• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 26 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

OPEC bëhet gati të rrisë prodhimin, por a do të ulë kjo çmimet e karburanteve?

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
OPEC bëhet gati të rrisë prodhimin, por a do të ulë kjo çmimet e karburanteve?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Organizata e vendeve eksportuese të naftës dhe aleatët e saj, OPEC+, pritet të vendosin për një tjetër rritje të prodhimit në takimin e së dielës, në një kohë kur tregu global i naftës po përballet me tronditje të forta nga kriza në Lindjen e Mesme.

Pas një vendimi të mëparshëm për të rritur prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë për muajin prill, prodhuesit kryesorë po shqyrtojnë shtimin e mëtejshëm të furnizimit, në përpjekje për të stabilizuar tregun.

Por situata në terren mbetet e ndërlikuar. Lufta SHBA-Izrael me Iranin ka çuar në ndërprerjen më të madhe të furnizimit me naftë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, nga ku kalon mbi 20% e naftës globale, ka detyruar vende si Arabia Saudite, Iraku, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të ulin prodhimin.

Si pasojë, çmimet e naftës bruto janë ngjitur në rreth 120 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në katër vitet e fundit, ndërkohë që edhe prodhimi rus është goditur nga sulmet me dronë.

Në këtë kontekst, burime brenda OPEC+ bëjnë me dije se rritja e prodhimit që mund të miratohet në takimin e së dielës do të ketë më shumë efekt sinjalizues sesa ndikim të menjëhershëm në treg.

Kjo pasi, pa rihapjen e Hormuzit, shtimi real i furnizimit mbetet i kufizuar, ndërsa kapacitetet alternative të eksportit janë pranë limiteve. Arabia Saudite, për shembull, ka rritur eksportet përmes portit Yanbu në Detin e Kuq në rreth 4.6 milionë fuçi në ditë, afër kapacitetit maksimal.

Ndërkohë, vende të tjera si Rusia, Kazakistani, Algjeria dhe Omani nuk preken drejtpërdrejt nga bllokimi, por kanë mundësi të kufizuara për të rritur prodhimin në afat të shkurtër.

Kjo do të thotë se edhe nëse OPEC+ vendos të hapë rubinetin e naftës, ndikimi në çmimet e karburanteve për konsumatorët mund të jetë i kufizuar dhe i vonuar.

Në praktikë, tregu mbetet i varur nga zhvillimet gjeopolitike, dhe sidomos nga rihapja e Ngushticës së Hormuzit, pa të cilën çdo vendim për rritje prodhimi rrezikon të mbetet vetëm në letër. /skyweb.al

Etiketat: nafteopec
Artikulli para

Shkencëtarët zbulojnë shkaktarët e autizmit, çfarë nxorri studimi me 2 mln fëmijë

Artikulli pas

Çfarë prone mund të blesh me 50 mijë euro në Shqipëri dhe ku?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Ekonomi

SPAK-u “tmerron” administratën, suficiti rekord tregon se fondet po “kursehen” nga frika e firmës

26 Maj, 2026
DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate
Ekonomi

DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

26 Maj, 2026
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët
Ekonomi

STRUKTURA/ 350 punonjës, si do të funksionojë pasardhësja e AKSHI-t, Albanian Digital Solution

26 Maj, 2026
Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore
Ekonomi

NDRYSHIMI/ Shteti do të kompensojë në Lekë tepricën e energjisë së prodhuar nga panelet në banesa apo biznese

26 Maj, 2026
Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015
Ekonomi

Emri i koduar Shqipëria/ Si BE përgatiti planin për të nxjerrë Greqinë nga Eurozona në vitin 2015

26 Maj, 2026
Sekuestrohen rreth 1 milion euro cash dhe prona të dyshuara, SPAK dhe Antimafia italiane zbardhin detajet e goditjes së grupit kriminal
Aktualitet

Sekuestrohen rreth 1 milion euro cash dhe prona të dyshuara, SPAK dhe Antimafia italiane zbardhin detajet e goditjes së grupit kriminal

26 Maj, 2026
Artikulli pas
Çfarë prone mund të blesh me 50 mijë euro në Shqipëri dhe ku?

Çfarë prone mund të blesh me 50 mijë euro në Shqipëri dhe ku?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca
Aktualitet

IUTE Credit dhe CREDITAL, zhvatësit që zëvendësuan me shpejtësi MCA-FINAL

Nga SkyWeb
8 Korrik, 2025
0

Skemat mashtruese me mikrokreditë kanë zhvatur mijëra qytetarë të pamundur, kanë shkatërruar familje dhe kanë marrë jetë njerëzish. Por, asgjë...

Lexo të plotë
STATISTIKAT/ Sa shpenzojnë turistët europianë për një natë në Shqipëri

STATISTIKAT/ Sa shpenzojnë turistët europianë për një natë në Shqipëri

7 Korrik, 2025
STUDIMI/ Gjumi i zgjatur në fundjavë mbron zemrën

Alarmi i kuq! Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se Bashkimi Europian

17 Mars, 2026
Trump shtyn afatin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit: Negociatat po ecin mirë

Trump shtyn afatin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit: Negociatat po ecin mirë

27 Mars, 2026
Nga 1 janari 2026 hyjnë në fuqi referencat e reja në rrethe dhe rivlerësimi për shtëpitë

Nga 1 janari 2026 hyjnë në fuqi referencat e reja në rrethe dhe rivlerësimi për shtëpitë

3 Tetor, 2025

Të Fundit

SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat

SPAK-u “tmerron” administratën, suficiti rekord tregon se fondet po “kursehen” nga frika e firmës

26 Maj, 2026
DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

26 Maj, 2026
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

STRUKTURA/ 350 punonjës, si do të funksionojë pasardhësja e AKSHI-t, Albanian Digital Solution

26 Maj, 2026
Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore

NDRYSHIMI/ Shteti do të kompensojë në Lekë tepricën e energjisë së prodhuar nga panelet në banesa apo biznese

26 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr