• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Investimet rrisin vlerën, çfarë pritet të ndodhë me pronat në jug?

Editor Nga Editor
2 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Investimet rrisin vlerën, çfarë pritet të ndodhë me pronat në jug?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Zona të caktuara në Vlorë, Tiranë dhe Himarë mund të përjetojnë rritje të ndjeshme të çmimeve të pronave në vitet e ardhshme. Sipas një studimi të Investropa, Lungomare dhe Uji i Ftohtë në Vlorë, së bashku me Orikumin dhe Radhimën, janë ndër zonat që mund të përfitojnë nga zhvillimi i turizmit dhe përmirësimi i aksesit në bregdetin jugor. Ndërkohë, në kryeqytet, vëmendja zhvendoset te Selita dhe Kinostudio, ku çmimet janë ende më të ulëta krahasuar me zonat qendrore.

Sipas projeksioneve të Investropa, zonat përgjatë bregdetit të Vlorës mund të regjistrojnë rritjen më të lartë të çmimeve, me 10% deri në 15% në vit, në kushtet e pritshmërive për përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe shtimin e kërkesës turistike. Hapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës shihet si një prej faktorëve që mund të ndikojë në këtë ecuri, duke lehtësuar mbërritjen e vizitorëve të huaj dhe duke rritur interesin për investime në prona.

Përtej zonave kryesore të qytetit, potencial për rritje paraqesin edhe Orikumi dhe Radhima, të cilat po fitojnë vëmendje si alternativa përtej zonave më të konsoliduara të Rivierës Shqiptare. Sipas vlerësimeve të Investropa, çmimet në këto zona mund të rriten me 8% deri në 12% në vit, të nxitura nga përhapja e kërkesës nga Vlora drejt destinacioneve përreth. Zgjerimi i interesit për akomodim turistik dhe prona për përdorim sezonal mund të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të tregut lokal.

Një tjetër zonë bregdetare që pritet të tërheqë interes është Himara. Kufizimet e hapësirave të disponueshme për ndërtim dhe kërkesa në rritje për prona në këtë destinacion janë ndër faktorët që, sipas studimit, mund të mbështesin një rritje vjetore të çmimeve prej 7% deri në 11%.Ecuria reale do të varet nga zhvillimet infrastrukturore, kërkesa për blerje, oferta e re e banesave dhe kushtet e përgjithshme të tregut të pasurive të paluajtshme./scan.tv

Etiketat: pronat
Artikulli para

Krijohet “shkencëtari me AI” që mendon, teston dhe analizon eksperimente

Artikulli pas

Rriten çmimet e banesave, këto janë shtetet më të shtrenjta për të blerë një shtëpi në Evropë

Editor

Editor

Nga Kategoria

BQE jep alarmin për flluskën e AI-së: Rrezikohet rënie e fortë e aksioneve, mund të preken edhe kursimet e europianëve!
Ekonomi

BQE jep alarmin për flluskën e AI-së: Rrezikohet rënie e fortë e aksioneve, mund të preken edhe kursimet e europianëve!

16 Nëntor, 2026
Revolut në telashe me drejtësinë italiane! 76.5 milionë euro transaksione të dyshimta, banka dyshohet se u hapi rrugën parave të mafies
Ekonomi

Revolut në telashe me drejtësinë italiane! 76.5 milionë euro transaksione të dyshimta, banka dyshohet se u hapi rrugën parave të mafies

16 Nëntor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Si ulja e pragut të TVSH-së nxjerr nga skema e kompensimit 10% mijëra fermerë në Shqipëri

16 Nëntor, 2026
Nvidia llogarit edhe Kinën në tregun 200 miliardë dollarësh për CPU
Ekonomi

Nvidia në epokën pas Jensen Huang, investitorët presin sinjalet e para për të ardhmen e kompanisë

16 Nëntor, 2026
Zyrihu vendos pagën minimale 23.90 franga në orë
Ekonomi

Zyrihu vendos pagën minimale 23.90 franga në orë

16 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Leku forcohet, qeveria shpall ulje, por ushqimet shtrenjtohen. Ku është problemi?

16 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rriten çmimet e banesave, këto janë shtetet më të shtrenjta për të blerë një shtëpi në Evropë

Rriten çmimet e banesave, këto janë shtetet më të shtrenjta për të blerë një shtëpi në Evropë

Të Përzgjedhura

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi
Aktualitet

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi

Nga Editor
26 Mars, 2026
0

Ndërsa lindjet në Shqipëri po bien vazhdimisht, qeveria në vend që t’i nxisë ato, po pengon me burokraci dhe ato...

Lexo të plotë
“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

2 Tetor, 2025
BE jep alarmin: Kafeja e Devolli Group Prince Caffe me substanca të rrezikshme. Çfarë janë Akrilamidet dhe sëmundjet që shkaktojnë, reagon kompania

Çfarë është substanca kancerogjene Acrylamide që u gjet në Prince Caffe të Devolli Corporation

2 Janar, 2026
Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet

Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet

7 Tetor, 2025
OLAF flet për skandalin e fondeve IPARD në Shqipëri: Si u shpërdoruan 33 milionë euro të taksapaguesve europianë për tarafin e politikanëve

Vjedhja e fondeve, KE thotë se Shqipëria nuk është gati për IPARD III

5 Nëntor, 2025

Të Fundit

Mënyra si konsumoni çajin mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Pse ka rëndësi temperatura?

Mënyra si konsumoni çajin mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Pse ka rëndësi temperatura?

16 Nëntor, 2026
BQE jep alarmin për flluskën e AI-së: Rrezikohet rënie e fortë e aksioneve, mund të preken edhe kursimet e europianëve!

BQE jep alarmin për flluskën e AI-së: Rrezikohet rënie e fortë e aksioneve, mund të preken edhe kursimet e europianëve!

16 Nëntor, 2026
Revolut në telashe me drejtësinë italiane! 76.5 milionë euro transaksione të dyshimta, banka dyshohet se u hapi rrugën parave të mafies

Revolut në telashe me drejtësinë italiane! 76.5 milionë euro transaksione të dyshimta, banka dyshohet se u hapi rrugën parave të mafies

16 Nëntor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Si ulja e pragut të TVSH-së nxjerr nga skema e kompensimit 10% mijëra fermerë në Shqipëri

16 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr