• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

STUDIMI/ Vesi i miliona personave mund ta bëjë me agresiv kancerin e pankreasit

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
STUDIMI/ Vesi i miliona personave mund ta bëjë me agresiv kancerin e pankreasit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kanceri i pankreasit mbetet një nga format më agresive të sëmundjes, me mundësi të kufizuara trajtimi dhe shkallë të lartë vdekshmërie.

Një studim i ri hedh dritë mbi mënyrën se si pirja e duhanit mund të përshpejtojë zhvillimin e tumoreve dhe të dobësojë reagimin e sistemit imunitar.

Studiuesit e University of Michigan Health Rogel Cancer Center analizuan efektin e toksinave të cigareve mbi qelizat imunitare dhe zbuluan një mekanizëm që lidhet me proteinën interleukinë-22, IL-22.

Sipas studimit, ekspozimi ndaj disa kimikateve të pranishme në tymin e duhanit aktivizon qeliza të caktuara imunitare, të cilat më pas prodhojnë IL-22.

Kjo proteinë u lidh me rritje më agresive të tumoreve të pankreasit te modelet eksperimentale dhe me përhapje më të madhe të tyre në organizëm.

“Tumoret ndryshuan ndjeshëm sjellje, u rritën dhe dhanë metastaza në të gjithë trupin”, shpjegoi Timothy L. Frankel, profesor i kirurgjisë onkologjike në Michigan Medicine.

Studiuesit zbuluan gjithashtu një rol të rëndësishëm të qelizave T-rregullatore, të cilat mund të prodhojnë IL-22 dhe njëkohësisht të frenojnë përgjigjen natyrore të sistemit imunitar kundër tumorit.

Kur këto qeliza u eliminuan në modelet eksperimentale, efekti i kimikateve të cigareve mbi rritjen e tumorit u përmbys.

Gjetjet u analizuan edhe te qelizat njerëzore dhe te pacientët me kancer pankreasi.

Sipas studiuesve, pacientët duhanpirës me kancer pankreasi kishin më shumë qeliza T-rregullatore krahasuar me pacientët që nuk pinin duhan.

Eksperimentet treguan gjithashtu se bllokimi i mekanizmit të aktivizuar nga toksinat e cigareve mund të ndihmojë në zvogëlimin e tumoreve, duke hapur mundësi për trajtime të reja në të ardhmen.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se nevojiten studime të tjera përpara se ky mekanizëm të përdoret si bazë për terapi te pacientët.

Gjetjet sugjerojnë gjithashtu se duhanpirësit që zhvillojnë kancer pankreasi mund të kenë nevojë për një qasje më të personalizuar terapeutike.

Studiuesit nënvizojnë se aktualisht nuk ekziston një metodë e besueshme depistimi për popullatën e përgjithshme për këtë lloj kanceri.

Personat me histori familjare të kancerit të pankreasit ose me sëmundje inflamatore të pankreasit këshillohen veçanërisht të shmangin duhanin.

Studimi përforcon kështu provat se duhani jo vetëm rrit rrezikun për kancer pankreasi, por mund të krijojë edhe një mjedis imunitar që favorizon zhvillimin më agresiv të sëmundjes.

Artikulli para

Si Korea e Jugut po kthehet në një destinacion për turizmin shëndetësor

Artikulli pas

Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i ngarkuar, thyhet rekordi historik me mbi 153 mijë fluturime në 24 orë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin
Shëndet

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?
Shëndet

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje
Shëndet

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve
Shëndet

Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve

24 Tetor, 2026
Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale
Shëndet

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i ngarkuar, thyhet rekordi historik me mbi 153 mijë fluturime në 24 orë

Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i ngarkuar, thyhet rekordi historik me mbi 153 mijë fluturime në 24 orë

Të Përzgjedhura

Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

Nga SkyWeb
14 Tetor, 2026
0

Europa po hyn në sezonin e dimrit me gaz të shtrenjtë dhe rezerva më të ulëta se zakonisht. Çmimi i...

Lexo të plotë
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

REKORD/ Shqiptarët konsumuan mbi 740 mijë ton karburante në 2025

5 Mars, 2026
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Veliaj firmos tjetër shkarkim nga qelia, ikën nënkryetari Blendi Sulaj

2 Shtator, 2026
Drama e familjes shqiptare, 1 në 3 çifte NDAHET: Ulet në nivel rekord numri i martesave

Drama e familjes shqiptare, 1 në 3 çifte NDAHET: Ulet në nivel rekord numri i martesave

28 Janar, 2026
Negociata dhe… tregociata : Dilema apo teorema e procesit negociator me BE

Negociata dhe… tregociata : Dilema apo teorema e procesit negociator me BE

24 Shtator, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr