• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

IEA paralajmëron furnizime të kufizuara me karburant gjatë verës

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Korrik, 2026
në Ekonomi
A A
0
Plas skandali në Greqi, një në çdo katër karburante vjedh shoferët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar për vështirësi në furnizimin me benzinë dhe naftë, për shkak të pasojave të luftërave mbi rafineritë në Gjirin Persik dhe në Rusi.

Sipas Financial Times, rafineritë në Lindjen e Mesme dhe ato ruse po goditen nga konfliktet, ndërsa konsumi global i karburanteve mbetet i lartë.

Kufizimet në transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit në shkurt, kanë penguar rafineritë e Gjirit të transportojnë prodhimin e tyre.

Për pasojë, disa prej tyre janë detyruar të reduktojnë aktivitetin.

Në të njëjtën kohë, kërkesa për benzinë ka mbetur e fortë, pasi qeveritë kanë ndërhyrë për të mbrojtur konsumatorët nga çmimet e larta në pikat e karburantit.

“Si rezultat, tërheqjet nga rezervat e industrisë kanë tejkaluar ritmet normale”, thuhet në raportin e IEA-së.

Agjencia paralajmëron se nëse kjo prirje vijon dhe rafineritë mbeten të penguara nga konfliktet, furnizimet me benzinë mund të qëndrojnë të kufizuara gjatë kësaj vere.

Çmimet e naftës bruto ranë pas memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar më 17 qershor mes Uashingtonit dhe Teheranit për zgjatjen e armëpushimit.

Edhe produktet e rafinuara u liruan, por më pak se nafta bruto, duke e çuar diferencën mes kostos së lëndës së parë dhe vlerës së produkteve të përpunuara në nivelin më të lartë të katër viteve.

Këtë javë, çmimet e naftës u rritën sërish pasi SHBA dhe Irani shkëmbyen sulme ushtarake, ndërsa presidenti Donald Trump deklaroi se armëpushimi i brishtë kishte “marrë fund”.

IEA paralajmëron se perspektiva e furnizimeve globale do të përkeqësohej ndjeshëm nëse lëvizja përmes Ngushticës së Hormuzit do të ngadalësohej sërish deri pranë një bllokimi të plotë.

Ndërkohë, Ukraina ka shtuar sulmet ndaj rafinerive ruse të orientuara drejt eksportit të naftës dhe, në një masë më të vogël, të benzinës.

Të mërkurën, Moska ndaloi eksportet e naftës, në përpjekje për të frenuar një krizë të brendshme karburantesh të shkaktuar nga sulmet ndaj infrastrukturës së saj.

Raporti tregon se tregu global i karburanteve mbetet i brishtë: edhe kur çmimi i naftës bruto bie, mungesat në rafineri dhe rreziqet në transport mund të mbajnë të larta çmimet e benzinës dhe naftës për konsumatorët. /FT

Artikulli para

“Jam i gëzuar që në Shqipëri ka protesta të tilla” – Ambasadori i OSBE në Tiranë: Më shumë se një muaj në shesh, por s’ka pasur incidente

Artikulli pas

Qeveria hyn “mik” te Google: Fshini vlerësimet negative të shqiptarëve për Gjergj Lucën dhe të tjerët!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jetë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!
Ekonomi

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jetë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

9 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

9 Tetor, 2026
Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord
Ekonomi

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Qeveria hyn “mik” te Google: Fshini vlerësimet negative të shqiptarëve për Gjergj Lucën dhe të tjerët!

Qeveria hyn “mik” te Google: Fshini vlerësimet negative të shqiptarëve për Gjergj Lucën dhe të tjerët!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Policia hap tenderin e radhës SEKRET: 1 milion euro për databazën
Aktualitet

Policia hap tenderin e radhës SEKRET: 1 milion euro për databazën

Nga SkyWeb
3 Mars, 2026
0

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka nisur një tjetër procedurë të klasifikuar në fushën e sigurisë, këtë herë...

Lexo të plotë
Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

Dobësohet Dollari, Euro vijon rënien

1 Shtator, 2026
Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

7 Prill, 2026
Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara – Përfshihen kriptomonedhat, Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara – Përfshihen kriptomonedhat, Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

9 Shkurt, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Falja tatimore, fshihen 306 milionë euro detyrime dhe gjoba për mbi 130 mijë tatimpagues

22 Qershor, 2026

Të Fundit

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jetë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jetë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

9 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

9 Tetor, 2026
Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr