlandë pa miratimin e Uashingtonit.

Marrëveshja parashikon gjithashtu të drejta pa afat për aksesin, bazimin e trupave dhe fluturimet ushtarake amerikane. Këto të drejta do të vazhdojnë të zbatohen edhe nëse Groenlanda shpall pavarësinë në të ardhmen.

Vendet që nuk janë pjesë e NATO-s nuk do të lejohen të ndërtojnë baza ushtarake në territor. Kufizime parashikohen edhe për investimet e huaja në miniera, infrastrukturë dhe sektorë të tjerë strategjikë.

Danimarka, megjithatë, këmbëngul se marrëveshja nuk i kalon SHBA-së pronësinë apo sovranitetin mbi Groenlandën.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi se dokumenti njeh integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës dhe të drejtën e popullit të Groenlandës për vetëvendosje.

Edhe kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, e përshëndeti marrëveshjen, duke thënë se ajo forcon sigurinë e Groenlandës, Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa respekton interesat e banorëve vendas.

Dokumenti pritet të nënshkruhet gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përpara hyrjes në fuqi, ai duhet të kalojë procedurat përkatëse parlamentare.

Teksti i plotë nuk është publikuar ende. Për këtë arsye mbetet e paqartë se deri ku shkojnë të drejtat e reja amerikane dhe nëse Uashingtoni do të mund të ndërtojë struktura ushtarake pa miratimin paraprak të Danimarkës dhe Groenlandës.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë të drejta të gjera ushtarake në Groenlandë, në bazë të marrëveshjes së vitit 1951 me Danimarkën.

Aktualisht, më shumë se 100 ushtarakë amerikanë ndodhen në bazën Pituffik, në veriperëndim të territorit. Baza përdoret për paralajmërimin raketor, mbikëqyrjen hapësinore dhe kontrollin e zonës së Arktikut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e cilësoi marrëveshjen “historike”, duke deklaruar se ajo u jep zgjidhje afatgjatë shqetësimeve të Uashingtonit për sigurinë e Groenlandës.

Interesi amerikan lidhet me pozicionin strategjik të ishullit në Arktik, por edhe me rezervat e mëdha të mineraleve të rralla, të nevojshme për teknologjitë moderne, telefonat celularë dhe automjetet elektrike.

Marrëveshja nuk e vendos Groenlandën nën pronësinë amerikane, siç kishte kërkuar më herët Trump. Ajo i jep, megjithatë, Uashingtonit një rol ushtarak më të fortë dhe të drejta sigurie pa afat, ndërsa Danimarka dhe Groenlanda deklarojnë se sovraniteti dhe vetëvendosja mbeten të paprekura. /skyweb.al

Etiketat: groenlandemarreveshja
Artikulli para

Investigimi zbulon se si Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

Artikulli pas

Sa ditë duhet të punosh për të blerë një iPhone? Shqipërisë i duhen 47 ditë, Zvicrës vetëm 7

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit
Aktualitet

Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit

3 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Kryesore

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

3 Nëntor, 2026
Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit
Aktualitet

Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit

3 Nëntor, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Sa ditë duhet të punosh për të blerë një iPhone? Shqipërisë i duhen 47 ditë, Zvicrës vetëm 7

Sa ditë duhet të punosh për të blerë një iPhone? Shqipërisë i duhen 47 ditë, Zvicrës vetëm 7

Të Përzgjedhura

Shija që njohim, siguria që kërkojmë: Disa fakte që duhet t’i dijmë për qumështin shqiptar
Ekonomi

Shija që njohim, siguria që kërkojmë: Disa fakte që duhet t’i dijmë për qumështin shqiptar

Nga SkyWeb
9 Shkurt, 2026
0

Të gjithë, besojmë, se jemi në një mendje kur themi se po bëhemi gjithnjë e më të kujdesshëm e më...

Lexo të plotë
Si Korea e Jugut po kthehet në një destinacion për turizmin shëndetësor

Si Korea e Jugut po kthehet në një destinacion për turizmin shëndetësor

27 Korrik, 2026
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Çmimet largojnë italianët nga bregdeti shqiptar, polakët nuk lëvizin

18 Shtator, 2025
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
20 shkolla në Tiranë vijojnë mësimin me dy turne, Astiri ende pa shkollë

20 shkolla në Tiranë vijojnë mësimin me dy turne, Astiri ende pa shkollë

23 Shtator, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr