• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kujt ia ka caktuar Vangjel Tavo tenderin për çeljen e sezonit turistik? Një ankimim në KPP zbulon pazaret në Himarë

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
INVESTIGIMI/ Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës: Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
Share on FacebookShare on WhatsApp
Vetëm një ditë pasi Skyweb.al raportoi për nisjen e një vale tenderash në Bashkinë Himarë, me një vlerë totale që shkon në rreth 240 milionë lekë për aktivitete me karakter kryesisht promocional, dokumentet zyrtare dhe një ankimim i depozituar në Komisionin e Prokurimit Publik zbulojnë pazaret për paracaktimi e fituesve përmes kritereve teknike.

Sot në fokus janë dy tenderët për aktivitetet gjatë ceremonisë së çeljes së sezonit turistik, të cilat janë shpallur si dy procedura të ndara, por që lidhen drejtpërdrejt me të njëjtin aktivitet.

Tenderi i parë është ai me objekt “Organizim aktiviteti për çeljen e sezonit turistik 2026”, me një fond limit prej rreth 3.3 milionë lekësh pa TVSH.

Ndërkohë, tenderi i dytë është ai me objekt “Shërbime mbështetëse për aktivitetin e çeljes së sezonit veror 2026”, me një fond limit prej 6.8 milionë lekësh pa TVSH.

Në total, për një event disa ditor, Bashkia Himarë parashikon të shpenzojë mbi 10.2 milionë lekë, ose mbi 100 mijë euro nga taksat e qytetarëve.

Nga analiza që Skyweb.al i ka bërë dokumenteve dhe ankimimit të depozituar në KPP nga një operator ekonomik, rezulton se edhe pse bëhet fjalë për dy tendera formalish të ndryshëm, kriteret teknike janë thuajse identike, ndërsa termat e referencës mbivendosen në mënyrë të plotë.

Kjo situatë ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me paracaktim të fituesve dhe një ndarje artificiale të një procedure të vetme, me qëllim kontrollin e garës.

Tallava, salçiçe pule dhe dronë me drita mqs erdhi vera: Vangjel Tavo hap sezonin e tenderëve të qejfit dhe tarafeve në Himarë, a do të rishfaqen prodhuesit e patateve nga Buçimasi?

Në të dyja procedurat kërkohen të njëjtat pajisje, i njëjti staf dhe të njëjtat kapacitete, ndërkohë që në praktikë ato i shërbejnë të njëjtit event.

Në vend që të kemi një tender të vetëm, kemi dy të tillë, të ndarë në mënyrë të dyshimtë.

Por kjo nuk është e vetmja problematikë.

Dokumentet tregojnë se kriteret teknike janë shpesh të paqarta dhe evazive. Për shumë nga aktivitetet e parashikuara, si koncertet, panairet, garat sportive apo aktivitetet për fëmijë, mungojnë të dhëna bazë si numri i pjesëmarrësve, kohëzgjatja, përmasat apo volumet konkrete të shërbimeve.

Argumentet e ankimimit ne KPP. Burimi: KPP. Aksesuar nga skyweb.al, date 10 prill 2026
Argumentet e ankimimit ne KPP. Burimi: KPP. Aksesuar nga skyweb.al, date 10 prill 2026

Kjo krijon një situatë ku ofertuesit nuk kanë një bazë reale për të përllogaritur ofertat, ndërsa Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nën diktimin e Vangjel Tavos fiton një hapësirë të gjerë interpretimi.

Në ankimim theksohet se mungesa e specifikimeve teknike, e sasive dhe e njësive matëse e bën të pamundur krahasimin objektiv të ofertave dhe cenon drejtpërdrejt parimin e transparencës dhe të trajtimit të barabartë.

Në një rast për shembull, Bashkia Himarë kërkon bandë frymore në aktivitet, por nuk shpjegon për shembull se sa duhet të jetë numri i pjesëtarëve të saj, sa kohë do të performojnë ata dhe çfarë përmbajtjeje do të ketë performanca.

Argumentet e ankimimit ne KPP. Burimi: KPP. Aksesuar nga skyweb.al, date 10 prill 2026
Argumentet e ankimimit ne KPP. Burimi: KPP. Aksesuar nga skyweb.al, date 10 prill 2026

Në të njëjtën kohë, disa kritere duken të shkëputura nga realiteti i kontratës. Në një rast kërkohet një gjenerator me kapacitet të lartë, pa asnjë shpjegim teknik apo përllogaritje të nevojës, ndërsa në raste të tjera kërkohen mjete transporti dhe staf i specializuar pa lidhje të qartë me objektin konkret të prokurimit.

Sipas kompanisë ankimuese, këto kërkesa jo vetëm që nuk janë të justifikuara, por krijojnë barriera artificiale që kufizojnë konkurrencën dhe favorizojnë operatorë të caktuar.

Një tjetër element që forcon dyshimet është precedenti i vitit të kaluar. Në çeljen e sezonit turistik 2025, një person nga Velçani i Pogradecit, me aktivitet kryesor rritjen e patateve, arriti të përfitojë kontratën me një ofertë që shkonte në 99.99% të fondit limit, një tregues klasik i mungesës së garës reale.

Dhe ndërsa sezoni turistik afrohet, mbetet për t’u parë nëse Komisioni i Prokurimit Publik do të ndërhyjë për të rivendosur garën dhe vënë Vangjel Tavon dhe tarafin e tij para përgjegjësisë, apo nëse mbi 100 mijë euro do të përfundojnë sërish tek të njëjtët përfitues, nën petkun e aktiviteteve promocionale. /skyweb.al

Etiketat: himaretenderivangjel tavo
Artikulli para

Evropa regjistron marsin e dytë më të ngrohtë në histori

Artikulli pas

Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi
Ekonomi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Të Përzgjedhura

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

REKORD/ Mbi 6 700 fluturime në Prill, a e dini se TIA përpunon çdo ditë pasagjerë sa popullsia totale e Kukësit?

Nga SkyWeb
30 Maj, 2026
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar muajin më të ngarkuar në historinë e tij, duke kaluar për herë të parë...

Lexo të plotë
Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant

Kriza te Volkswagen, në rrezik edhe 50 mijë vende të tjera pune

25 Gusht, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Shqiptarët po blejnë makina më të reja dhe elektrike, kryesojnë ato nga Koreja e Jugut

20 Janar, 2026
Zbardhet kërkesa e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për Ballukun: Prezulloni menjëherë vendimin e GJKKO

OPINION/ Nga 300 apartamentet te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik

22 Dhjetor, 2025
Hakerat vjedhin të dhënat e mbi 7 milion klientëve të markave luksoze

Hakerat vjedhin të dhënat e mbi 7 milion klientëve të markave luksoze

20 Janar, 2026

Të Fundit

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr