• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Si Korea e Jugut po kthehet në një destinacion për turizmin shëndetësor

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Korrik, 2026
në Shëndet, Turizëm
A A
Si Korea e Jugut po kthehet në një destinacion për turizmin shëndetësor
Share on FacebookShare on WhatsApp

Koreja e Jugut po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion jo vetëm për turizëm, por edhe për kontrolle të plota shëndetësore. Një numër në rritje udhëtarësh po i shtojnë pushimeve në Seul analiza gjaku, ekografi, rezonanca, endoskopi apo kontrolle të tjera preventive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Koresë së Jugut, gjatë vitit 2025 vendi priti rreth 2.01 milionë pacientë të huaj, 71.7% më shumë se një vit më parë.

Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Kina dhe Japonia, ndërsa pasohen nga Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara. Arsyeja kryesore është kombinimi i çmimeve më të ulëta, shërbimit të shpejtë dhe mundësisë për të kryer shumë analiza brenda një vizite të vetme.

Në shumë klinika koreane një kontroll i plotë mund të përfundojë brenda disa orësh, ndërsa rezultatet zakonisht dërgohen me email brenda 7 deri në 14 ditësh. Disa qendra ofrojnë edhe shërbim të plotë në anglisht, përfshirë përkthyes gjatë konsultave dhe rezultate të përkthyera.

Një koreano-amerikane që jeton në Nju Jork pagoi rreth 516 dollarë për një paketë të plotë shëndetësore për gratë. Një tjetër turist nga SHBA pagoi rreth 312 dollarë për analiza gjaku, radiografi të kraharorit, ekografi dhe endoskopi, të gjitha të përfunduara brenda rreth tre orësh.

Në një rast tjetër, një udhëtare nga Hong Kongu tha se një paketë e ngjashme në vendin e saj do t’i kushtonte tre deri në katër herë më shumë.

Klinikat koreane janë të orientuara fort drejt diagnostikimit të hershëm, çka e ka bërë kontrollin preventiv pjesë të rëndësishme të sistemit shëndetësor të vendit.

Edhe kompanitë e turizmit mjekësor po përfitojnë nga trendi, duke ofruar paketa që përfshijnë rezervime, përkthim dhe koordinim me spitalet.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që kontrollet të planifikohen në fillim të udhëtimit, pasi disa procedura kërkojnë agjërim, qetësues ose kontrolle të mëtejshme. Po ashtu rekomandohet që rezultatet të ndahen më pas edhe me mjekun personal në vendin e origjinës.

Turizmi mjekësor po bëhet kështu një pjesë gjithnjë e më e dukshme e ofertës së Koresë së Jugut, ku për shumë vizitorë pushimet tashmë kombinohen me një “check-up” të plotë shëndetësor. /BBC

Etiketat: jugutkorea
Artikulli para

Tatimet rimbursojnë 750 mijë euro për 4,535 individë, apel për plotësimin e llogarisë bankare

Artikulli pas

STUDIMI/ Vesi i miliona personave mund ta bëjë me agresiv kancerin e pankreasit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin
Shëndet

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?
Shëndet

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje
Shëndet

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend
Turizëm

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët
Turizëm

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
Artikulli pas
STUDIMI/ Vesi i miliona personave mund ta bëjë me agresiv kancerin e pankreasit

STUDIMI/ Vesi i miliona personave mund ta bëjë me agresiv kancerin e pankreasit

Të Përzgjedhura

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet
Aktualitet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Nga Editor
27 Dhjetor, 2025
0

Është bërë e zakonshme që sa herë ka ndonjë ditë feste që bie afër fundit apo fillimit të javës edhe...

Lexo të plotë
AI dhe kërkesa për energji rikthejnë centralet bërthamore në qendër të vëmendjes

AI dhe kërkesa për energji rikthejnë centralet bërthamore në qendër të vëmendjes

8 Korrik, 2026
Pas kërcënimeve me jetë ndaj Endri Meksit, i vihet tritoli dyqanit të MCN në Tiranë

Pas kërcënimeve me jetë ndaj Endri Meksit, i vihet tritoli dyqanit të MCN në Tiranë

3 Maj, 2026
NDRYSHIMI/ Vjen Prefekti Detar, qeveria synon zgjerimin e rolit të prefektëve pas dobësimit ndër dekada

NDRYSHIMI/ Vjen Prefekti Detar, qeveria synon zgjerimin e rolit të prefektëve pas dobësimit ndër dekada

23 Dhjetor, 2025
Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare

15 Janar, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr