• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

FOTO LAJM/ Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Prill, 2026
në OP-ED
A A
FOTO LAJM/ Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Erblin Bregu

Mes udhëtimeve ndërkombëtare të Edi Rama dhe protestës së Sali Berisha, diku aty u shfaq edhe fotoja e “lideres” së Liqenit të Thatë me një grup socialistësh 24 karat, që dukeshin të mërzitur e si të marrë me zor.

Një postim që mundohej të mbulonte diellin me shoshë, në fakt.

Pa hapur mirë sytë, pasi dje me të vetën tundi rrënjët e partisë, Elisa Spiropali sot postoi një foto me plot 8 veta, duke dhënë me pompozitet lajmin e madh se ajo po punon kudo dhe me të gjithë socialistët.

E vërteta qëndron ndryshe. As më pak e as më shumë, Elisa drejton punën e katër a pesë organizatave bazë, diku tek Liqeni i Thatë, një lagje e vogël e Tiranës, dhe postimi i sotëm ishte prodhim “artistik” i një mendjeje të munduar, që nuk po gjen qetësi me veten, sepse nga ç’duket të tjerët në Partinë Socialiste as nuk e kanë më në refene se çfarë bën ajo.

Elisa Spiropali, e dërrmuar pas ikjes nga qeveria dhe nga ëndrra në sirtar për të zëvendësuar Ramën, gjë të cilën e ka ndarë me shumë të huaj, që akoma nuk u ka dalë habia nga deliri i saj, ka ndërmarrë një inkursion imagjinar në radhët e socialistëve.

Ca e ndikuar nga ndonjë këshilltar apo media e përbetuar kundër Ramës, e ca nga karakteri që kurrë nuk e la të kuptonte dimensionin e saj të vërtetë, ka filluar të pretendojë se ka mbështetje tek socialistët dhe më gjerë.

Mjafton të kujtojmë fiaskot e Spiropalit në Ersekë, Pukë, Fushë-Arrëz e Kavajë, për të kuptuar vlerën e saj politike dhe elektorale.

Ndaj i duhen postimet me 8 veta dhe mbështetja mediatike e të mërziturve nga pushteti, pasi nuk mund të fshihesh gjatë pas rezultateve të Rakip Sulit e Benet Becit.

Për fatkeqësinë e Elisës, Doktorit apo ndonjë tjetër pretendenti për pushtet, socialistët kanë një zakon të keq: nuk e shesin partinë e Edi Rama as në ditët më të zeza.

Nuk e kanë shitur për Kastriot Islamin e Ben Blushin, që ishin pjella të partisë e politikanë me emër, jo më për “mishra të huaj importi” si Elisa Spiropali.

Megjithatë, duhet pranuar se, krahasimisht me vlerën e saj reale politike, ka bërë një marketim të mirë, duke bërë madje një pjesë të besojnë se ka nisur një lëvizje politike mes socialistëve, ndërkohë që kjo mbështetje nuk ekziston.

Deri në postimin e radhës të Elisës, duhet të merremi me ngushticën e Hormuzit, se na griu çmimi i naftës.

Artikulli para

Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

Artikulli pas

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen
OP-ED

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
Aktualitet

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
OP-ED

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
Aktualitet

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!
Kryesore

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Të Përzgjedhura

Mjegulla e dendur pushton Rrugën e Kombit, apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit
Aktualitet

Mjegulla e dendur pushton Rrugën e Kombit, apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit

Nga SkyWeb
25 Dhjetor, 2025
0

Mjegulla e dendur ka pushtuar prej disa ditësh Rrugën e Kombit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke kërkuar kujdes të shtuar...

Lexo të plotë
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

Shqiptarët me treguesit më të lartë në rajon për pasigurinë financiare dhe shqetësimet për pensionet

8 Dhjetor, 2025
Stadiumit të Vlorës i ngulin dhe 6 kulla, njëra 40 kate

Stadiumit të Vlorës i ngulin dhe 6 kulla, njëra 40 kate

19 Gusht, 2025
Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

16 Dhjetor, 2025
VENDIMI/ Gerond Meçes i del për mbarë pengmarrja, gati të marrë dhe tenderin 3 mln euro të Burgjeve

KPP zhbllokon tenderin për sistemin FER të Policisë, ishte ankimuar nga Gerond Meçe

25 Prill, 2026

Të Fundit

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit

Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit

18 Tetor, 2026
Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
Kompania e njohur e modës do të shpërblejë drejtuesit bazuar te përdorimi i inteligjencës artificiale

Kompania e njohur e modës do të shpërblejë drejtuesit bazuar te përdorimi i inteligjencës artificiale

18 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr