• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Zjarri te pallati pranë QSUT/ “Mos bini pre e keqinformimit”, Shoqata e Siguruesve: Dëmshpërblimi për banorët e prekur sipas kontratës së sigurimit

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
Zjarri te pallati pranë QSUT/ “Mos bini pre e keqinformimit”, Shoqata e Siguruesve: Dëmshpërblimi për banorët e prekur sipas kontratës së sigurimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Zjarri i ndodhur në zonën e “Farmacia 10” në Tiranë ka rikthyer në vëmendje rreziqet reale që kërcënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve, ndërsa institucionet e tregut të sigurimeve kërkojnë më shumë ndërgjegjësim dhe informim të saktë.

Në një deklaratë zyrtare, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë e cilëson këtë ngjarje si një alarm serioz, duke theksuar se raste të tilla nuk janë të rralla dhe kërkojnë masa konkrete për mbrojtje financiare.

Sipas saj, sigurimi i pronës mbetet një nga instrumentet më të rëndësishëm për të përballuar pasojat ekonomike të situatave të tilla, si për familjet ashtu edhe për bizneset.

Reagimi vjen edhe në një moment kur, sipas Shoqatës, në hapësirën publike po qarkullojnë interpretime të pasakta nga persona të cilësuar si “ekspertë”, të cilat krijojnë perceptimin se sigurimi nuk funksionon ose se dëmshpërblimi është i pamundur në rast zjarri.

Shoqata i konsideron këto qëndrime si të gabuara dhe të papërgjegjshme, duke paralajmëruar se ato rrezikojnë të dezinformojnë qytetarët dhe të dëmtojnë drejtpërdrejt interesin e tyre.

Për sqarim, ajo thekson se në kushtet standarde të sigurimit nga zjarri, mbulimi lidhet me pasojën e ngjarjes dhe jo me klasifikimin teknik të shkakut. Kjo do të thotë se edhe në rastet kur zjarri shkaktohet nga defekte elektrike apo burime të tjera aksidentale, dëmet dëmshpërblehen sipas kontratës së sigurimit.

Çdo kërkesë për dëmshpërblim, sipas deklaratës, trajtohet mbi bazën e fakteve dhe të drejtave kontraktuale, duke garantuar një proces të drejtë dhe transparent.

Megjithatë, Shoqata thekson se sigurimi nuk zëvendëson detyrimin për respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë, por funksionon si një shtresë shtesë mbrojtjeje financiare në momentet kur rreziku materializohet.

Në kushtet e zhvillimit të shpejtë urban dhe rritjes së rreziqeve, ajo bën thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe informim profesional të publikut, duke kërkuar që qytetarët të mos bien pre e keqinformimit dhe të mbështeten në burime të besueshme.

“Sigurimi nuk e ndalon ngjarjen, por garanton që pasojat e saj të mos jenë shkatërruese për familjet dhe ekonominë e tyre”, thuhet në deklaratë./skyweb.al

Artikulli para

Arsimi i të rriturve në Shqipëri: Vetëm 1.6% pjesëmarrje, larg objektivit prej 47% të BE-së

Artikulli pas

Fundi i epokës digjitale në shkolla? Suedia rikthehet te librat

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë
Ekonomi

Familjet mbështeten te pensionet, afro 4 në 10 shqiptarë në rrezik varfërie ose përjashtimi social

15 Tetor, 2026
Ligji i ri ua kalon bashkive barrën e shërbimeve sociale, por qeveria nuk tregon sa do të kushtojë
Ekonomi

Thellohet pabarazia mes shqiptarëve, edhe pse të ardhurat rriten me 10.5%

15 Tetor, 2026
Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj
Ekonomi

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Fundi i epokës digjitale në shkolla? Suedia rikthehet te librat

Fundi i epokës digjitale në shkolla? Suedia rikthehet te librat

Të Përzgjedhura

Nafta mbi 100 dollarë, por pa panik: Si po e mbajnë SHBA dhe Kina tregun pas bllokimit të Hormuzit
Ekonomi

Nafta mbi 100 dollarë, por pa panik: Si po e mbajnë SHBA dhe Kina tregun pas bllokimit të Hormuzit

Nga SkyWeb
21 Maj, 2026
0

Bllokimi praktik i Ngushticës së Hormuzit ka goditur rëndë tregun botëror të naftës, por çmimet nuk kanë dalë jashtë kontrollit...

Lexo të plotë
Investimet shqiptare jashtë vendit, në rënie për 6-mujorin e parë

Investimet shqiptare jashtë vendit, në rënie për 6-mujorin e parë

28 Shtator, 2026
“Je në hetim”, Policia e Shtetit njoftim për qytetarët: Mesazhet që iu vinë janë mashtrim, nuk jemi ne

“Je në hetim”, Policia e Shtetit njoftim për qytetarët: Mesazhet që iu vinë janë mashtrim, nuk jemi ne

29 Tetor, 2025
Rruga e Thethit hapet për qarkullim, por ka rrezik nga ortekët

Rruga e Thethit hapet për qarkullim, por ka rrezik nga ortekët

14 Janar, 2026
Shqipëria, “toka e premtuar” për egjiptianët!

Shqipëria, “toka e premtuar” për egjiptianët!

23 Mars, 2026

Të Fundit

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Ryanair mbyll bazën në Berlin, reduktohen fluturimet nga tetori

“Ryanair” dhe “easyJet” anulojnë mijëra fluturime

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr