• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 20 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Majlinda Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Qershor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Majlinda Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përballë krizës së dyfishtë klimatike dhe shëndetësore, Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën ka krijuar Komisionin Panevropian për Klimën dhe Shëndetin (PECCH), një nismë e re që synon të japë zgjidhje konkrete për ndikimet gjithnjë e më të rënda të klimës mbi shëndetin publik.

Ndër 11 komisionerët e përzgjedhur ndodhet edhe ish-Ministrja e Integrimit Evropian dhe ish-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, e cila do të përfaqësojë zërin e Ballkanit Perëndimor në këtë tryezë ndërkombëtare.

Duke komentuar mbi përfshirjen e saj në këtë Komision, znj. Bregu thekson se edhe Ballkani Perëndimor nuk mbetet i paprekur nga efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike. “Përmbytjet, valët e të nxehtit dhe thatësirat janë realitet i përditshëm për vendet tona. Vetëm në Shqipëri, përmbytjet e vitit 2017 prekën 15 mijë hektarë tokë bujqësore, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë përmbytjet e vitit 2014 sollën dëme të rënda ekonomike dhe humbjen e mijëra vendeve të punës”, deklaroi ajo.

Sipas znj. Bregu, pa veprime të menjëhershme dhe investime të mirëmenaxhuara, rreziqet klimatike mund të shkaktojnë humbje të ndjeshme ekonomike për rajonin deri në vitin 2050. Ajo citoi të dhënat e Bankës Botërore, sipas të cilave, mungesa e ndërhyrjeve mund të çojë në tkurrje të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendeve të Ballkanit Perëndimor me 4 deri në 16%. Nga ana tjetër, çdo 1 dollar i investuar në masa parandaluese si mbrojtja nga përmbytjet, sistemet paralajmëruese dhe kultivimi i qëndrueshëm, mund të sjellë deri në 10 dollarë fitim në formë dëmesh të shmangura.

Komisioni, i cili drejtohet nga ish-kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdottir, synon të ofrojë rekomandime të zbatueshme për qeveritë dhe sistemet shëndetësore, duke përgatitur komunitetet për sfidat e ardhshme dhe duke ulur kostot e larta shëndetësore që po shkakton kriza klimatike.

“Ka ardhur koha të pranojmë se kriza klimatike është tashmë edhe krizë shëndetësore”, deklaroi Dr. Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH për Evropën. Ndërkohë, znj. Jakobsdottir e cilësoi situatën si “një emergjencë që kërkon veprim të menjëhershëm, përndryshe pasojat do të jenë katastrofike jo vetëm për mjedisin, por edhe për jetën e njerëzve.”

Roli i znj. Bregu në këtë komision vjen në një moment kur diskutimi për klimën dhe shëndetin po bëhet gjithnjë e më urgjent edhe për rajonin tonë, i cili ndodhet në vijën e parë të goditjeve klimatike, por shpesh me kapacitete të kufizuara për t’u përballur me to.

Artikulli para

Gentian Sula i NOA Energy Trade dhe serbët i venë “lakun në fyt” Kosovës duke i shitur energji me 800 euro, lidhja me Vuk Hamoviç të Panama Papers

Artikulli pas

Betonizohet dhe kthehet në “Lavazh” shpella e “Odiseut” në Himarë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

E dyta më e shtrenjtë në Europë, sa kushton të rrisësh një foshnjë në Shqipëri?

20 Shtator, 2026
Plas kontrabanda e iPhone 18 në Shqipëri, miliona dëm në arkën e shtetit
Aktualitet

Plas kontrabanda e iPhone 18 në Shqipëri, miliona dëm në arkën e shtetit

20 Shtator, 2026
IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike
Aktualitet

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

19 Shtator, 2026
Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë
Aktualitet

Çfarë përmban marrëveshja mes Danimarkës dhe SHBA-së që bllokon Kinën dhe Rusinë

19 Shtator, 2026
SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin
Aktualitet

SHBA-ja merr kontroll pa afat të sigurisë në Groenlandë, Danimarka ruan sovranitetin

19 Shtator, 2026
Artikulli pas
Betonizohet dhe kthehet në “Lavazh” shpella e “Odiseut” në Himarë

Betonizohet dhe kthehet në "Lavazh" shpella e "Odiseut" në Himarë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emërohet drejtori i ri i UKT
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i UKT

Nga Editor
5 Janar, 2026
0

Në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë është emëruar këtë të hënë, më 5 janar 2026, Flauers Shoshi. Ai zëvendëson Skerdi Drenovën,...

Lexo të plotë
Cili është qarku më “punëtor” në vend? Kukësi dhe Gjirokastra kryesojnë listën

Cili është qarku më “punëtor” në vend? Kukësi dhe Gjirokastra kryesojnë listën

15 Gusht, 2025
Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

23 Janar, 2026
Një tjetër goditje për fermerët/ Skema e subvencioneve në rrezik për shkak të keqmenaxhimit

Një tjetër goditje për fermerët/ Skema e subvencioneve në rrezik për shkak të keqmenaxhimit

1 Maj, 2026
Shqipëria, rekord në Europë për rritjen e net-qëndrimeve në hotele

Shqipëria, rekord në Europë për rritjen e net-qëndrimeve në hotele

16 Janar, 2026

Të Fundit

TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Rritja e galopante e çmimeve, Moody’s paralajmëron për fluskën e ndërtimit në Shqipëri

20 Shtator, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale

E dyta më e shtrenjtë në Europë, sa kushton të rrisësh një foshnjë në Shqipëri?

20 Shtator, 2026
Trump: Disa vaksina të fëmijëve duhet të ndahen në pesë doza, ulen rastet e autizmit

Trump: Disa vaksina të fëmijëve duhet të ndahen në pesë doza, ulen rastet e autizmit

20 Shtator, 2026
Kombucha, a është vërtet kjo pije “mrekullibërëse” për shëndetin?

Kombucha, a është vërtet kjo pije “mrekullibërëse” për shëndetin?

20 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr