• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Rriten ndjeshëm fluturimet në Europë, Shqipëria +22%

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shtator, 2026
në Aviacion, Fokus, Kryesore
A A
Rriten ndjeshëm fluturimet në Europë, Shqipëria +22%
Share on FacebookShare on WhatsApp

Trafiku ajror në Shqipëri po zgjerohet me ritme shumë më të shpejta se mesatarja europiane. Gjatë gushtit 2026, në vend u realizuan 9.590 fluturime tregtare, 22% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 7.859.

Me këtë rritje, Shqipëria renditet e dyta mes vendeve europiane të përfshira në të dhënat e Eurostatit, pas Sllovakisë, ku fluturimet u shtuan me 37%. Pas Shqipërisë renditen Mali i Zi me 16,1% dhe Maqedonia e Veriut me 15,8%.

Rritja ishte e fortë gjatë gjithë sezonit veror. Shqipëria regjistroi 8.598 fluturime në qershor, 9.558 në korrik dhe 9.590 në gusht.

Në total, gjatë tre muajve të verës u kryen 27.746 fluturime tregtare, rreth 26,7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo ecuri reflekton zgjerimin e linjave ajrore, shtimin e destinacioneve dhe rritjen e kërkesës turistike për Shqipërinë.

Në Bashkimin Europian, ndërkohë, gjatë periudhës qershor–gusht u regjistruan më shumë se 2 milionë fluturime. Vetëm në gusht u kryen 708.980 fluturime, me një rritje vjetore prej 2,3% dhe 5,7% krahasuar me vitin 2024.

Korriku ishte muaji më i ngarkuar në BE, me 709.931 fluturime, ndërsa në qershor u regjistruan 662.480. Në gusht, fluturimet u rritën në 19 vende të Bashkimit Europian dhe ranë në tetë të tjera.

Të dhënat përfshijnë fluturimet tregtare të programuara dhe të paprogramuara për transportin e pasagjerëve, mallrave dhe postës. Ato matin numrin e fluturimeve dhe jo numrin e udhëtarëve.

Etiketat: fluturimet
Artikulli para

20 shkolla në Tiranë vijojnë mësimin me dy turne, Astiri ende pa shkollë

Artikulli pas

Siguria kombëtare në rrezik pas zbulimit të “bëmave” të shefes së SHISH

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Teknologjia e jashtëzakonshme pas motorëve të avionëve, si prodhohen fletët e turbinave që sfidojnë ligjet e natyrës
Aviacion

Teknologjia e jashtëzakonshme pas motorëve të avionëve, si prodhohen fletët e turbinave që sfidojnë ligjet e natyrës

8 Nëntor, 2026
Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit
Ekonomi

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit

8 Nëntor, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol
Ekonomi

Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol

8 Nëntor, 2026
“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe
Ekonomi

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Siguria kombëtare në rrezik pas zbulimit të “bëmave” të shefes së SHISH

Siguria kombëtare në rrezik pas zbulimit të "bëmave" të shefes së SHISH

Të Përzgjedhura

Pagat mbajnë të larta kostot e ndërtimit në Shqipëri sipas INSTAT
Ekonomi

Pagat mbajnë të larta kostot e ndërtimit në Shqipëri sipas INSTAT

Nga SkyWeb
4 Mars, 2026
0

Kostot e ndërtimit në Shqipëri vijojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa faktor kryesor për këtë situatë po rezultojnë...

Lexo të plotë
“Perla” e Jonit, Dhërmiu tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

“Perla” e Jonit, Dhërmiu tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

17 Maj, 2026
Anijet tregtare nën kontroll për ndotjen, gjoba deri në 4 milionë lekë dhe ndalim në porte

6 mln euro evazion fiskal në transportin rrugor drejt Italisë, zbardhet skema

16 Shtator, 2026
“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

11 Korrik, 2026
Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

5 Qershor, 2025

Të Fundit

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

8 Nëntor, 2026
Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

8 Nëntor, 2026
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Milionat e AKSHI-t te vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

8 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr