• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DËSHMIA/ “Igli Tafa, njeri i Ermal Beqirit”, si Daniel Shima “fundosi” Mirlinda Karçanajn, roli i Andis Papës, Gëzim Hoxhës dhe Alban Kokalarit

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Zgjerohet skandali AKSHI, dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon dimensionet e frikshme të grupit kriminal
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në orët e fundit të mbarimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme SPAK, në ambientet e kësaj prokurorie është parë të hyjë një nga personazhet më të përfolur të dosjes së AKSHI-t, Daniel Shima., i thirrur nga prokurori i çështjes, Bledar Maksuti

Shima, i cili në muajin gusht 2025 u bë i njohur për publikun pas kallëzimit për rrëmbimin e tij, rezulton të ketë qenë për një periudhë kohore zv/drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ndërsa firma e tij figuron në dhjetëra dokumente tenderash që janë sekuestruar nga SPAK.

Si e “firmosi” Daniel Shima shkarkimin e Mirlinda Karçanajt

Në rrëfimin e tij, Shima ka dhënë detaje që implikojnë drejtpërdrejt ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe biznesmenin Ermal Beqiri, duke përshkruar një skemë të orientimit dhe paracaktimit të tenderave.

“…interesi i shoqërive që futen në këto procedura prokurimi të diktuara dhe të orientuara nga biznesmeni, Ermal Beqiri, është përfitimi i një përqindje të caktuar të vlerës së tenderit, duke patur parasysh që puna në të vërtetë do të kryhet nga vetë kompania në pronësi të tij, ‘Soft & Solution’…”

Sipas Shimës, një pjesë e mirë e procedurave të prokurimit në AKSHI janë “pilotuar” nga Beqiri përmes një rrjeti kompanish, ku disa subjekte futeshin në garë vetëm për të krijuar një proces formal dhe për të simuluar konkurrencën.

Ai ka përmendur konkretisht edhe rolin e kompanive të tjera në këto skema, duke ngritur dyshime se subjekte si “ICOM”, e lidhur me biznesmenin Alban Kokalari, janë futur në garë në mënyrë fiktive vetëm për të rritur numrin e pjesëmarrësve, ndërsa përfituesi real ishte i paracaktuar.

Po ashtu, Shima ka hedhur dyshime edhe mbi procedurën “AKCESK” të vitit 2024, duke deklaruar se përfituesi i vërtetë sipas tij ishte biznesmeni Beqiri dhe jo subjekti “First”, që administrohet nga Gëzim Hoxha.

Në dëshminë e tij, ish-zv/drejtori i AKSHI-t ka treguar se gjatë kohës që ushtronte detyrën, punësimet në këtë institucion janë kryer me emra të vendosur paraprakisht. Ai ka deklaruar se Beqiri i kishte propozuar Karçanajt punësimin e personave të njohur të tij, duke përmendur konkretisht Suela Ajo dhe Meri Manaj.

Sipas tij, edhe pse procedurat janë ndjekur formalisht, emrat kanë qenë të paracaktuar, me qëllim që këta persona të favorizonin interesat e kompanive të lidhura me Beqirin në procedurat e prokurimit.

Një tjetër element që del nga dëshmia është komunikimi i drejtpërdrejtë mes drejtuesve të AKSHI-t dhe biznesmenit. Shima ka treguar se Beqiri e takonte shpesh Karçanajn në zyrat e institucionit dhe se në disa raste i kishte bërë me dije paraprakisht se do të shpallej fitues në procedura të caktuara.

Sipas gazetarit Elton Qyno, ai ka përmendur konkretisht procedurën “Përmirësimi i sistemit E-Aktet”, ku sipas tij, Karçanaj kishte koordinuar me Beqirin që ai të shpallej fitues, ndërsa kompania “Fastech” e biznesmenit Andis Papa ishte futur në garë me ofertë më të lartë vetëm për të simuluar konkurrencën.

Në një tjetër rast, Shima ka deklaruar se edhe në procedurën për “Përmirësimin e sistemit të ASHK”, fituesi ishte paracaktuar dhe kontrata u përfitua nga Beqiri përmes kompanisë “Fastech”.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe procedura të tjera si “Mirëmbajtja e depove farmaceutike” dhe “Implementimi i infrastrukturës së desktopëve virtualë për Autoritetin e Aviacionit Civil”, duke ngritur dyshime se kriteret janë vendosur për të skualifikuar ose favorizuar operatorë të caktuar.

Në këtë panoramë, Shima ka treguar se sipas eksperiencës së tij në AKSHI, kriteret teknike shpesh vendoseshin në mënyrë të tillë që të përjashtonin konkurentët e padëshiruar dhe të hapnin rrugën për subjektet e paracaktuara.

Ndërkohë, ai ka dëshmuar se gjatë një takimi me Karçanajn, kjo e fundit i kishte bërë me dije se Igli Tafa, në atë kohë drejtues i Autoritetit Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, ishte person i afërt me Beqirin, ndërsa edhe Edlira Gjolleshi rezultonte si lidhje e tij.

Referuar kësaj dëshmie, kujtohet se në muajin shkurt 2026, Igli Tafa u emërua nga kryeministri Edi Rama në krye të AKSHI-t, pas dorëheqjes së Karçanajt.

Në këtë kontekst, dëshmia e Daniel Shimës shihet si një nga elementët më të fortë të hetimit të SPAK për mënyrën e funksionimit të tenderave në AKSHI, duke implikuar një rrjet të gjerë lidhjesh mes zyrtarëve dhe biznesit.

Mbetet për t’u parë nëse këto deklarime do të çojnë në përgjegjësi konkrete penale për personat e përmendur, apo nëse kjo dosje do të mbetet në nivelin e dëshmive dhe dyshimeve mbi një nga çështjet më të ndjeshme të prokurimeve publike në sektorin e teknologjisë. /skyweb.al

Etiketat: altin dumanibledar maksutidaniel shimaergys agasiermal beqirimeri manajsuela ago
Artikulli para

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Artikulli pas

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik rreth Hënës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Apple prezanton modelet e reja  të Mac mini dhe Mac Studio, me fokus te inteligjenca artificiale
Aktualitet

Apple prezanton modelet e reja të Mac mini dhe Mac Studio, me fokus te inteligjenca artificiale

25 Gusht, 2026
Denonco kartelin dhe shpëto nga gjoba, Autoriteti i Konkurrencës miraton programin e “pendesës”
Ekonomi

Denonco kartelin dhe shpëto nga gjoba, Autoriteti i Konkurrencës miraton programin e “pendesës”

25 Gusht, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Në shtator nis nxjerrja e vendimeve për pronat, ATP bën njoftimin e rendësishëm

25 Gusht, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Aktualitet

Hapen më 27 Gusht aplikimet për kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, kush përfiton

25 Gusht, 2026
Mushkonjat kanë të preferuarit e tyre dhe çdo specie ka të vetin
Aktualitet

“Ethet e Nilit” në Korçë, a duhet të kemi frikë?

25 Gusht, 2026
Europa Perëndimore “digjet” nga zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen
Aktualitet

Europa Perëndimore “digjet” nga zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

25 Gusht, 2026
Artikulli pas
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik rreth Hënës

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik rreth Hënës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Janari ka ndryshime, kush janë 10 më të pasurit e Globit në këtë fillim 2026
Ekonomi

Janari ka ndryshime, kush janë 10 më të pasurit e Globit në këtë fillim 2026

Nga SkyWeb
2 Mars, 2026
0

Pas një rritjeje të fortë në tregjet financiare, pasuria e Elon Musk ka kaluar për herë të parë pragun e...

Lexo të plotë
“DORËZIMI”/ Danimarka drejt energjisë me centrale bërthamore, shkaqet që çuan në ndryshimin e “doktrinës”

“DORËZIMI”/ Danimarka drejt energjisë me centrale bërthamore, shkaqet që çuan në ndryshimin e “doktrinës”

20 Dhjetor, 2025
Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!

Mbi 52 mijë skedarë dhe të dhëna për deputetët, investigimi zbulon dobësi në sistemet e Kuvendit

19 Gusht, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

28 Prill, 2026
AI dhe Etika: Si të dallojmë të vërtetën në epokën digjitale

AI dhe Etika: Si të dallojmë të vërtetën në epokën digjitale

9 Shkurt, 2026

Të Fundit

Apple prezanton modelet e reja  të Mac mini dhe Mac Studio, me fokus te inteligjenca artificiale

Apple prezanton modelet e reja të Mac mini dhe Mac Studio, me fokus te inteligjenca artificiale

25 Gusht, 2026
Tirana listohet si qyteti më ekonomik në Europë për pushime në shtator

Tirana listohet si qyteti më ekonomik në Europë për pushime në shtator

25 Gusht, 2026
Anijet tregtare nën kontroll për ndotjen, gjoba deri në 4 milionë lekë dhe ndalim në porte

Anijet tregtare nën kontroll për ndotjen, gjoba deri në 4 milionë lekë dhe ndalim në porte

25 Gusht, 2026
Nëse nuk merren rregullisht ilaçet për diabetin e tipit 2 rritet rreziku për infarkt dhe goditje në tru

Nëse nuk merren rregullisht ilaçet për diabetin e tipit 2 rritet rreziku për infarkt dhe goditje në tru

25 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr