• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Një në katër gra me endometriozë përballen me vështirësi në studime dhe karrierë

Editor Nga Editor
24 Mars, 2026
në Shëndet
A A
0
Një në katër gra me endometriozë përballen me vështirësi në studime dhe karrierë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dhimbja kronike, lodhja dhe çrregullimet e gjumit janë ndër simptomat kryesore të endometriozës që ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës së grave. Një studim i realizuar nga Universiteti Katolik i Milanos, i publikuar në revistën BMC Psychology, tregon se kjo sëmundje ka pasoja serioze edhe në arsim dhe karrierë.

Sipas kërkimit të udhëhequr nga studiuesja Federica Facchin, në bashkëpunim me Universitetin e Milanos dhe Fondacionin IRCCS Ca’ Granda Policlinico, deri në një në katër gra me endometriozë përballen me vështirësi në shkollim dhe punësim, veçanërisht kur simptomat shfaqen që në adoleshencë dhe diagnoza vonohet.

Studimi përfshiu 971 gra italiane dhe sugjeron se rreth 306 mijë gra në Itali mund të hasin pengesa në arsim, ndërsa rreth 396 mijë të tjera përballen me kufizime në jetën profesionale për shkak të sëmundjes.

Endometrioza karakterizohet nga rritja e indeve të ngjashme me endometriumin jashtë mitrës dhe shpesh diagnostikohet me vonesë prej 5 deri në 12 vjetësh. Ajo prek rreth 5% deri në 10% të grave në moshë riprodhuese, por përqindja rritet ndjeshëm te gratë me infertilitet, dhimbje kronike pelvike dhe adoleshentet me simptoma të ngjashme.

Rezultatet tregojnë se rreth një në gjashtë paciente përjeton rënie në performancën akademike. Tek ato që kanë pasur simptoma që në moshë të re dhe janë diagnostikuar me vonesë, situata është më e rëndë: 55% raportojnë mungesa të shpeshta në shkollë, 38% rënie në rezultate dhe 34% vështirësi në përgatitjen për provime për shkak të dhimbjes.

Në aspektin profesional, rreth 22% e grave raportojnë ndikim negativ në karrierë, ndërsa kjo shifër rritet në 28% për ato me fillim të hershëm të simptomave dhe diagnozë të vonuar.

Sipas përllogaritjeve të bazuara në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik në Itali, rreth 1.8 milion gra jetojnë me endometriozë, duke e bërë këtë një problem të rëndësishëm shëndetësor dhe social që kërkon më shumë ndërgjegjësim dhe diagnostikim të hershëm. /skyweb.al

Etiketat: grasemundje
Artikulli para

“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

Artikulli pas

FDA ndalon testimet mbi kafshët, rrugë alternative për zhvillimin e barnave

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Kupola e nxehtësisë” mbi kontinent: Si të mbroheni nga rreziqet shëndetësore
Shëndet

“Kupola e nxehtësisë” mbi kontinent: Si të mbroheni nga rreziqet shëndetësore

22 Qershor, 2026
Nuk mund të hash vetëm një: Varësia ndaj ushqimeve të përpunuara është reale dhe po rritet
Shëndet

Nuk mund të hash vetëm një: Varësia ndaj ushqimeve të përpunuara është reale dhe po rritet

22 Qershor, 2026
Si të vazhdoni aktivitetin fizik edhe në temperatura ekstreme
Shëndet

Si të vazhdoni aktivitetin fizik edhe në temperatura ekstreme

22 Qershor, 2026
Sa shpesh duhet t’i krihni flokët?
Shëndet

Sa shpesh duhet t’i krihni flokët?

21 Qershor, 2026
Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?
Shëndet

Pse të rinjtë nuk e preferojnë më jetën e natës?

20 Qershor, 2026
Studimi i ri zbulon efektet anësore të pilulave kundër shtatzënisë te gratë
Shëndet

Studimi i ri zbulon efektet anësore të pilulave kundër shtatzënisë te gratë

20 Qershor, 2026
Artikulli pas
FDA ndalon testimet mbi kafshët, rrugë alternative për zhvillimin e barnave

FDA ndalon testimet mbi kafshët, rrugë alternative për zhvillimin e barnave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turizmi qarkulloi më shumë para, akomodimi dhe ushqimi rritje të lartë
Uncategorized

Turizmi qarkulloi më shumë para, akomodimi dhe ushqimi rritje të lartë

Nga Editor
8 Shtator, 2025
0

Turizmi solli performancë pozitive në bizneset e lidhura me këtë sektor të ekonomisë. Të dhënat e 7-mujorit të vitit 2025,...

Lexo të plotë
CEO i ITA Airways qetëson udhëtarët: Kemi karburant edhe për 9 muajt e ardhshëm

ITA Airways do të bëhet gjermane, Lufthansa drejt blerjes së 90% të aksioneve

13 Maj, 2026
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit

Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit

12 Qershor, 2026
Sa alkool duhet të pini për festa?

Sa alkool duhet të pini për festa?

23 Dhjetor, 2025
Pas iPhone 18, Apple gati të prezantojë modelin e palosshëm

Pas iPhone 18, Apple gati të prezantojë modelin e palosshëm

2 Prill, 2026

Të Fundit

SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë për taksën e pronës

24 Qershor, 2026
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Emigracioni masiv, Shqipërisë i tkurret popullsia në moshë pune

24 Qershor, 2026
35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë

Gratë dy herë më të ekspozuara ndaj punës pa pagesë në biznesin familjar

24 Qershor, 2026
Pensioni nuk mjafton, rritet numri i të personave mbi 65 vjeç që vijojnë të punojnë

Pensioni nuk mjafton, rritet numri i të personave mbi 65 vjeç që vijojnë të punojnë

24 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr