• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqiptarët me treguesit më të lartë në rajon për pasigurinë financiare dhe shqetësimet për pensionet

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqiptarët rezultojnë populli më i kënaqur me ekonominë në Ballkanin Perëndimor, por në të njëjtën kohë mbeten ndër më të pasigurtit financiarisht dhe më të pakënaqurit me nivelin e pensioneve. Të dhënat vijnë nga raporti i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), që mat perceptimet ekonomike të qytetarëve në rajon gjatë vitit 2025.

Sipas raportit, 31 për qind e shqiptarëve deklarojnë se janë shumë të kënaqur me gjendjen ekonomike, niveli më i lartë në rajon, i ndjekur nga Kosova me 29 për qind. Serbia dhe Bosnja raportojnë kënaqësinë më të ulët. Në raport me vitin 2022, pakënaqësia ka rënë ndjeshëm, nga 58 për qind në 44.7 për qind.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se krahas kësaj kënaqësie të deklaruar, presioni mbi familjet shqiptare mbetet i lartë. Në mbarë Ballkanin Perëndimor, shqetësimi kryesor lidhet me koston e jetesës, inflacionin dhe pagat. Por në Shqipëri, problemi më i madh i raportuar janë pensionet, një sinjal i qartë i pasigurisë që përjetojnë të moshuarit dhe familjet me të ardhura të ulëta.

Raporti evidenton se vendi regjistron nivelin më të lartë të pasigurisë financiare në rajon: 54.5 për qind e shqiptarëve thonë se nuk mund të mbulojnë një shpenzim të papritur prej rreth 1000 eurosh pa marrë borxh ose pa kërkuar ndihmë. Ky tregues shënon rritje nga një vit më parë, duke kaluar nga 53.3 për qind në vitin 2024. Edhe në Maqedoninë e Veriut gjysma e popullsisë përballet me të njëjtin problem.

Të dhënat zbulojnë gjithashtu se 40.5 për qind e shqiptarëve nuk mund të shpenzojnë para për veten çdo javë, niveli më i lartë në rajon. Po ashtu, Shqipëria ka edhe numrin më të madh të personave që thonë se nuk kanë mundësi të dalin çdo muaj me miq ose familjarë, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me presionin mbi buxhetet familjare.

Rezultatet nënvizojnë kontrastin e fortë mes perceptimit të përgjithshëm pozitiv për ekonominë dhe vështirësive reale të përditshme, veçanërisht për kategoritë vulnerabël dhe pensionistët, tek të cilët pasiguria financiare vijon të mbetet e lartë. /skyweb.al 

Etiketat: pensionetpensioniste
Artikulli para

AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro

Artikulli pas

Si e cilësojnë stjuardesat sjelljen e shumë shqiptarëve menjëherë pasi avioni prek tokën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Si e cilësojnë stjuardesat sjelljen e shumë shqiptarëve menjëherë pasi avioni prek tokën

Si e cilësojnë stjuardesat sjelljen e shumë shqiptarëve menjëherë pasi avioni prek tokën

Të Përzgjedhura

El Niño mbërrin zyrtarisht, ekspertët paralajmërojnë verë me temperatura ekstreme
Aktualitet

El Niño mbërrin zyrtarisht, ekspertët paralajmërojnë verë me temperatura ekstreme

Nga Editor
12 Qershor, 2026
0

Fenomeni klimatik El Niño është konfirmuar zyrtarisht dhe sipas ekspertëve mund të ndikojë ndjeshëm në kushtet atmosferike gjatë muajve të...

Lexo të plotë
KLSH: Shkollat nuk janë të sigurta, oficerët e sigurisë 3 vite pa bërë kontrolle fizike tek nxënësit për armë e sende të rrezikshme

KLSH: Shkollat nuk janë të sigurta, oficerët e sigurisë 3 vite pa bërë kontrolle fizike tek nxënësit për armë e sende të rrezikshme

9 Dhjetor, 2025
Sigurimi i makinave: Sistemi ‘bonus-malus’, shumë ndëshkim, pak shpërblim

Sigurimi i makinave: Sistemi ‘bonus-malus’, shumë ndëshkim, pak shpërblim

4 Prill, 2025
Një në tre evropianë përdorin Tik Tok

Trondit Komisioni Europian: Varësia e shkaktuar nga algoritmi i Tik Tok sjell probleme mendore, platforma shkeli Aktin për Shërbimet Digjitale

6 Shkurt, 2026
Kolaps në transportin publik të Prishtinës, pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të autobusëve

Kolaps në transportin publik të Prishtinës, pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të autobusëve

24 Nëntor, 2025

Të Fundit

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr