• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Mars, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST
Share on FacebookShare on WhatsApp
Nga Skyweb.al
Një skandal me elementë të ngjashëm me dosjen e AKSHI-t duket se po merr formë këtë herë brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke ngritur dyshime për një model të përsëritur abuzimi me tenderët publikë, ku përfshihen të njëjtët aktorë dhe të njëjtat metoda veprimi.

Bëhet fjalë për tenderin me referencë REF-52084-06-23-2025, me objekt “Mirëmbajtja e moduleve ekzistuese të KQZ-së”, me fond limit rreth 43 milionë lekë, i cili prej muajsh është kthyer në një përplasje të fortë mes kompanive pjesëmarrëse, funksionarëve të KQZ-së dhe së fundmi edhe Komisionit të Prokurimit Publik.

Njoftimi i fituesit te tenderit nga KQZ. Burimi: APP
Njoftimi i fituesit te tenderit nga KQZ. Burimi: APP

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë disa kompani duke dhënë këto oferta: “INSTANT.AL” me ofertë 33,700,000 lekë, vlerësuar me 89.7 pikë, “EVOLVE WEB STUDIO” me ofertë 33,000,000 lekë, vlerësuar 90.9 pikë, si dhe bashkimi i operatorëve “INTELISOFT” dhe “WOW DIGITAL” me ofertë 40,823,564, vlerësuar me 112.4 pikë. Kjo e fundit është shpallur dhe oferta fituese nga KQZ edhe pse ishte më e larta.

Ankimim pas ankimimi

Tenderi është shpallur që në qershor të vitit 2025, por ka mbetur i bllokuar për muaj me radhë për shkak të ankimimeve të njëpasnjëshme, deri në ndërhyrjen e Komisionit të Prokurimit Publik, i cili ka pezulluar shpalljen përfundimtare të fituesit nga KQZ, duke kërkuar plotësimin e disa kushteve të mëparshme.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe ankimimeve, Skyweb.al ka identifikuar një element që ngre dyshime serioze për manipulim të procesit. Në një nga vendimet e tij, KPP konstaton se në sistemin elektronik të prokurimeve është ndërhyrë nga një person i paautorizuar, i cili nuk ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Sipas verifikimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përbëhej nga tre anëtarë: Daniela Alimemeti, Redion Lila dhe Fatjona Sulaj. Megjithatë, siç konstaton KPP, në sistem rezulton edhe një përdorues tjetër me emrin “Jonakqz Josifi”, i cili ka kryer rivlerësimin e ofertave.

Jona Josifi dhe Ilirjan Celibashi. Burimi: LSA Photo
Jona Josifi dhe Ilirjan Celibashi. Burimi: LSA Photo

Ky përdorues, thotë KPP, ka dhënë 0 pikë për ofertat dhe propozimet teknike të “INSTANT.AL” dhe “EVOLVE WEB STUDIO”, ndërsa ka vlerësuar me pikët maksimale për të pesë kriteret ofertën e “INTELISOFT & WOW DIGITAL”.

Screenshot i akt konstatimit te KPP ne lidhje me tenderin ne fjale. Burimi: KPP
Screenshot i akt konstatimit te KPP ne lidhje me tenderin ne fjale. Burimi: KPP

Zonja Jona Josifi është Sekretare e Përgjithshme e komanduar e KQZ-së, e cila në fakt nuk ka asnjë rol formal në këtë procedurë dhe nuk është pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ky fakt është theksuar edhe nga vetë KPP në konstatimet e tij.

Aktori i skandalit AKSHI në paradhomën e Celibashit

Skandali merr përmasa edhe më të mëdha kur analizohet kompania që ka përfituar nga ky rivlerësim. “INTELISOFT”, në dokumente rezulton në pronësi të z.Gëzim Hoxha, një emër i njohur në dosjen e AKSHI-t dhe në hetimet e SPAK.

Hoxha është gjithashtu pronar i kompanisë “FIRST”, e cila përmendet në shumë fashikuj të dosjes së AKSHI-t si një nga përfitueset kryesore të tenderëve në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Screenshot nga ekstrakti i QKB. Aksesuar nga Skyweb.al me date 31 mars 2026
Screenshot nga ekstrakti i QKB. Aksesuar nga Skyweb.al me date 31 mars 2026

Sipas të dhënave të hetimit, ai ka përfituar dhjetëra miliona euro nga tenderë publikë, ndërsa në një rast ka deklaruar përfitimin e rreth 60 milionë eurove nga AKSHI, pjesë e të cilave janë transferuar më pas tek subjekte të lidhura, përfshirë bashkëpunëtorë si Ermal Beqiri.

Emri i Gëzim Hoxhës shfaqet gjithashtu edhe në aferën e Durana Tech Park, ku një grup kompanish të lidhura me aktorët e dosjes AKSHI dyshohet se kishin ndërtuar një skemë për të transferuar aktivitetin në parqe teknologjike, me qëllim shmangien e taksave përmes kompanive të reja, por me të njëjtët përfitues realë.

Kjo skemë u ndërpre pas ndërhyrjes së SPAK, ndërsa hetimet vijojnë dhe GJKKO ka vendosur masa sigurie ndaj disa prej personazheve të përfshirë, përfshirë edhe Gëzim Hoxhën. Ky i fundit rezulton gjithashtu të jetë vëllai i ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha.

Jona Josifi mohon të ketë futur duart në tender, por KPP e përgënjeshtron

Skyweb.al iu drejtua Komisionerit me një kërkesë për informacion, duke kërkuar të dhëna në lidhje me konstatimet e KPP-së dhe rolin e zonjës Josifi në këtë tender, ku ajo në fakt nuk është pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Në përgjigjen dhënë redaksisë, tashmë në rolin e Sekretares së Përgjithshme të komanduar, zonja Josifi thekson se ajo nuk ka kryer asnjë rivlerësim për këtë procedurë pas datës 9 dhjetor 2026, pa mohuar në fakt ndërhyrjet e mëparshme. Nga ana tjetër, KPP konstaton se ndërhyrja në sistem është kryer në datën 16 dhjetor 2025.

“Në kuadër të transparencës, ju informojmë se znj. Josifi prej datës 09.12.2026 nuk ka kryer asnjë rivlerësim të procedurës dhe nuk ka asnjë rol në këtë procedurë. Për palët në proces ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga korrespondenca e vënë në dispozicion të Komisionit të Prokurimit Publik”, thuhet në përgjigjen që KQZ i ka dërguar Skyweb.al.

Në lidhje me këtë procedurë dhe rolin e zonja Jona Josifi në këtë tender, skyweb.al po verifikon edhe informacione të tjera, sipas të cilave kompania “INTELISOFT” mund të mos jetë realisht nën kontrollin e deklaruar të pronarit në letra, por të përdoret nga persona të lidhur me funksionarë të lartë të KQZ-së, me interesa të drejtpërdrejta në këtë tender.

Në këtë kontekst, skandali ngre pikëpyetje të forta mbi rolin e drejtuesve të institucionit, përfshirë kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, dhe mbi mënyrën se si është administruar një procedurë që tashmë ka kaluar nga një tender teknik në një çështje me potencial të lartë penal dhe nëse ka një dakordësi mes tij dhe Sekretares së Përgjithshme për të paracaktuar fituesit.

Ngjashmëritë me skemën e AKSHI-t janë të qarta: Kompani të njëjta, aktorë të njëjtë dhe një model i përsëritur ndërhyrjeje në procedura për të orientuar fituesin.

Duket se kemi të bëjmë jo thjesht me një rast të izoluar, por me një model të strukturuar të manipulimit të tenderëve publikë që po zhvendoset nga një institucion në tjetrin. /skyweb.al

Etiketat: evolve studiofirstgezim hoxhailirjan celibashiinstantintelisoftjona josifikqzwow digital
Artikulli para

Studimi tronditës: Kimikatet plastike, shkaktare për miliona lindje të parakohshme dhe mijëra vdekje të foshnjave

Artikulli pas

Presidenti Begaj mbështet Kosovën para përballjes me Turqinë: Me zemër në Prishtinë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë
Ekonomi

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë
Ekonomi

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane
Ekonomi

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj mbështet Kosovën para përballjes me Turqinë: Me zemër në Prishtinë

Presidenti Begaj mbështet Kosovën para përballjes me Turqinë: Me zemër në Prishtinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

KE dhuron 40 mijë bileta treni falas për të rinjtë në Evropë
Aktualitet

KE dhuron 40 mijë bileta treni falas për të rinjtë në Evropë

Nga Editor
7 Janar, 2026
0

Komisioni Europian ka ndarë rreth 40 mijë bileta treni për udhëtime falas nëpër Evropë për të rinjtë që mbushën 18...

Lexo të plotë
Plas në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit përplasen te porta

Plas në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit përplasen te porta

22 Qershor, 2026
Konsumi rriti të ardhurat nga TVSH, 65 milionë euro më shumë në janar-korrik

Konsumi rriti të ardhurat nga TVSH, 65 milionë euro më shumë në janar-korrik

6 Shtator, 2025
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës

Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës

19 Tetor, 2025
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

8 Korrik, 2026

Të Fundit

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr