• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

20 shkolla në Tiranë vijojnë mësimin me dy turne, Astiri ende pa shkollë

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
0
20 shkolla në Tiranë vijojnë mësimin me dy turne, Astiri ende pa shkollë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shkolla nisi, mirëpo mësimi me dy turne ende vijon në Tiranë, përpos premtimeve ndër vite për ti dhënë fund.
Sipas të dhënave nga bashkia Tiranë, të marra përmes kërkesës për informacion janë 20 shkolla që gjatë vitit shkollor 2026-2027 do të zhvillojnë mësimin me dy turne.

Lista e shkollave që zhvillojnë mësim me dy turne (tabelë)

Emri i shkollësVendndodhja
Ali DemiRruga Sami Gërblleshi
Deshmorët e LirisëRruga Zef Jubani
Fan NoliRruga Qemal Stafa
Hasan PrishtinaRruga Marie Logoreci
Jeronim De RadaRruga e Durrësit
Kushtrimi i LirisëRruga Gani Domi
Kolë JakovaRruga Genc Ndreu
Mihal GramenoRruga Mihal Grameno
1 MajiRruga Ali Demi
M.Q.AtaturkRruga Selim Jegeni, Sauk
Dhora LekaRruga Androniqi Zengo Antoniu
Kongresi i ManastiritRruga 3 Dëshmorët
17 ShkurtiQesarakë, Tiranë
Alush BardhiFarkë, Tiranë
KusKashar, Tiranë
Kasem ShimaRruga Kasem Shima
SheshFshati Shesh, Tiranë
Myrvete PezaPezë Helmës, Tiranë
Haxhi Korra ÇerkezeÇerkezë-Morinë, Tiranë
Ahmet Boja, KasalleKasallë, Zarr-Hell, Tiranë

Krahasuar me shkollat një vit më parë, numri i shkollave me dy turne është reduktuar në 20, nga 25, mirëpo jo në nivelin e premtuar. Nga një vit më herët, shkollat që i janë rikthyer mësimit në normalitet janë shkolla “7 Marsi”, shkolla “Ismail Qemali”, shkolla “Kongresi i Lushnjës”, shkolla “Mustafa Greblleshi” dhe ajo e Qenamit.

Taksa e arsimit përfundoi, por nuk zgjidhi problemin

Në vitin 2016 Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, propozoi vendosjen e një takse të përkohshme që do të mbështeste për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet në bashkëpunim me privatin. Kësisoj, partneriteti publik privat, do të zgjidhte sipas tij problemin e shkollave me dy turne.

Kjo taksë u tha fillimisht se do të zbatohej deri në vitin 2022, por ajo u zgjat deri në fund të 2025-ës. Sipas Bashkisë Tiranë prej vitit 2016 deri në përfundim të kësaj takse në fund të 2025, bashkia Tiranë ka arkëtuar në total 6 miliardë e 980 milionë lekë.

Mirëpo, nga ky projekt janë përfunduar vetëm 9 objekte arsimore deri më tani. Përkatësisht:

  • Shkolla 9- vjeçare për arsim bazik dhe kopësht “Vaçe Zela”
  • Shkolla për Arsimin e Mesëm të Lartë “Kristo Frashëri”
  • Shkolla 9-vjeçare dhe kopsht “Nënë Tereza”
  • Shkolla e Mesme për nivelin arsimor të mesëm “J.F.Kennedy”
  • Shkolla 9-vjeçare për arsim bazik dhe kopsht “Andrea Stefani”
  • Shkolla 2 & 3 Shkolla “5 Maji” e ndodhur në Njesinë administrative 8
  • Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Drejtoria e Higjenës” e ndodhur në Njësinë Administrative nr. 2
  • Shkolla “Dalip Topi” në Njësinë Administrative Dajt

Sipas Bashkisë Tiranë, prej vitit 2016 deri në vitin 2025 në total janë ndërtuar apo rikonstruktuar 75 shkolla. Mirëpo, jo të gjitha këto përmes fondeve të bashkisë Tiranë, por janë edhe investime nga fondet e rindërtimit, nga Bashkimi Evropian dhe UNDP përmes programit “EU for School” dhe donacione të Katarit.

Sipas të dhënave të përftuara përmes një kërkese për informacion nga Bashkia Tiranë, nga viti 2021 deri më sot janë ndërtuar 41 shkolla të reja, 22 prej të cilave përmes investimeve të huaja. Nga 22 prej investimeve të huaja, shtatë janë nga projekti “EU for school” , përkatësisht: riparim i shkollës 9-vjeçare ”Musine Kokalari”; riparim i shkollës 9-vjeçare ”26 Nëntori”; riparim i shkollës së mesme profesionale”Asim Vokshi”; riparim i shkollës 9-vjeçare ”Emin Duraku”; rindërtim i shkollës 9-vjeçare ”Xhezmi Delli”; riparim i shkollës së mesme ”Myslym Keta”; kopshti Nr. 41.

Tre janë nga Fondi i Katarit, një është bashkëfinancim me Fondin Sllovak dhe një me ambasadën Çeke. Nëntë shkolla janë si bashkëpunim i partneritetit publik privat, 11 nga fondi i rindërtimit për shkak të tërmetit dhe 11 të tjera nga fondet e bashkisë Tiranë.

11 vite premtime, në Astir ende nuk ka shkollë

Prej vitit 2015 kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar ndërtimin e shkollave në zonën e Astirit dhe Yzberishtit – fillimisht një, më pas dy, tre dhe katër shkolla. Premtimet janë përsëritur çdo fushatë zgjedhore, çdo vit buxhetor dhe çdo dalje publike.

“Angazhohemi të ndërtojmë një kopsht dhe shkollë 9-vjeçare në zonën e Unazës së Re, pranë KMY-së në Yzberisht, sepse aty është edhe nevoja më e mdhe për të pasur lehtësimin e shkollave të Kombinatit nga dy turne që kemi sot,” deklaronte Veliaj.

Vëmendja ndaj nevojës për shkolla në këtë zonë u kthye në vitin 2020, në periudhë parazgjedhore.

“Lajmi i mirë është që shumë shpejt do të fillojmë edhe shkollën 9-vjeçare edhe shkollën e mesme”.

Në shkurt 2022, premtuan tre shkolla “dy në njërën anë të Lanës” dhe “një në anën tjetër”.

Në prill 2023, në një intervistë në Euronews, Veliaj tha se zënia e trojeve kishte penguar punimet, ai madje u justifikua edhe duke përmendur luftën në Ukrainë si ndikuese në vonesa.

“Shkollat që nuk janë ndërtuar janë në dy ish-komuna, që janë drejtuar nga PD ku janë dhënë leje ndërtimi pa asnjë kriter. U shty në kohë rikuperimi i terreneve për shkak të gjyqeve”, këmbëngulte kryebashkiaku.

Në shtator 2023, në ABC News, Veliaj u shpreh se nuk do ta linte bashkinë pa zgjidhur problemin e shkollave në Astir.

“Janë katër shkolla përnjëherë. Kemi çliruar tre territore, po çlirojmë edhe të fundit, jemi në fund të atij procesi, por për sa kohë që janë çliruar tre, ajo që ndoshta do bëjë është që do ia japë dritën jeshile të bëhet loti me dy pjesë. Tre të parat dhe pastaj tjetra. Nuk do e lë këtë bashki pa zgjidhur Astirin…”

Ndërsa në dhjetor 2023, Veliaj deklaroi se shkollat në Astir ishin buxhetuar. Mirëpo, buxhetim jo detyrimisht do të thotë nisje punimesh. Gjë që bëri të ripërsëritej premtimi sërish në shkurt 2024.

“Edhe te zona e Astirit që gjithsesi është mbrapa se akoma nuk ka shkollat e para dhe ky lot i shkollave dy një njërën anë dhe dy në anën tjetër ula pak edhe stresin që ka ‘Dhora Leka’ dhe shkollat e tjera të njësisë”.

Në prill 2024, kryebashkiaku Veliaj zbriti në terren në vendin ku pritet të ndërtohet godina e përbashkët për shkollën 9-vjeçare dhe gjimnazin në Astir me një kampus me rreth 10 mijë metra katrorë. Shkollë e cila sot është ende në ndërtim, në rrugën “3 Dëshmorët”.

Një vit më parë, ish-kryetarja e komanduar e Tiranës Anuela Ristani u gjend në terrenbashkë me Kryeministrin Rama dhe ish-ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu për të inspektuar punimet për shkollën 9-vjeçare në Astir, në rrugën “Muharrem Caushi”. Ata sollën në vëmendje se kjo shkollë do të hapte dyert duke lehtësuar shkollat e tjera përreth.

Mirëpo, sot kjo shkollë ende nuk është në funksion të banorëve.

“Jemi në pritje të përfundimit të procesit të kolaudimit dhe mobilimit para se të vendoset ne dispozicion Zyrës Vendore Arsimore për procedurat e mëtejshme”, tha bashkia Tiranë në një përgjigje për Citizens.al.

Kjo zonë ka një popullsi në rritje, ndërsa llogarit më shumë se 70 mijë banorë, por banorët e Astirit, Kasharit dhe Yzberishtit, pjesë e njësisë nr. 14 të Tiranës nuk kanë ende akses në një shkollë.

Nëse do ti referoheshim vendimit të Këshillit të Ministrave nr.671 të datës 29/07/2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit” ka disa standarde minimale për planifikimin e objekteve arsimore.

Neni 83 i VKM-së përcakton se për çerdhet, rrezja e shërbimit të çerdhes në vijë ajrore është 200-300 metra, për kopshtet 250-350 metra në zona urbane dhe 500-600 metra në zona rurale. Për shkollat fillore dhe 9-vjeçare rrezja e shërbimit të shkollës në vijë ajrore është 500-600 metra në zona urbane, ndërsa llogaritet një shkollë për çdo 6000 banorë.

Për shkollat e mesme rrezja e shërbimit të shkollës në vijë ajrore është 1000-1500 metra në zona urbane dhe llogaritet një shkollë e tillë çdo 9000 banorë.

Nëse do të respektoheshin standardet e kësaj VKM-je, atëherë njësia bashkiake nr.14 duhet të kishte 11 shkolla 9-vjeçare dhe 7 shkolla të mesme. /Erisa Kryeziu-Citizens.al

Artikulli para

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Artikulli pas

Rriten ndjeshëm fluturimet në Europë, Shqipëria +22%

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Siguria kombëtare në rrezik pas zbulimit të “bëmave” të shefes së SHISH
Aktualitet

Siguria kombëtare në rrezik pas zbulimit të “bëmave” të shefes së SHISH

23 Shtator, 2026
Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës
Aktualitet

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

22 Shtator, 2026
Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo
Aktualitet

Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

22 Shtator, 2026
Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin
Aktualitet

Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin

22 Shtator, 2026
Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite
Aktualitet

Në Shqipëri ka më shumë gra se burra, pavarësisht se lindin më shumë djem

22 Shtator, 2026
VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm
Aktualitet

VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm

22 Shtator, 2026
Artikulli pas
Rriten ndjeshëm fluturimet në Europë, Shqipëria +22%

Rriten ndjeshëm fluturimet në Europë, Shqipëria +22%

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTO/ SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit, mjeti në emër të punonjëses së “Soft & Solutions”
Aktualitet

FOTO/ SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit, mjeti në emër të punonjëses së “Soft & Solutions”

Nga SkyWeb
26 Dhjetor, 2025
0

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar asete të konsiderueshme që dyshohet se u përkasin personave të përfshirë në dosjen...

Lexo të plotë
Rritja historike e arit, çmimi mund të kapërcejë deri në 4 mijë dollarë vitin e ardhshëm

Rritja historike e arit, çmimi mund të kapërcejë deri në 4 mijë dollarë vitin e ardhshëm

1 Tetor, 2025
Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

27 Korrik, 2026
Investimet ne rrjetin elektrik, OSSH shpall dy tendera të rinj

OSHEE rrit pagat për punonjësit, kush përfiton

13 Mars, 2026
“SPAK i merr telefonin Lorena Goxhobellit, sekuestrohen toka në Himarë dhe Livadh”

“SPAK i merr telefonin Lorena Goxhobellit, sekuestrohen toka në Himarë dhe Livadh”

6 Korrik, 2026

Të Fundit

Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon

S’kanë para, 8% e shqiptarëve heqin dorë prej ekzaminimeve Shëndetësore prej kostos financiare

23 Shtator, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

Pas marrjes së Hipotekës, origjina e pronës nuk do të verifikohet më në shitjet e ardhshme

23 Shtator, 2026
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

23 Shtator, 2026
Siguria kombëtare në rrezik pas zbulimit të “bëmave” të shefes së SHISH

Siguria kombëtare në rrezik pas zbulimit të “bëmave” të shefes së SHISH

23 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr